Një qytetar nga Tirana 81 vjeç, nuk e ka fituar betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1596 testime kanë rezultuar pozitivë 564 qytetarë. “160 në Tiranë, 34 në Lushnje, 31 në Durrës, 29 në Kavajë, 27 në Vlorë, nga 24 qytetarë në Divjakë, Lezhë, 20 në Shkodër, 16 në Sarandë, 13 në Fier, nga 12 qytetarë në Korçë, Devoll, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, Elbasan, 9 në Patos, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Kamëz, Mallakastër, Përmet, nga 5 qytetarë…
Author: tirana
Edhe pse jo një fenomen i ri, mediat në Angli po i bëjnë jehonë shqiptarëve që me gomone, duan të arrijnë ëndërrën për një jetë më të mirë se në Shqipëri. Gazetarët e “Daily Mail” kanë ardhur në Has, qytetin nga ku ka më shumë emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe duke sjellë historinë dhimbshme të familjeve të mbetura bosh, dhe të vajzave të mbetura beqare për shkak se djemtë janë jashtë. Kryetari i bashkisë ka katër vëllezër që jetojnë në Leicester, por lutet që tre fëmijët e tij, dy vajza dhe një djalë nga dhjetë deri në 20 vjeç,…
Veterani i luftës, shkrimtari dhe publicisti i njohur, Sevo Tarifa, festoi 95-vjetorin e lindjes. Në këtë përvjetor kryebashkiaku, Erion Veliaj, i rezervoi një pritje në zyrën e tij për ta uruar.Veliaj i ka dhuruar Tarifës edhe “Medaljen e Mirënjohjes” së Tiranës. “Doja shumë një kujtim nga dita e sotme dhe po ashtu edhe në emër të qytetit t’ju dhuroj një medalje mirënjohjeje për të gjithë ata njerëz që i vlerësojmë, që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, që kanë fituar respektin e brezave, që kanë qenë të ndershëm pavarësisht kohës dhe sistemit, por që kanë treguar që mund të jesh…
Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, ndihet i bezdisur nga pyetjet e shumta mbi Erling Haaland, që i bëhen në çdo konferencë shtypi. Pasi u pyet për të disatën herë se si po e përballon presionin sulmuesi që u ble me bujë nga Borussia Dortmund këtë verë, trajneri spanjoll u përgjigj me shaka. “Që ta dini, nuk po shkoj në shtrat me të. Nuk jetoj me Haaland, kështu që nuk e di si e përballon. Por, në stërvitje e shikoj të qetë. Ishte i qetë pas humbjes ndaj Liverpool dhe ishte i qetë pas fitores ndaj West Ham”.
Serbia ka eksportuar armë me vlerë 500 mln dollarë. Kjo paraqet një rritje prej 30 për qind krahasuar me vitin 2020, kur ky shtet eksportoi armë në vlerë prej 384.2 milionë dollarësh. Në vitin 2020, Serbia kishte eksportuar më së shumti armë në Emiratet e Bashkuara Arabe apo 16 për qind të totalit të eksporteve, pasuar nga Shtetet e Bashkuara me 15 për qind dhe Qiproja me rreth 11 për qind. Arma më e kërkuar për shitje është obusi serb “Nora”, pasuar nga sistemi i raketave “Tamnava” dhe makina luftarake “Lazar”. Një nga pyetjet që ngrihen në lidhje me eksportin…
Kostumet zyrtare nuk janë për kryeministren e Finlandës. Sanna Marin u shfaq mahnitëse në festivalin Flow në Helsinki. Politikania ishte e veshur me një fustan paksa mbi gju, i zbukuruar me temina dhe i lidhur në bel me një rrip të ngushtë lëkure. Look-u u shoqërua me çizme të zeza, një çantë të vogël zarf dhe syze dielli.
Pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku skafi i drejtuar nga komisari Tase vrau 7-vjeçaren, Policia ka marrë një aksion për bllokimin e mjeteve të ujit. Fabjan Dodaj, pronar i një skafi pretendon se është intimiduar nga forcat e policisë kufitare Velipojë. “Si turist dhe si shtetas amerikan kam dalë në ujërat e territorit shqiptar me leje dhe në datën 11 ishte hera e fundit që dola me familjarë të mi dhe përsëri më ndaluan për të kontrolluar dokumentacionin siç e bënë një ditë më parë”. Sipas tij përveç dokumentacionit është urdhëruar dhe shoqërimi i menjëhershëm i Dodajt.Në videon e filmuar…
Plazhet e Shqipërisë, janë kthyer në një sencasion në rrjetin më popullor për video. Ekspertët e udhëtimit thonë se media sociale, sidomos TikTok është një forcë shtytëse, e cila qëndron pas rritjes së interesit për Shqipërinë. Vetëm videot e TikTok-ut që shfaqin Ksamilin, një vend i cili ofron plazhe me ujëra të pastra, janë parë më shumë se 60 milionë herë. Skyscanner, platforma më e madhe e prenotimeve të fluturimeve në botë, tha se rezervimet për në Shqipëri janë rritur për 96 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës, viti i fundit i udhëtimeve para pandemisë.
Gazeta amerikane “NY TIMES”, i jep jehonë reportazheve të shtypit të huaj pas zbulimeve në Greqi se telefoni celular i një politikani të lartë të opozitës dhe jo vetëm, u përgjua. Akuzat për funksionin e shërbimeve inteligjente të vendit dhe përgjimeve cilësohen në artikull, si një skandal i gjerë që tani po trondit majat e qeverisë greke me protagonist kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Gazeta amerikane thekson se Greqia sot është e zhytur në biseda për shantazhet, për të ashtuquajturin Watergate dhe një shtet policor sekret që përdor programe përgjimi dhe mbikëqyrjeje ligjore me më shumë se 15,000 urdhra vetëm vitin…
Masakra në Cetinje të Malit të Zi që la pas 10 të vdekur dhe 6 të plagosur, ka një motiv banal. Sipas të dhënave zyrtare, Vuk Boriloviç hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau 11-vjeçarin në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas qëlloi nënën e tyre, Natasha Pajović Martinovic, e cila po qëndronte në dritare. Pasi i vrau, ai thirri babanë e tyre, Millosh Martinoviqin dhe i tha “Unë vrava edhe familjen tënde”.
Gjatë 24 orëve në vendin tonë janë regjistruar një boom me hyrje. 90, 000 shqiptarë dhe të huaj, njëkohësisht edhe 23,400 mjete kanë ardhur në Shqipëri nga të gjitha dognat e vendit. Në Kakavijë dhe Kapshticë vijon fluksi në hyrje, ndërsa deri tani kanë hyrë mbi 23,000 persona dhe 7,000 automjete. Nga Policia Kufitare janë marrë masa për shtimin e sporteleve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata. Drejtuesit e Policisë Kufitare kanë kontaktuar me homologët e tyre në doganën greke për të shtuar sportelet, me qëllim lehtësimin e radhëve të gjata. Policia greke ka…
Kryeministri Edi Rama vijon me publikimin e shifrave të turistëve e jo vetëm, që vijnë në Shqipëri. Këtë herë kreu i qeverisë ka zbuluar se në Portin e Vlorës, hyjnë mesatarisht çdo ditë 2000 mijë vizitorë. “Mbi 2000 vizitorë, shqiptarë dhe të huaj, hyjnë së fundmi mesatarisht çdo ditë në Portin e Vlorës. Së shpejti do të kemi portin e ri për të cilin ka nisur puna, me hapësira, kushte e standarde krejt të reja, si edhe Marinën e Vlorës ne vend të këtij porti ekzistues”.