Rreth orës 19:30, shtetasi Admir Bejo., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën. Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi Admir Bejo dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Author: tirana
Bashkia Delvinë organizoi panairin “Traditë, kulturë, shije delvinjote”, një aktivitet që promovon produktet tradicionale të zonës së Delvinës.Panairi “Traditë, kulturë, shije delvinjote” mblodhi bashkë delvinjotë që ruajnë dhe trashëgojnë traditat, si ato të punimeve artistike, punimeve me dorë, përpunimi artizanal i produkteve etj.Kryetarja e bashkisë Delvinë, Majlinda Qilimi e konsideroi këtë aktivitet një promovim mjaft të mirë të produkteve të artizanëve, artistëve të sazeve delvinjote, bletërritësve, grumbulluesve dhe përpunuesve të bimëve medicinale, blegtorëve etj.Kultura dhe tradita e këtij qyteti u ndërthurën në një festë të gëzueshme, ku ishin të pranishëm edhe vizitorë e turistë vendas e të huaj.Panairi u zhvillua…
Në një video që po qarkullon në Tik-Tok, teksa këngëtari i njohur Ledri Vula po performonte në koncertin e tij, një fanse e ka ngacmuar duke i thënë “Ta ha zemrën”. Pas kësaj, reperi përsërit fjalët ,ndërkohë në sfond dëgjohen fanset të cilat i thonë: “Nusja më shumë, të fala nuses”. Ledri ka qeshur dhe tha me shaka: “Nusja më shumë? Ende s’jam martuar”, dhe më pas tha: “Mos më thuaj zemrën ta ha, se unë përveç zemrës të gjitha t’i fal”, fragmente këto nga hiti i tij “Merri Merri.”
Admir Bejo është personi që mbeti i plagosur sot në Kuçovë, dhe nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Në 2017, ai së bashku me vëllanë Ilija Bejon, tentuan të vrasinin vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja. Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit, teksa dy vëllezërit Kundja ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin. Pas të shtënave, autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Vëllezërit e plagosur u dërguan në spitalin e qytetit. Një nga pistat e hetimit mendohet të jenë konfliktet e…
Gjendet një trup i pajetë brenda në banesë në lagjen “numër 4” në qytetin e Pogradecit. Dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur disa ditë më parë. Familjarët pasi e kanë kostatuar të vdekur kanë njoftuar policinë dhe trupi është çuar për ekzaminim në morg, nga ku pritet të dalë arsyeja e vdekjes. Paraprakisht familjarët deklaruan se ka rënë në koktakt me energjinë elektrike. Policia po heton.
Milani e nis kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme. Skuadra e Piolit ka mposhtur 4-2 në shtëpi Udinesen. Golat për kuqezinjtë u realizuan nga Hernandez 11′ , Rebic15′ , Diaz 46′ dhe sërish Rebic 68′. Ndërkohë për Udinesen realizuan Rodrigo Becao 2′, Mesina’. Milani do të shënonte në fillimin e pjesës së dytë me Brahim Diaz që përfiton nga një gafë e mbrojtjes së miqve. Në minutën e 68-të, Rebic shënoi dhe golin e katërt duke i dhënë qetësinë e nevojshme kampionëve të Italisë.
Të premten në mbrëmje godina e Universitetit Politeknik të Tiranës u shndërrua në “kartolinë” me plot mesazhe nga të rinjtë në shenjë të Ditës Kombëtare të Rinisë e cila festohet më 12 gusht në mbarë botën. Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të ‘’Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022’’, ka organizuar një seri aktivitetesh të cilat kanë në fokus histori dhe mesazhe rinore, sa të ndryshme aq edhe origjinale, ashtu siç ishte edhe projektimi i mesazheve nga vetë të rinjtë e Shqipërisë dhe qytetit të Tiranës. ‘’Ndërsa jemi futur në pjesën e dytë të vitit të implementimit të programit Tirana EYC…
Sali Berisha dhe Ilir Meta dëshmuan në rrjetet sociale që ndodhën në vendin e tyre te preferuar, në Gjirin e Lalëzit edhe pse këto ditë nuk janë shumë me diell për të bërë plazh. Edi Rama vazhdon edhe në pushime, të takojë të huaj. Për një moment Olimpi ka zbritur në Dhërmi dhe Zeusi ka mësuar shqip. Të paktën e dimë ku rrinë krerët e politikës para garës së ardhshme që nis në shtator. Secili pushim, secili më vete.
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë mbrëmje në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji”. Një person ende i paidentifikuar është gjetur i shtrirë në rrugë dhe i plagosur me armë zjarri. Ai është dërguar me urgjencë në spital teksa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Nuk shuhen provokimet nga ana e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës, duke i vënë në shënjestër të gjitha autoritetet qeverisëse, nga kryeministri Albin Kurti të cilin e quajti aq të përvuajtur sa nuk mundet as ta fyej më. Vuçiç tha se shërbimi ushtarak në Serbi do të jetë i detyrueshëm për qytetarët serbë, përveç ushtrisë profesionale. Nga ana tjetër, ai shtoi se nuk shqetësohet fare se çfarë mendojnë në rajon për përforcimin e ushtrisë serbe, pasi kishte përgatitur batutën për kryeministrin Kurti dhe liderët tjerë ballkanik. “A iu kam borxh atyre t’iu raportoj, apo popullit tonë? Çfarë doni,…
Manchester United po kalon një moment shumë të vështirë, teksa në ndeshjen e dytë ka pësuar 4 gola në 35 minutat e para në duelin ndaj Brentfordit. Skuadra e Ten Hag ka zhvilluar një ndeshje shumë të dobët, ndërkohë që vendasit kanë shënuar golat me da Silva, Jensen, Ben Mee dhe Mbeumo.
10 të burgosur të cilësuar si “të fortë” që dyshohen se komunikojnë dhe japin urdhra jashtë qelisë, janë vënë nën vëzhgim me urdhër nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Vendosja nën “Big Brother” e tyre në distancë po kryhet pas disa krimeve të rënda të muajve të fundit, që bëjnë fjalë jo vetëm për trafiqe por edhe për atentate. Deri më tani nën regjimin e ashpër “41 biss” mbahen veç 7 të burgosur dhe të paraburgosur për të cilët sipas një hetimi në distancë i ngjashëm me këtë që po kryhet aktualisht, u mblodhën të dhëna se secili nga të…