Mediat në Angli nuk po pushojë së shkruari për shqiptarët, ku duket sikur është kthyer në një trend. Gazeta “Daily Telegraph”, shkruan se 1130 shqiptarë pretendojnë se janë viktima të trafikimit, duke tejkaluar të gjithë shtetasit e vendeve të tjerë që mbërrijnë në Britani, dhe kështu ata pretendojnë që të përfitojnë azil për të qëndruar. Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), shprehen se përpjekjet e tyre për të çmontuar shtëpitë e barit të drejtuara nga bandat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar kanë parë raste të shumta të punëtorëve që pretendojnë se janë viktima të shfrytëzimit për të shmangur ndjekjen…
Author: tirana
Një aksident është shënuar pak para mesditës së të premtes në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. Policia bën të ditur se në fshatin Malasej, Cërrik, shtetasi Z.Q., 42 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D.Xh., 23 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik. Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit “Volkswagen”, si dhe pasagjerët shtetasit D.Q., dhe R.Q., të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vijojnë përplasjet në distancë mes Ilir Metës dhe Erion Veliajt. Kreu i Bashkisë së Tiranës, nga inspektimi në shkollën “Bashkim Fino” në Kryeqytet, tha se nuk duhet që të lejojmë më të na drejtojnë fuksat e sigurimit, ata që ngatërrojnë Tiranën me Kabulin. “E di që ka nga ata që e quajnë veten “çuna të Pazarit” dhe kanë nostalgji për Tiranën e fuksave duke e ngatërruar Tiranën me Kabulin, por fakti është ky, që, siç erdhën këta nga qytetet e tjera dhe ndërtuan jetën në Tiranë ku lindëm ne, ashtu kjo Tiranë do ofrohet edhe për studentët që janë këtu,…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për projektin e portit të ri të Durrësit. Për të kryeministri Edi Rama fshihesh pas investitorëve me para të dyshimta. “Injorimi brutal i qytetarëve të Durrësit, i ekspertëve vendas dhe të huaj, i shoqërisë civile, i detyrimeve ndaj Korridoreve europiane të sanksionuara në Samitin e Vjenës (2015), tregon se interesi i tyre dhe ai i vendit nuk ekziston për këtë KM, i cili fshihet pas historive me guacka pas guackash, me investitorë dhe burime të dyshimta parash“, shkruan Meta në një postim në Facebook. Postimi i plotë Shqipëria dhe Durrësi…
Pas denoncimit në Polici nga familja e Ervis Martinajt, të cilët thonë se kanë 3 ditë pa kontakt me të, Prokuroria e Kurbinit ka nisur hetimin për akuzën e rrëmbimit. Dyshimet për rrëmbim janë referuar nga Policia e Lezhës. Në këtë mënyrë prokuroria ka mundësi të kryejë veprime hetimore, pasi në rastin e një të shumëkërkuari nuk ka largim nga banesa. Në rastin konkret policia veç kallëzimit të xhaxhait Faik Martinaj nuk ka prova të tjera në lidhje me ngjarjen.
“Eurovision Song Contest 2023”, do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo nuk është më një sekret. Ukraina si shtet fitues, nuk është në gjendje për të mbajtur festivalin, edhe pse Presidenti Zelensky e dëshironte këtë gjë. Por cili do të jetë qyteti pritës i festivalit Europian? Media “BBC”, si edhe Unioni Europian i Transmetuesve, kanë njoftuar se në garë janë 7 qytete: Birmingham, Glasgow, Leeds, Liverpool, Manchester, Newcastle dhe Sheffield. Interes shfaqën 20 qytete, në të katër kombet e Mbretërisë së Bashkuar: Anglia, Irlanda Veriore, Skocia dhe Uellsi. Të gjithë aplikantët demonstruan se si do të pasqyronin kulturën,…
Miliarderi italian Paolo Scuderi, kishte vetëm një muaj që e kishte blerë, por jahti me vlerë 25 milionë euro, u shkatërrua si pasojë e një zjarri pranë brigjeve të një ishulli në Spanjë. Mjeti lundrues luksoz 45 metërsh u përfshië nga flakët pasditen e së enjtes në Cala Saona, në perëndim të ishullit të Formenterës, vetëm një muaj pasi i ishte dorëzuar pronarit. Rojet bregdetare spanjolle dërguan menjëherë në zonë 2 varka shpëtimi dhe 9 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit të jahtit u shpëtuan pa lëndime.
Pas kundërpërgjigjjes nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka reaguar Albin Kurti. Kryeministri i Kosovës, i është përgjigjur deklaratës së Vuçiçit, i cili tha ditën se Prishtina po përgatit sulme në veri. Kurti tha se Vuçiç është një autokrat i cili është i shqetësuar për progresin në Kosovë dhe se kur flet për vrasje, flet për veten e tij. “Në bazë të fitores së shkurtit të vitit të kaluar por edhe të qeverisjes sonë të mirë unë jam kryeministër i shpresës dhe progresit, ndërsa në Serbi keni një president të frikës dhe kërcënimit. Kur ata flasin për dhunë e vrasje flasin…
Nga Ben Blushi CËRRIK, AS PRESJE AS PIK Shkova në Cërrik të takoja Akiljanon. E kisha fotografuar përpara një muaji. Ai kishte ditlindjen në 24 korrik dhe unë i kisha premtuar se do i çoja një peshqesh. Shkova 13 ditë me vonesë. Pyeta disa vajza në shesh, por ato nuk e njihnin. Meqë unë nuk mund ta pranoja se miku im dhjetëvjeçar Akiljano, mund të ishte kaq i panjohur në qytet, mendova se ato nuk e kuptuan se çfarë u thashë.Kështu që, gjatë kërkimit të Akiljanos, vendosa ta ngadalësoj pak të folurën time të shpejtë dhe agresive prej kryeqytetasi mendjemadh.…
Me rezolutën e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë më 1 korrik, qeveria ka marrë hapat e mëtejshme për të dënuar në Këshillin e Europës raportin nga Dick Marty, i cili shpalos pretendime të pabaza për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sipas kërkesës së delegacionit shqiptar pranë organit të lartë Europian, do të kërkohet të përgatitet një raport i ri, për të zhbërë atë Dick Marty-t, mbi të cilin janë dërguar për gjykim shumë zyrtarë dhe luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një “notë verbale” drejtuar Selisë së Këshillit të Europës në Strasburg nga misioni i përhershëm i Republikës së Shqipërisë…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në vijim të qëndrimeve edhe të Ilir Metës, thotë se qytetarët e Tiranës meritojnë më shumë ndërsa shton se zëri i tyre duhet të dëgjohet me përulësi. Përmes një postimi në facebook, ai thekson edhe se Tirana po bëhet çdo ditë më e pabanueshme, duke shtuar edhe se ajo konkurron me kryeqytetet europiane vetëm me çmimet por jo me shërbimet dhe cilësinë. Postimi i plotë “Në Tiranë vetëm ajri është falas, por edhe ai vret se është i ndotur”. Tirana po bëhet çdo ditë dhe më e pabanueshme. Çmimet stratosferike, taksat…
Në një zonë të pyllëzuar në kodrën e Lejçanit, Policia e Shtetit ka goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike. Në njoftimin për shtyp, thuhet se janë gjetur disa bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga veprimet rezulton se autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit M.S, 70-vjeç, dhe E.S, 39 vjeç, banues në Bulqizë (babë e bir), të cilët janë arrestuar në flagrancë.