Policia e Malit të Zi ka dhënë detaje për masakrën që tronditi ditën e premte vendin fqinj, ku një burrë vrau 10 persona, përfshirë dy fëmijë, përpara se të vritej nga një kalimtar. Drejtori i Policisë malazeze, Zoran Brdjanin tha se agresori Vuçko Boriloviç, përdori një çifte gjahu për të vrarë fillimisht dy fëmijë të moshës 8 dhe 11 vjeç, së bashku me nënën e tyre, të cilët jetonin me qira në shtëpinë e tij, në lagjen Medovina të Cetinjës. Më pas, sipas Brdjanin, ai doli në rrugë dhe qëlloi 13 persona të tjerë, duke vrarë 7 prej tyre. Njëri…
Author: tirana
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas tragjedië në Cetinje, ku 10 persona mbetën të vrarë dhe u plagosën katër të tjerë. “Ngjarja e sotme në Cetinje është një tragjedi që Mali i Zi nuk e ka parë më parë”, tha Abazoviç. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës”, tha Abazovic në Telegram. Tridhjetë e katër vjeçari me iniciale V.B. vrau sot disa persona në Cetinje, më pas është vrarë. Mediat fqinje raportojnë se…
Ka ndërruar jetë aktorja amerikane Anne Heche, një javë pasi u plagos rëndë në një aksident automobilistik. Lajmi u konfirmua nga familjarët e saj, pasi paraprakisht kishte njoftuar se do të hiqej nga aparati jetësor. Nëna e dy djemve ishte 53 vjeç.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka njoftuar në Twitter se ka folur sot me Papa Françeskun. “E informova për agresionin që Federata Ruse po kryen kundër Ukrainës, për krimet e tmerrshme të Rusisë. Ne i jemi mirënjohës Papës për lutjet e tij për Ukrainën. Populli ynë ka nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë të botës, të cilët duhet t’i përcjellin botës të vërtetën për tmerret që agresori po kryen në Ukrainë”, shkroi ai në Twitter.
Pothuajse 60 për qind e gazetarëve afganë kanë humbur punën ose kanë ikur nga vendi që nga ardhja në pushtet e talibanëve një vit më parë, sipas një raporti të publikuar të premten nga organizata Reporterët pa Kufij. OJQ-ja me bazë në Francë tha se 219 nga 547 organizatat mediatike të vendit kishin ndërprerë funksionimin që kur talibanët morën pushtetin më 15 gusht 2021. Gratë gazetare janë prekur më së shumti, me 76 për qind prej tyre që kanë humbur punën. “Gazetaria është shkatërruar gjatë vitit të kaluar në Afganistan,” tha në një deklaratë sekretari i përgjithshëm i RPK, Christophe…
Janë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur me armë zjarri në bark punonjësi i IMT në Tiranë pas ekzekutimit të një vendimi. Shtetasi Qani Muça, ka drejtuar armën drejt punonjësit Ilirjan Gavelli pasi u shemb banesa e tij. Mësohet se autori Qani Muça ka qenë i dehur në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe ka qëlluar vetëm një herë. Muça është neutralizuar menjëherë pas të shtënave dhe është shoqëruar në ambientet e komisariatit ku pritet të merret në pyetje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Zbulohen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen që ndodhi pak çaste më parë në kryeqytet, ku një 52-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një punonjës të IMT-së së Tiranës. Ngjarja ndodhi në rrugën Todi Shkurti. Mësohet se Qani Muça plagosi me armë zjarri në bark Ilirjan Gavelli. Ndërkohë vëllai i autorit të ngjarjes, tregoi detaje nga ngjarja. Ai tha se kur punonjësit e IMT-së ishin paraqitur në banesë, aty ndodhej vetëm vajza e mitur e familjes, ndërsa çifti i bashkëshorteve ishte në punë. Sipas tij, vajza ishte terrorizuar nga prania e një numri të madh të policëve në banesë,…
Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në kryeqytet, ku një punonjës i IMT-së u plagos. NJOFTIMIPlagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar. Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit. Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili…
Nga Fatos Çoçoli/ Nga 27 korriku 2022, Rusia ka ulur në mënyrë drastike, me katër të pestat, furnizimin e vendeve të Bashkimit Evropian me gaz natyror, përmes gazsjellësit Nord Stream 1, kanalit kryesor që ky vend i shet energji Evropës. Përpara shpërthimit të luftës në Ukrainë nga agresioni rus, Evropa Perëndimore siguronte 40 përqind të nevojave të saj për energji nga gazi dhe nafta ruse. Tani gazi rus vjen në një të pestën e sasisë së tij, ndërsa furnizimi me naftë nga Rusia është ndërprerë për shumë shtete anëtare të BE-së, ose pakësuar ndjeshëm. Mund të kuptohet qartë uria për…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Një shtetas ka plagosur me armë zjarri në bark, një punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, rreth 50 vjeç që sapo kishte përfunduar zbatimin e një vendimi. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”. Punonjësi i IMT është dërguar në spital dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve. Autori i ngjarjes është vënë në pranga.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1803 testime, 695 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 319 të shëruar në 24 orët e fundit Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë…
Dy aksidente rrugore kanë ndodhur në Qafë-Thanë brenda pak minutave ditën e sotme. Shkak i dy përplasjeve ka qenë lagështia në rrugë, dhe fatmirësisht dëmet kanë qenë vetëm materiale. Një tjetër aksident ka ndodhur në Prrenjas, ku furgoni është përplasur me një mjet tip “Fiat”. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërsa njëri prej tyre ka mbetrur në makinë, në pritje të një ndërhyrjeje të specializuar për t’u nxjerrë nga aty.