Që prej mesditës së sotme fshati Tragjas i Vlorës është përfshirë nga zjarri. Mësohet se flakët janë përhapur ndjeshëm, pasi favorizohet edhe nga era, duke bërë që situata të përkeqësohet. Po ashtu bëhet e ditur se në terren janë 12 efektivë policie dhe 3 makina të shërbimit zjarrfikëse.
Author: tirana
Princi William dhe Princi Harry nuk janë informuar në lidhje me një dokumentar me katër seri që do të publikohet në 25 vjetorin e vdekjes së Princeshës Diana më 31 gusht Dokumentari i cili titullohet “Hetimi për Dianën: Vdekja në Paris” do të trajtohet si një procedurë policore dhe mjeko-ligjore dhe do të eksplorojë se si individë të fuqishëm, shtypi dhe interneti krijuan dhe nxitën teoritë konspirative që mposhtën faktet dhe vënë në pikëpyetje vetë natyrën e të vërtetës. Daily Mail raportoi se se Duka i Kembrixhit, 40 vjeç, dhe Duka i Sussex-it, 37 vjeç, nuk janë konsultuar për programin, ose…
Autoritetet holandeze arrestuan një shofer kamioni nga Polonia mbrëmjen e djeshme në Hoek van Holland për kontrabandë të qenieve njerëzore. Mediat holandeze raportojnë se brenda trajlerit ishte një familje nga Shqipëria. Kamionisti ishte nisur drejt Anglisë me kamionin e tij. Gjatë kontrollit në dalje të kufirit, qeni i migracionit të Marechaussee diçka nuhati në trajler. Pas kontrolleve rezultoi se brenda kamionit ishin fshehur dy burra dhe një grua, të cilët ishin futur mes një ngarkese me paleta. Ndërkohë, e mbështjellë me një batanije ishte fshehur vajza 4-vjeçare e çifit shqipar. Mediat raportojnë se klandestinët ishin ngjitur në rimorkio me ndihmën e…
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT) që të hetojë akuzat e publikuara nga portali M të Podgoricës, sipas të cilit Abazoviç ka lidhje me anëtarët e një prej klaneve kriminale dhe se ka marrë telefona të koduar përmes një prej grupeve kriminale në Ballkan. “I bëj thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit që të hetojë të gjitha akuzat që lidhen me emrin tim, të publikuara nga një portal i ngarkuar për të kryer fushatën më të ndyrë kundër meje. Qëllimi i tyre është destabilizimi i Malit të Zi për të ruajtur…
Plagosjes me armë nga e dashura e tij 22-vjeçare duket se ia ka hedhur paq Vali Corleone. Ai ka dalë nga spitali i Gjilanit vetëm pak orë pasi ndodhi ngjarja në shtëpinë ku bashkëjetonte prej kohësh me vajzën në fjalë. Drejtori i spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli konfirmoi se Corleone u plagos me plumb në këmbën e djathtë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, por ende mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, bashkëjetuesja e tij, Anita Syla është arrestuar nga policia dhe akuzohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar…
Çdo vit, miliona njerëz vendosin të ushtrohen dhe të përmirësojnë gjendjen e tyre fizike. Dhe ata që ngulmojnë në të, jo vetëm kanë shëndet më të mirë, por janë edhe me humor më të mirë. Të qenit aktiv bëhet edhe më i rëndësishëm me kalimin e moshës. Megjithatë, studiuesit tani duan të vërtetojnë nëse shafrani i Indisë me të vërtetë mund të ketë një efekt të ngjashëm në trup si ushtrimet, gjë që do të ishte një informacion veçanërisht i rëndësishëm për ata që për ndonjë arsye nuk mund të ushtrohen. Çfarë efekti ka shafrani i Indisë në trupin tonë?…
Publikimi në internet i një videoje në mars të këtij viti, ku shfaqet një person që vret një mace duke e goditur me shkelma e më pas e fut në një qese mbeturinash, shkaktoi zemërim në rrjetet sociale. Pas ngjarjes, personi u identifikua nga policia si Vlash Marku dhe ndaj tij nisi një hetim penal. Së fundmi, Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin ndaj 59-vjeçarit, duke e shpallur të fajshëm për akuzën e “keqtrajtimit të kafshëve”. I pandehuri Marku është dënuar me 1 muaj e 15 ditë burg, por nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli. Në të njëjtin…
642 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe një humbje jete në 24 orët e fundit ne vendin tone. NJOFTIMI I MSH Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe…
Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha sot se sulmi rus ndaj Ukrainës është sfida më e madhe me të cilën përballet Gjermania dhe bota për momentin. Në një konferencë për shtyp ai njoftoi se Gjermania ka thyer traditën e saj të mos furnizimit me armë në zonat e konfliktit duke i dërguar tani ato në Ukrainë për ta ndihmuar atë të luftojë kundër forcave pushtuese ruse. “Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen”, tha ai. Scholz shtoi se veprimet e Moskës u kthyen në konceptet politike të shekullit të XIX-të të pushtimit agresiv të territorit “Ne në BE…
Një tjetër ngjarje është shënuar në Livadhe në Himarë, ku raportohet se dy persona janë konfliktuar dhe i kanë shkaktuar dëme njëri tjetrit. Sipas policisë S. H., 54 vjeç, banues në Tiranë është konfliktuar për motive të dobëta, për një dhomë pushimi, me shtetasin M. K., 74 vjeç, banues në Livadh, Himarë. Njoftimi: Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi S. H., 54 vjeç, banues në Tiranë është konfliktuar për motive të dobëta, për një dhomë pushimi, me shtetasin M. K., 74 vjeç, banues në Livadh, Himarë.
Vijojnë kontrollet nga Komisariati i Policisë Kufitare, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe. Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë Kufitare, për kontrollin e dokumentacionit të mjetit të tij lundrues, procedohet penalisht 61-vjeçari. Gjithashtu, ndëshkohet me masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe i bllokohet mjeti lundrues që posedonte, për 30 ditë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, gjatë patrullimit në gjirin e Sarandës, në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”, kanë…
Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullinj në zonën e njohur si Gjerbs në Mallakastër. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderushme, ndërsa deri tani kanë djegur rreth 4 hektarë tokë të mbjellë me ullinj shekullor. Sipas shefit të repartit zjarrfikës të Mallakastrës, Reonardo Zotaj, për shkak të erës, flakët rrezikojnë të përfshijnë edhe banesat që ndodhe pranë, edhe pse po punohet me të gjitha forcat për shmangien e përhapjes së flakëve. Mësohet se sapo është marrë njoftimi për një vatër zjarri në fshatin Gjerbës, pranë vendi të ngjarjes janë nisur efektivë të këtij…