Ndonëse duket e pavërtetë, por në Italinë Jugore ekziston një dyqan ku klientët blejnë akullore, çmimi i të cilave arrin deri në 70 dollarë. Akullorja quhet “skeptri i mbretit” dhe prodhohet në Ruvo di Puglia, ku ndodhet dyqani i famshëm i akulloreve “Mokambo” , i cili sipas pronarëve të tij prodhon akulloren më të shtrenjtë ne botë. Për të gjithë ata që janë kuriozë, akullorja me çmim marramendës ka përbërës shafranin iranian. Shafrani është pistili që nxirret nga lulet e Shafranit. Nxjerrja bëhet me dorë dhe me kujdes nga njerëz me përvojë. Lloji më i mirë i shafranit është ai…
Author: tirana
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte në Pistën e re Olimpike të Atletikës në Parkun e Liqenit Artificial, ka deklaruar se Pallati i Sportit “Asllan Rusi” dhe stadiumi “Selman Stermasi” do të jenë investimet e radhës për sportin. “Ne do të hapim disa gara për të transformuar hapësira jashtëzakonisht të çmuara sportive të qytetit tonë. Gara e parë do të jetë për Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Nuk mund të kemi një hangar avionësh, që çfarë bie jashtë futet brenda, ashtu siç kishim një teatër prej tallashi, s’mund të kemi një pallat sporti prej kompensate. Pallati…
Në mesditë, Shakeela Rahmati nis ecjen e gjatë nga shtëpia e saj në një lagje të varfër drejt kodrave të Kabulit. Gjatë rrugës, gra të tjera i bashkohen qetësisht. Do iu duhen 3 orë për të mbërritur në qendër të qytetit. Por çdo ditë ato i udhëheq uria që i gërryen dhe nevoja për të ushqyer fëmijët e tyre. Destinacioni i tyre është një furrë buke, një prej të shumtave në Kabul ku gratë kanë nisur të grumbullohen pasditeve të vona, duke pritur me durim për ndonjë prej blerësve që mund t’iu japë pak bukë. “Ndonjëherë hamë darkë, ndonjëherë jo”,…
Kjo ishte një verë e nxehtë për disa klube që u përfshinë në tregun e transferimeve, shpenzuan miliona me shpresën për të realizuar objektivat sezonal. Merkato mbyllet më 31 gusht dhe deri atëherë pritet të ketë sërish lëvizje, por deri në këtë pikë të merkatos klubi që ka shpenzuar më shumë është Chelsea, e ndjekur nga Barcelona dhe Bayern Munich. Këto janë 10 klubet që kanë shpenzuar më shumë deri në këtë pikë të merkatos: Chelsea me 186.6 milionë euroBarcelona me 153 milionë euroBayern me 137.5 milionë euroArsenal me 132 milionë euroWest Ham me 111.6 milionë euroNottingham Forest 109.5 milionë…
Një xhami në fshatin Podgorie të Maliqit ka rënë pre e grabitjes ditën e djeshme. Arka në të cilën mbaheshin të hollat që hidhnin besimtarët është hapur nga hajdutet duke marrë gjithçka kishte brenda.Sipas hoxhës i cili konstatoi i pari ngjarjen autorët kanë hyrë nga dritarja e xhamisë. Arka, e cila nuk ishte hapur që nga muaji i madhërishëm i ramazanit sipas hoxhës mbante brenda rreth 200 mijë lek te vjetra por ajo që kërkon hoxha pas gjithë kësaj është kapja dhe vënia përpara përgjegjësive autorët pasi kjo xhami është vjedhur 3 herë. Objektet e kultit në juglindje të vendit…
Ish-kreu i policisë bashkiake në Desenzano të Italisë, Carlalberto Presicci është dënuar nga Gjykata e Audituesve për falsifikim. Mediat italiane raportojnë se Presicci në vitin 1996 ka deklaruar se zotëronte diplomës Juridik të fituar në vitin 1992 me nota të plota për të fituar postin e komandantit të policisë lokale, por në vitin 2020 është zbuluar se ai nuk ka qenë kurrë në universitet. Kështu, Gjykata e Audituesve, seksioni juridik për Rajonin e Lombardisë, vendosi që ish-komandanti do t’i duhet t’i paguajë bashkisë së Desenzanos pak më shumë se 918 mijë euro për dëmin e shkaktuar. Në vitin 1996 “këshilli…
Të dhëna mjaft interesante janë publikuara nga një llogari në Twitter, të quajtur “Albanian Stats” në lidhje me emrin më të përhapur për vajza në Shqipëri përgjatë periudhës 1991-2008. Siç duket edhe nga fotoja më poshtë, emri më i përhapur në zonën e Shqipërisë qendrore është Anxhela, ndërkohë që në jug-lindje është Kristina. Në Sarandë është emri Maria, kurse në pjesën veri-perëndimore të vendit është emri Sara. Në Dibër dhe zonat përreth mbizotëron emri Jonida, në Kukës Sonila, kurse në Has dhe Tropojë spikat emri Edona. Në zonën e Pukës spikat emri Kristjana. Më herët, e njëjta faqe ka publikuar…
Nicholas Evans, autori i njohur anglez i “Pëshpëritjes së kuajve, ka vdekur në moshën 72-vjeçare pas një ataku kardiak. Autori, skenaristi dhe gazetari ndërroi jetë të martën papritur, konfirmoi sot agjencia e tij letrare. Një deklaratë e bërë publike mëngjesin e sotëm tha: “Agjentët janë shumë të pikëlluar për të njoftuar vdekjen e papritur të autorit të njohur Nicholas Evans, i cili vdiq papritur të martën e kësaj jave pas një ataku në zemër, në moshën 72-vjeçare.”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë akuzuar njëri-tjetrin për nxitjen e një dhune të mundshme në Kosovë. Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, thotë se Serbia është e vendosur për paqe dhe stabilitet, teksa reagoi ndaj një deklarate të Bashkimit Europian lidhur me retorikën e ashpër midis zyrtarëve nga Serbia dhe Kosova. “Përveç deklaratave të kota, BE-ja nuk është përgjigjur në asnjë mënyrë tjetër ndaj provokimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me konfliktin e armatosur me serbët”, tha Bërnabiç. Të dielën, BE-ja shprehu shqetësimin për deklaratat ku përmendet lufta dhe konflikti dhe dënoi…
Kryeministri Edi Rama priti median franceze “France Soir” në rezidencën e tij të pushimeve në Dhërmi. Kreu i qeverisë ka folur mbi hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, që u njoftua më 18 Korrik 2022. Sipas kreut të shtetit, bëhet fjalë për një hap thelbësor për këtë vend të Ballkanit, që për shumë kohë ka qenë nën zgjedhën e diktaturës komuniste. “Shqipëria nuk është një vend mysliman, është një vend 100% europian. Mënyra se si ne jetojmë ndikon në pasurinë shpirtërore dhe morale, por edhe në atë shoqërore. Ne nuk ndjejmë se jemi një vend mysliman.…
Është zbuluar se kush ishte infromatori që tregoi se ka një plan për të vrarë Dick Marty-in.Sipas programit të “RTS Mise au point” ai në fund të vitit 2020, i kishte paralajmëruar Zyrën Federale të Policisë (FedPol) për planet e individëve të caktuar radikalë të shërbimeve inteligjente serbe, të cilët kishin për qëllim vrasjen e Dick Martyt.Siç bëhet e ditur ai është një person cili kishte punuar për Shërbimet Informative Jugosllave në vitet 1990 para se të bëhej një agjent i dyfishtë. Ai është rreth të 50-tave dhe ka lindur në Kosovë.“Unë u dhashë atyre informacione shumë të mira,” shpjegoi…
Chelsea vijon fushatën e spastrimeve, mbi të gjitha në fazën sulmuese, duke ndërtuar një ekip thuajse nga e para. Nga Londra u larguan Lukaku dhe Timo Werner duke krijuar më shumë hapësira për Armando Brojën. Në dy sfidat e para në Premier League, trajneri Thomas Tuchel i ka rezervuar pak minuta yllit kuqezi, por ky fakt nuk ndryshon asnjë në lidhje me planet e klubit për sulmuesin 20-vjeçar. Sipas mediave angleze, klubi i Chelsea ka programuar një tjetër takim me përfaqësuesit e Brojës, këtë herë për të negociuar detajet e kontratës së re. Chelsea jo vetëm që nuk ka ndërmend…