Esat Mala mund të quhet futbollisti më i ri i Vllaznisë. 23-vjeçari nga Prizreni është fotografuar në stërvitje me kuqeblutë dhe shumë shpejt pritet zyrtarzimi nga klubi.
Mala kishte mbetur pa skuadër, pas përfundimit të huazimit te Partizani dhe ekipi Giresunspor, ndërpreu bashkëpunimin me lojtarin, pasi nuk e shihte pjesë e projektit të së ardhmes.
Për 4 vitet e fundit, ai ishte pjesë e Partizanit, ku u aktivizua në 157 ndeshje dhe shënoi 14 gola. Për futbollistin kishte interes dhe Kukësi, por në fund 23-vjeçari zgjodhi shkodranët për të vijuar karrierën e tij.
