Referuar të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri. Vetëm 3 vatra janë aktive, të tjerat janë shuar plotësisht. “Kujtojmë se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit. Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër”. Janë shuar vatrat në: në fshatin Sojnik, bashkia Gramsh;në vendin e quajtur Pajalli, dhe fshatin Dragot, bashkia Belsh;në fshatin Topojan, bashkia Cërrik;në fshatin Niçë, bashkia Pogradec;në lagjen Kala, bashkia Berat;në fshatin Dorëz,…
Author: tirana
Do të jetë Bashkia e Tiranës, posti i ri që do të tentojë të marrë Ilir Meta? Emri i ish=presidentit nisi të qarkullonte si kandidat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës. I pyetur për këtë çështje, kryetari i Partisë së Lirisë nuk dha një përgjigje mohuese e as aprovuese, duke preferuar që të përgjigjet duke treguar me fjalë përgjegjësie për kryeqytetin, por nga kundërshtarët nga ana tjetër indirekt e konsiderojnë si rival për vendoret e 2023-shit në Tiranë. “Tirana është prioriteti i prioriteteve për mua për arsye sepse edhe unë ndjej detyrime të thella për këtë tragjedi që i ka…
Arratia e ish-shefit të policisë së Dhërmiut, Sokol Bode i cili është dënuar me 12 vite burg për shkak të lidhjeve me grupin e trafikantëve të drogës së Moisi Habilajt, mori fund mbrëmë. Bode kishte katër ditë që ishte kthyer nga Anglia në vendin e tij të lindjes, në Uznovë të Madhe të Beratit. Kur “Operacionalja” ndërhyri për arrestimin e tij, Bode nuk ka bërë rezistencë dhe u është dorëzuar pa probleme autoriteteve. Në Berat ai ka dy prindërit dhe një vëlla me aftësi të kufizuara, të cilët janë gjendur në befasi në momentin që policia ka ndërhyrë. Policia kishte…
A duhet të ndalohen vizat Shengen për shtetasit rusë së shpejti? Kjo kërkesë po dëgjohet gjithnjë e më shumë në vendet e BE, ndërsa mijëra turistë rusë po e shfrytëzojnë Finlandën si vend tranzit drejt Perëndimit. Miku im rus Artjom e pëlqen Finlandën: liqene të bukura, njerëz miqësorë, ajër të pastër. Ai e njeh vendin sepse ka qenë shpesh atje. Artjom jeton në Shën Petersburg dhe përdor sistemin e thjeshtuar të vizave të konsullatës finlandeze në qytetin e tij, i cili ekziston prej vitesh. Edhe tani, pasi të paktën rruga ajrore direkte për në Evropë është mbyllur për rusët. Që…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Libani. Një 42-vjeçar mori peng për disa orë punonjësit dhe klientët në një bankë në Bejrut, pasi iu refuzua që ai të tërhiqte kursimet e tij prej rreth 200 mijë dollarësh. Bassam al-Sheikh Hussein u fut në degën e bankës me një armë gjahu dhe një shishe me benzinë. Mes krizës, banka Federale ka vendosur kufizime në sasinë e parave që klientët mund të tërheqin nga kursimet e tyre. Hussein e refuzoi një “jo” si përgjigje, duke kërkuar që banka ta lejonte të tërhiqte paratë e tij për të paguar faturën e spitalit…
Policia e Shtetit ka kapur gjatë mesnatës Klodan Keqin, autori i dyshuar për vrasjen që ndodhi dy ditë më parë në Fushë-Krujë. Kreqi u kap në Konispol, dhe mësohet se po tentonte të arratisej drejt Greqisë. Një sherr për prerjen e druve, mes Luan Hushit dhe Klodian Keqi, ka çuar deri në përdorimin e armës nga ky i fundit. Pa debatit mes tyre, dyshohet se Keqi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi Hushin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Klodian Keqi rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2010, Keqi sëbashku më vëllanë e tij…
Pse FBI-ja shkoi në rezidencën e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në Florida? Sipas medias “CNN”, kjo u bë për të kontrolluar për dokumente shumë sekrete që kanë lidhje me armët bërthamore. Bastisja aspak e zakontë tregoi shqetësimin brenda qeverisë së SHBA-së për informacionin që mbante ish-presidenti në Mar-a-Lago dhe rrezikun se ai mund të përfundonte në duart e gabuara. Trump deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur, pasi e quajti bastisjen anti-amerikane. Ngjarja e së hënës, ishte hera e parë në historinë amerikane që shtëpia e një ish-presidenti kontrollohej si pjesë e një hetimi penal. Trump…
Alarmi për Zaporizhzhinë ishte në qendër të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Shtetet e Bashkuara dhe OKB me Sekretarin e Përgjithshëm Guterres, bëjnë thirrje për krijimin e një zone të demilitarizuar në zonë. IAEA (agjencia ndërkombëtare e energjisë atomike) po ashtu bën thirrje për ndalimin e operacioneve ushtarake në zonë. Ushtria e Ukrainës, ka marrë nga Perëndimi edhe 1.5 miliardë euro. Kjo shumë është premtuar nga 26 shtete, të cilat janë përfaqësuar nga ministrat e Mbrojtjes, në një konferencë të mbajtur në Kopenhagen. Ministrat e Mbrojtjes të Polonisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke, kanë shprehur gatishmëri për të zgjeruar…
Antonio Conte i ka idetë e qarta sesi do të përballojë sezonin e Premier League, teksa ka “djegur” plot 4 futbollistë, të cilët duhet të gjejnë ekip tjetër deri në fund të merkatos. Tanguy Ndombele, Giovanni Lo Celso, Harry Winks dhe Sergio Reguilon janë 4 futbollistët që nuk bëjnë më pjesë në planet e Tottenham dhe Conte i ka dërguar të stërviten veçmas deri sa të gjejnë një ekip tjetër. Dy të parët kanë kërkesa nga Italia, me Napolin që sheh te Ndombele zëvendësuesin ideal të Fabian Ruiz dhe Fiorentinën që dëshiron Lo Celson për të kompletuar formacionin. Sa i…
Policia e Durrësit, bën me dije se mëngjesin e sotëm është gjendur pa shenja jetë një 29-vjeçare. Dyshimet janë se vdekja ka ardhur si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Zhdukja e Ervis Martinajt ka alarmuar policinë e Laçit, pasi familja dje denoncoi se ka humbur kontaktet me 40-vjeçarin, që është edhe i shumëkërkuar nga policia. Xhaxhai i 40-vjeçarit, Faik Martinaj depozitoi një kallëzim për zhdukjen. Një shok i Ervis Martinajt ka shkuar në shtëpinë e tij dhe i ka thënë se ka humbur kontaktet me të. Familjarët dyshojnë se atij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe, për faktin se ka armiq të shumtë dhe se është në kërkim ndërkombëtar. Policia e Shtetit ndodhet para një situate të komplikuar. Denoncimi i xhaxhait të tij është një ngjarje e rrallë…
A e dini se cilat janë qytetet e Europës ku ju kushton më shtrenjtë të konsumoni një vakt në restorant dhe ato më të lirat? “Numebeo”, sistemi më i madh të të dhënave në botë, ka renditur shumë shtete në botë në Indeksin e Çmimeve të Restoranteve, dhe koston e një dreke në një restorant mesatar për dy persona (tre pjata), ku kemi përzgjedhur vetëm shtetet e Europës. Nëse do të shkoni në Zvicër duhet të merrni masat dhe të mbushni portofolin. Ky shtet ka dhe qytetet me restorantet më të shtrenjta në Europë. Një drekë për dy persona në…