Ish-Presidenti Donald Trump bëri thirrje të enjten vonë për bërjen “menjëherë” publike të urdhrit federal që përdori FBI-ja për të kontrolluar rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, disa orë pasi Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland i kërkoi një gjykate ta publikonte urdhrin, duke përmendur si argument “interesin e konsiderueshëm publik për këtë çështje.” Zoti Trump shkruajti në platformën e tij “Truth Social”, se jo vetëm që nuk e kundërshtonte publikimin e dokumenteve, por po shkonte një hap më tej “duke inkurajuar lëshimin e menjëhershëm të tyre.”. Ai vazhdoi të kritikonte ashpër kontrollin nga FBI-ja të Mar-a-Lagos si “joamerikan, të pajustifikuar…
Author: tirana
Sapo kaloi përpjekjen për përjashtimin nga Partia Socialdemokrate, ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder kalon në ofensivë dhe padit një organ kushtetues. Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder padit Bundestagun për rikthimin e privilegjeve të tij si ish-kancelar. 78 vjeçari kërkon që t’i rivihet në dispozicion zyra e ish-kancelarit bashkë me punonjësit, ka bërë të ditur, avokati i tij, Michael Nagel për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. Padia është dorëzuar në Gjykatën Administrative të Berlinit, tha Nagel. Në një deklaratë të studios ligjore të kancelarit, thuhet, se vendimi i komisionit buxhetor të Bundestagut për heqjen e mjeteve që iu vihen në dispozicion ish-kancelarëve, si…
Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa prej disa kohësh përflitet për një lidhje me këngëtaren e njohur Evi Reçi. Ata nuk kanë reaguar asnjëherë publikisht por veprimet në rrjete sociale “flasin” për një raport më shumë se sa miqësi mes tyre. Së fundmi, ata kanë shtuar dyshimet dhe më shumë. Evi ka publikuar së fundmi në Instagram disa foto ku shihet e veshur me bikini, teksa pozon në një fushë tenisi. Mirëpo, vëmendjen e ka marrë komenti që ka bërë Kledi. “Shumëëë mirëëë”, ka shkruar ish banori i shtëpisë së famshme shoqëruar me disa emoji flakësh.
Konsumatorët amerikanë mund të marrin frymë më lirshëm pasi çmimet e benzinës kanë filluan të bien, teksa më herët ishin shënuar nivele rekorde. Por, çmimet në pompat e benzinës ende janë të larta dhe rënia dymujore e çmimeve mund të jetë drejt fundit. Çmimi mesatar në nivel vendi për një gallon benzinë (3.78 litra) ra në 3.99 dollarë të enjten, tha Shoqata Amerikane e Automobilizmit. Kjo shifër paraqet një rënie prej 20 për qind krahasuar me muajin qershor, dhe për herë të parë që nga marsi, çmimi mesatar i benzinës ka rënë nën 4 dollarë. Çmimet e benzinës zakonisht rriten…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 17 gusht do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel. Siç njoftoi sot shërbimi për shtyp i NATO-s, pas bisedimeve të ndara, janë paralajmëruar konferenca për shtyp për Stoltenberg dhe Vuçiç në ora 15:30 dhe Stoltenberg dhe Kurti në orën 17:00. Vuçiç dhe Kurti takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s një ditë para raundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), i cili ishte paralajmëruar për 18 gusht. Presidenti serb tha dje se do të bisedojë me Stoltenberg më 17…
Është caktuar masa ‘arrest me burg’ për Anita Sylën, e cila qëlloi me armë zjarri dhe plagosi Vali Corleonen në banesën ku bashkëjetonin. Vendimi u dha sot nga Gjykata e Gjilanit, ku u caktua paraburgim prej 30 ditësh. Në njoftim thuhet se 22-vjeçarja tentoi ta vrasë teksa çifti po qëndronin në dhomën e ndenjës. Ngjarja ndodhi në prani të personave të tjerë, ndërkohë që e reja e plagosi Corleonen në këmbën e djathtë. “Ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura në ambient familjar, në prezencë edhe personave të tjerë ka tentuar të privoj nga jeta tani të dëmtuarin P. C.,…
Një total prej 361 zjarrfikësish nga e gjithë Evropa u stacionuan dje në Francë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, të cilësuara si më të këqijat e verës në vend për gati gjysmë shekulli. Mes temperaturave deri në 41 gradë Celsius, shërbimet e zjarrfikëses franceze u përballën me 8 vatra zjarri, ku e fundit ishte në rajonin e lagësht të Brittany. Vatra më agresive e zjarrit konsiderohet afër Bordosë në jugperëndim, në të njëjtat pyje me pisha që u dogjën një muaj më parë. Rreth 7,400 hektarë janë shkatërruar që nga e marta, ndërkohë 23,000 hektarë u shkrumbuan në korrik.…
Noizy pritet të mbajë me 14 Gusht një koncert që titullohet “Alpha Show”.Sipas reperit, ky koncert do të jetë koncerti më i madh i organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Megjithatë, ndërsa reperi po përgatitet për këtë ditë, Capital T duket sikur ka përcjellë një thumb ndaj tij. Reperi nga Kosova ka publikuar një video nga koncerti i tij, i realizuar tre vite më parë në Tiranë, ku mblodhi mbi 10 mijë njerëz. Autori i shumë hiteve shprehet se skena e koncertit të tij ka qenë një ndër më të mëdhatë që është ndërtuar në Ballkan. ”Pothuajse 3 vjet që nga TIME…
Shërbimet publike online rikthehen në normalitet të plotë në e-Albania. Ky informacion është bërë me dije nga AKSHI. NJOFTIMI Pas thuajse 4 javësh kundërveprimi intensive, ndaj agresionit kibernetik, shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme. Aktualisht, 1224 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë. Tashmë platforma e-Albania aksesohet dhe nga jashtë territorit të Republikës Shqipërisë dhe mund të aplikohet për 36 shërbimet konsullore. Janë në funksion të plotë shërbimet e:– Vërtetimit të pagesës së aftësisë së kufizuar;– Kryerja e…
Karim Benzema, Thibaut Courtois dhe Kevin De Bruyne janë tre kandidatët final të përzgjedhur nga UEFA për trofeun e futbollistit më të mirë të vitit. Fituesi do të shpallet së bashku me trajnerin e vitit, ku në garë janë Carlo Ancelotti, Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp, tre nga trajnerët më të mirë në botë. Ndarja e trofeve do të bëhet në Stamboll më 25 gusht, ditë në të cilën do të hidhet shorti për fazën e grupeve në Champions League. Pavarësisht emra të mëdhenj, këtë herë ka pak dyshime në lidhje me fituesit. Karim Benzema shihet si favorit absolut pas…
Kryeministri Rama vijon me publikimin e shifrave të vizitorëve nga vendet e huaja në Shqipëri. Pas të dhënave të turistëve nga Holanda, Rama ka publikuar sot të dhënat mbi spanjollët që vizituan vendin. Sipas tij, 18 820 spanjollë vizituan Shqipërinë nga 1 janari deri në fund të korrikut të këtij viti. “18 820 turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, përkundër4 228 vizitorëve të së njëjtës periudhë vitin që shkoi. Edhe mediat e një gjigandi të turizmit si Spanja i japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë, ku kulinaria jonë përshkruhet si një…
Mund të tingëllojë qesharake, por është një art i tërë. Siç kemi thënë më parë, nuk ka asnjë mënyrë “të drejtë” apo “të gabuar” për të shërbyer verë. Mënyra si ju pëlqen është mënyra më e mirë. Por nëse po pyesni se si të shërbeni më mirë verë në një ditë shumë të nxehtë, ja çfarë duhet të dini. Megjithatë, shumë nuk e servirin siç duhet, si pasojë humbet magjia e pirjes së këndshme të verës. Pra, për ta bërë siç duhet, shikoni se në çfarë temperature shërbehet, cilat janë gotat e përshtatshme për çdo lloj vere, sa i mbushim dhe…