Replika me foto, kështu po ndodh këtë të enjte mes Ilir Mets dhe Erion Veliajt. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë shkëmbyer replika në distancë se i takon situatës në kryeqytet. Ishte fillimisht Meta, ai i cili në facebook postoi një foto ku dukej Tirana në dy periudha të ndryshme kohore duke bërë krahasimin me gjendjen ku ajo ndodhet sot. “Koha për t’u zgjuar që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri!”, shkroi Meta.

Erion Veliaj ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale. “Të kesh nostalgji për Tiranën, kur ishte qyteti i fuksave të sigurimit, është e drejta jote. Por siç të mirëpriti ty, ka mirëpritur dhe 1 milionë të tjerë! p.s. Foto e Tiranës 1999 kur ishe KM me Sharrën tym e flakë e gëlqeret e Krujës si vello. S’ke asnjë ndërtesë 2021 në foto!”, shkruan Veliaj.
Replikat, ish-presidenti i vijoi edhe gjatë konferencës për gazetarët kur u pyet nëse do kandidojë për drejtuar bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Se ca nxjerr ndonjë nga këto qentë e Tiranës që janë të pavaksinuar, të jetë gati nëse do ekzistojë sërish Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve që të fillojë punë zëdhënës atje se Tirana mezi po pret ta hedhë te Lana tiraninë”.

