Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mesazhet nga të rinjtë që ndriçuan Tiranën në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë (FOTO)

20:57 / August 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 08 13 at 8.53.04 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të premten në mbrëmje godina e Universitetit Politeknik të Tiranës u shndërrua në “kartolinë” me plot mesazhe nga të rinjtë në shenjë të Ditës Kombëtare të Rinisë e cila festohet më 12 gusht në mbarë botën.

Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të ‘’Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022’’, ka organizuar një seri aktivitetesh të cilat kanë në fokus histori dhe mesazhe rinore, sa të ndryshme aq edhe origjinale, ashtu siç ishte edhe projektimi i mesazheve nga vetë të rinjtë e Shqipërisë dhe qytetit të Tiranës.

‘’Ndërsa jemi futur në pjesën e dytë të vitit të implementimit të programit Tirana EYC 2022, dëshirojmë të rikujtojmë se historia nuk pushon kurrë së dëshmuari se ka gjithmonë një kohë për rininë! Të gjitha iniciativat e implementuara nga të rinj, organizata, partnerë dhe donatorë, janë në sinergji të plotë. Na pret një kohë për të ndërtuar mbi çfarë po projektohet dhe investohet gjatë gjithë këtij viti,’’ theksoi në mesazhin e saj në kuadër të kësaj dite, Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar, Dafina Peci.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999 me miratimin e rezolutës 54/120, është një mundësi për të promovar dhe drejtuar vëmendjen tek çështjet dhe prioritetet rinore në mbarë botën.

Ndërkaq “Tirana EYC 2022 – KRK” po vijojnë punën me aktivitetet dhe programet e shumta për të rinjtë, të cilat janë duke u organizuar çdo ditë të këtij viti.

WhatsApp Image 2022 08 13 at 8.53.04 PM 1
WhatsApp Image 2022 08 13 at 8.53.04 PM 2
WhatsApp Image 2022 08 13 at 8.53.04 PM

Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.