Replika me foto, kështu po ndodh këtë të enjte mes Ilir Mets dhe Erion Veliajt. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë shkëmbyer replika në distancë se i takon situatës në kryeqytet. Ishte fillimisht Meta, ai i cili në facebook postoi një foto ku dukej Tirana në dy periudha të ndryshme kohore duke bërë krahasimin me gjendjen ku ajo ndodhet sot. “Koha për t’u zgjuar që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri!”, shkroi Meta. Erion Veliaj ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale. “Të kesh nostalgji për Tiranën,…
Author: tirana
Në pistën e aeroportit në ishullin Skiathos të Greqisë, një avion pasagjerësh u ul veç pak metra larg nga kokat e turistëve që gjendeshin në një rrugë ngjitur me pistën. Video-ja është bërë virale në internet. Me dhjetëra turistë ishin mbledhur në një rrugë pranë bregut të detit në pritje të uljes së avionëve. Avioni gjigant i pasagjerëve i afrohet pistës, shumë prej tyre tmerrohen nga afërsia me të cilën ai kalon.
Ilir Meta e konsideron qesharake nismën e Partisë Socialiste për zbulimin e spiunëve në politikë. Gjatë konferencës me gazetarët nga selia e Partisë së Lirisë, Meta iu rikthye dosjes ku përmendet si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ai ka thënë se mostrat manipuluan dosjen për të sulmuar Presidentin! Meta përmendi edhe tre persona me iniciale. “Tao Tao, është një njeri vërtet që na shton edhe humorin, pavarësisht se përfshirjet e tij me grupet kriminale kanë sjellë shumë drama dhe probleme aq sa partia e tij e spostoi nga Elbasani. Parlamenti të mblidhet që tani meqë ishte tromaksur zonja Lindita e…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha gjatë një konference me gazetarë, se në shtator fillojnë përgatitjet për krijimin e një qeverie teknike. Sipas tij dita e referendumit në Shqipëri është shumë e afërt dhe do të bëjë të mundur rikthimin e demokracisë në vend. “Në shtator kemi punë të tjera. Në shtator do punojmë për qeveri teknike, parlamenti të mblidhet që tani meqë ishte tromaksur dhe zonja Lindita. Unë jam 100% i bindur që dita e praktikumit të referendumit do të jetë shumë e afërt dhe do të jetë dita me ndarjen nga sundimi i pakicës së pakicës.…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi sot Edmond Haxhinaston si Koordinator për Programin Politik. Ish-ministri Haxhinasto tha se referendumet janë të nevojshme, pasi ndikojnë drejtpërdrejti në cilësinë e politikës, dhe se është një detyrim kushtetues. “Referendumi është instrument themelor i demokracisë që jo vetëm zgjidh krizën e përfaqësimit, probleme themelore që ka sistemi ynë demokratik, por ka dhe efekte të tjera shumë të rëndësishme për politikën në tërësi. Referendumi ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e politikës, detyrim kushtetues, duhet realizuar si i tillë në gjithë bllokun e veprimeve institucionale që Partia e Lirisë do të ketë, përmes kuadrit përkatës…
Nga: Denis Dyrnjaja Ashtu sikurse kishte paralajmëruar Ilir Meta është hedhur direkt në aksion. Pas 24 korrikut, ditë kur la pas 5 vitet e tij si president republike, Meta është në veprim intensiv për të gjallëruar opozitën e vënë në gjumë për më shumë se 8 vjet nga Lulëzim Basha. Partisë që e themeloi vetë i ndryshoi emrin nga LSI në Partia e Lirisë. Ndryshimi i emrit u kombinua edhe me ndryshime në strukturën drejtuese dhe statutore të partisë. Deri këtu gjithçka bën sens, në kontekstin politik dhe qëllimin për të krijuar një impakt elektoral në kushtet e reja të…
Xhaxhai i kërkuarit nga Policia, Ervis Martinaj, pretendon se vetë nuk ka pasur asnjë komunikim me nipin e tij. Në denoncimin që Faik Martinaj ka bërë në Komisariatin e Policisë së Kurbinit, pretendon se e ka njoftuar një njëri nga Puka për zhdukjen e nipit, madje dhe i është shfaqur i shqetësuar se mikut të tij mund t’i kishte ndodhur ndonjë gjë e keqe. “Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur në kërkim nga prokuroria e posaçme kundër krimit dje rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye…
“Kujdes se do të ketë kontrolle”, është mesazhi i fundit që familjarët e Ervis Martinajt kanë marrë nga njerëzit që i rrinë shumë afër atij. Martinaj ka 3 ditë që nuk ka asnjë konakt me familjen, ndaj edhe është bërë një denoncim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë. Denoncimi është bërë nga xhaxhai i Martinajt, Faik Martinaj. Ky denoncim i familjarëve të Martinajt vjen pas disa vrasjeve të ndodhur në zonën e Fushë-Krujës ku target ishin njerëzit e Ervis Martinajt. Duket e paqartë situata edhe për faktin se Martinaj është prej muajsh në kërkim dhe janë organizuar disa herë…
Ballkani dhe Shkëndija do të luajnë sot në mbrëmje ndeshjen e kthimit të vlefshëm për turin e tretë të Conference League. Detyra e tyre është e qartë të të kualifikohen në play off-in e këtij kompeticione. Shkëndija, skuadra që ka bërë gjithmonë surpriza në Europë, përballet me suedezët e AIK . Në takimin e parë tetovarët dominuan, por në fund nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ,megjithatë sipas teknikut Shaqiri takimi i në Shkup do të ketë një tjetër histori. Nga ana tjetër Ballkani përballet me Klaksiv nga Ishujt Faroe. Kampionët e Kosovës triumfuan 3-2 në ndeshjen e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsëriti shqetësimet për një përballje të armatosur, me atë që e quan fqinj autokrat, Serbinë. Kurti thekson se Kosova është e përgatitur ti përgjigjet një sulmi të mundshëm, mes tensioneve në rritje me komunitetin serb në veri të vendit dhe se nuk ka frikë. “Të kesh një autokraci si fqinj është problematike. Jemi vigjilentë dhe monitorojmë me kujdes zhvillimet. Kemi NATO-n dhe BE-në Kosovë, e pavarësisht se nuk jemi anëtarë, nuk kemi frikë. Kemi institucionet, organet tona të sigurisë dhe mbrojtjes, dhe Kosova është një shtet tani. Nuk është më viti 1998. Është viti 2022…
Peticioni “Drejtësi për Jonadën”, vjen si një tjetër formë proteste qytetare pas dy protestave të shoqërisë civile në Tiranë, gjatë të cilave u kërkua drejtësi për 7-vjeçaren e cila humbi jetën nga goditja fatale me skaf në plazhin ku po pushonte me familjen. Pas Shkodrës, sot peticioni u nënshkrua nga edhe nga qytetarë të Durrësit në mbështetje të nismës për mbajtjen e përgjegjësisë dhe shkarkimin e titullarëve të ministrive përgjegjëse për sigurinë e jetës dhe zbatimin e ligjit. Qytetarët kërkojnë shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi të Turizmit, Mirela Kumbaro, si edhe të drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis…
Pas rreth 24 orësh kërkime, është gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit në lumin Seman. Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët. 14-vjeçari hyri në ujë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kishin ngecur në lum. Një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur në të njëjtin vend, para shumë vitesh.“Ky është fëmija i dytë I familjes që është mbytur, para 12 vitesh u mbyt fëmija tjetër, klasën e parë”, tha banorja. Drama e familjes nuk përfundon pasi përveç vështirësive të mëdha ekonomike dhe tragjedive të njëpasnjëshme, para…