Author: tirana

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Radhimë-Orikum këtë pasdite, ku pesë makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti. Pesë automjetet janë dëmtuar nga përplasja, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Read More

I motivuar nga mosmarrëveshjet e tyre financiare, një 50-vjeçar nga Messina dyshohet se ka sulmuar ish-bashkëshorten dhe i ka hedhur lëng kaustik (acid) 49-vjeçares, e cila rrezikon të humbasë syrin e djathtë. Të dy ishin ndarë për gjashtë vitet e fundit edhe pse kishin katër fëmijë së bashku, ndërsa gruaja kishte dy fëmijë të tjerë nga një martesë e mëparshme. Së fundmi ata kanë bashkëjetuar sërish për shkak të problemeve financiare me të cilat ka hasur 49-vjeçari. Megjithatë, raportet thonë se lidhja e tyre ishte formale dhe të dy kishin bërë të qartë se mes tyre nuk kishte asgjë romantike…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të të gjitha aktiviteteve ushtarake pranë termocentralit bërthamor Zaporizhia, më i madhi në Europë. “U bëj thirrje forcave ushtarake të Federatës Ruse dhe Ukrainës që të ndërpresin menjëherë të gjitha aktivitetet ushtarake në zonën e afërt përreth termocentralit dhe të mos synojnë objektet e tij dhe zonën përreth”, tha ai në një deklaratë.

Read More

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Nafta është rritur me 5 lekë, ndërsa benzina me 2 lekë. Me vendimin e datës 9 gusht nafta shitej 216 lekë, ndërsa sot 221 lekë/litri. Sakaq benzina nga 200 lekë ka shkuar në 202 lekë/ litri. Vendimi i Bordit Vendimet e Bordit të Transparencës të datës 11 Gusht 2022, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran të datës 10.08.2022, ku benzina u rrit me + 23$/ton dhe Gazoili u rrit me + 45 $/ton nga data 08.08.2022 Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i…

Read More

The Economist “Është detyra e të moshuarve të mos miratojnë gjithçka që bëjnë të rinjtë”, shkruante Mark Mills në romanin e tij “The Savage Garden”. Por a kalojnë adoleshentët shumë kohë në internet? A janë ata të varur nga rrjetet sociale? Një raport i ri i Qendrës Kërkimore Pew, një think-tank, hedh dritë se sa shpesh fëmijët përdorin internetin dhe mediat sociale. Në prill dhe maj, Pew anketoi 1,300 amerikanë të moshës 13 deri në 17 vjeç në lidhje me përdorimin e mediave dixhitale. Sondazhi nxorri në pah se fëmijët po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në internet dhe…

Read More

Sot rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit Dëfrim dhe Sakip Salkurti janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K. (punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij, raporton Tirananews.al”Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij”, thanë zyrtarë të Policisë Peshkopi.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat…

Read More

Pas denoncimit të “Piranjave” ku shihej keqtrajtimi ndaj një qeni rruge, policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje. Mësohet se i riu i quajtur Rexhep Mansaku është shoqëruar në komisariat me akuzën e keqtrajtimit të kafshëve. Në një video denoncim të publikuar nga emisioni “Piranjat” i riu i vërsul qenin e tij të racës “Pit Bull”, një qeni endacak. Nga pamjet duket se si “Pit Bulli” e kafshon në qafë qenin tjetër duke i shkaktuar plagë. Ajo që e bën edhe më prekëse videon është se pronari i “Pit Bullit” bashkë me disa persona të tjerë argëtohen nga ky dhunim…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30 në lagjen nr.1 në Sarandë. Duke luajtur me shokët, një 4-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ai është shoqëruar menjëherë në ambientet e spitalit pa shenja jete, pasi kontakti me rrymën e elektrike i kishte shkaktuar arrest kardiak. Por falë ndihmës së parë fëmija i ka shpëtuar vdekjes dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Read More

Mëngjesin e sotëm u gjend trupi i pajetë i 14-vjeçarit që u mbyt në lumin Seman. I mituri ishte zhdukur prej paradites së djeshme. Vëllai i 14-vjeçarit thotë se janë tetë fëmijë dhe se në familje punon vetëm mamaja, pasi babai ka ndërruar jetë. “Dje isha në Fier. Marr mamanë në orën 5 e pesë. Më thotë se vëllai është mbytur në lumë. Jemi katër çuna dhe kemi katër motra. Vetëm mamaja punon në shtëpi. Vëllai ishte në klasën e tetë”. Një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë, ndërsa banorë të zonës…

Read More

Esat Mala mund të quhet futbollisti më i ri i Vllaznisë. 23-vjeçari nga Prizreni është fotografuar në stërvitje me kuqeblutë dhe shumë shpejt pritet zyrtarzimi nga klubi. Mala kishte mbetur pa skuadër, pas përfundimit të huazimit te Partizani dhe ekipi Giresunspor, ndërpreu bashkëpunimin me lojtarin, pasi nuk e shihte pjesë e projektit të së ardhmes. Për 4 vitet e fundit, ai ishte pjesë e Partizanit, ku u aktivizua në 157 ndeshje dhe shënoi 14 gola. Për futbollistin kishte interes dhe Kukësi, por në fund 23-vjeçari zgjodhi shkodranët për të vijuar karrierën e tij.

Read More

Shkodra, Durrësi janë dy qytetet që kanë dhënë firmat qytetarët për shkarkimin e dy ministrave, dhe të drejtorit të Policisë së Shtetit, si përgjegjës për tragjedinë e Himarës, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia. Aktivistja Eliona Shkreli tha se në qyetin verior u mblodhën rreth 405 firma vetëm ditën e djeshme. Ajo u shpreh se pritshmëritë janë që në të gjithë vendin të mblidhen 50 mijë firma për shkarkimin e ministrave. “Filloi në Shkodër, nesër do jemi edhe në Velipojë. Ka filluar sot në Durrës, do të fillojë në Tiranë. Do të shtrihet kjo nismë në të gjitha bashkitë e…

Read More

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Fifi ka një kërkesë publike për Presidentin Bajram Begaj, për kryeministrin Edi Rama, por edhe për zyrtarë të tjerë. Artisja e cila prej 7 vitesh jeton në Shqipëri, i është drejtuar me një thirrje publike edhe ministres së Kulturës Elva Margariti, si dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, ku u kërkon që të pajiset me pasaportën shqiptare. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja nga Kosova kërkon që të pajiset me pasaportë shqiptare.

Read More