Do të jetë Bashkia e Tiranës, posti i ri që do të tentojë të marrë Ilir Meta? Emri i ish=presidentit nisi të qarkullonte si kandidat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës.
I pyetur për këtë çështje, kryetari i Partisë së Lirisë nuk dha një përgjigje mohuese e as aprovuese, duke preferuar që të përgjigjet duke treguar me fjalë përgjegjësie për kryeqytetin, por nga kundërshtarët nga ana tjetër indirekt e konsiderojnë si rival për vendoret e 2023-shit në Tiranë.
“Tirana është prioriteti i prioriteteve për mua për arsye sepse edhe unë ndjej detyrime të thella për këtë tragjedi që i ka ndodhur qytetit tonë që është bërë i pajetueshëm”.
Metën e sulmoi kreu i Bashkisë së Tiranës. Si rrallë herë postimin e Erjon Veliajt e ripostoi Edi Rama, duke u përpjekur të zhbëjnë një projekt të mundshëm të ish-presidentit për t’u bërë kryebashkiak.
