Author: tirana

Europa po përballet me një krizë të thellë të energjisë elektrike, kjo për dy faktorë, e para lufta në Ukrainë, e cila ka sjellë shtrenjtimin e gazit natyror dhe e dyta thatësira që ka përfshirë kontinentin. Shteti i parë Europian dhe Ballkanik që lajmëroi kufizimet e energjisë elektrike gjatë ditës së sotme ishte Kosova, por falë ndihmës së Shqipërisë nuk do të ketë ndërprerje të energjisë për vëllezërit tanë në Kosovë. Siç shihet edhe më poshtë, çmimet janë reflektuar në bursën hungareze. Ndërkohë që liderët europianë kanë paralajmëruar që kriza do të thellohet edhe më shumë përgjatë muajve në vijim,…

Read More

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka bërë me dije se ka takuar ambasadoren e BE në Tiranë Christiane Hohmann. Kim u shpreh se po pret me padurim të punojë ngushtë me ekipin e BE-së, për të mbështetur përpjekjet e njerëzve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. “E lumtur që takova ambasadoren e BE në Tiranë Christiane Hohmann. Ajo është e emocionuar që zyrtarisht kanë filluar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Union. Ne mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjekjet e njerëzve dhe…

Read More

Një 28-vjeçari në Ksamil i është bllokuar skafi, si dhe është gjobitur me 100.000 mijë lekë të rinj, pasi është konstatuar nga policia duke lundruar në një zonë të kufizuar për mjetet ujore. Policia bën me dije se pronari i skafit ka rezultuar se nuk dispononte as dokumentacionin përkatës, në bordin e mjetit, duke u gjobitur edhe me 10.000 mijë lekë të rinj. “Në bazë të ligjit nr.43, të vitit 2020, drejtuesi i mjetit lundrues tip skaf, shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Ksamil, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 24/1/c, pasi…

Read More

Një person ende i paidentifikuar është vrarë me thikë këtë të hënë në qendër të Londrës, pranë Oxford Street. Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje, pasi një burrë ishte gjetur me plagë të shumta të shkaktuara nga goditja me thikë. Pavarësisht përpjekjeve të oficerëve të policisë dhe mjekëve, i plagosuri nuk mundi të mbijetojë. Sipas Sky News deri më tani një person është arrestuar si i dyshuar për autorësinë e ngjarjes. Kjo është shënuar si vrasja e 57 me thikë në Londër për këtë vit, ndërsa më e fundit ishte pak javë më parë ku një vajzë 7-vjeçare humbi…

Read More

Ethet e Nilit perëndimor ndodhen shumë pranë Shqipërisë. Mushkonjat të cilat përhapin virusin vdekjeprurës qarkullojnë me shumicë në vendin tonë, pasi këtë vit nuk është bërë dezinsektimi i tyre. Ndërkohë Italia fqinje është alarmuar për shkak të përhapjes së etheve të Nilit, ku deri më tani janë prekur afro 100 persona dhe pothuajse gjysma e tyre janë në gjendje të rënde. Po ashtu 5 persona kanë humbur jetën deri më tani. Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet përmes pickimit të mushkonjave dhe zogjve shtegtare. Sa më i madh numri i infeksioneve dhe i mushkonjave në mjedis, aq më e madhe është…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në via Carlo Magno të Italisë, ku një vajzë 1 vjeçe e 8 muajshe ka humbur jetën. E mitura është përplasur me makinë nga babai i saj, i cili duke lëvizur mbrapsht, nuk e ka vënë re praninë e vogëlueshes. Mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë vogëlushen dhe një helikopter u dërgua për ta marrë, por ishte shumë vonë. I tronditur nga lajmi, kryetari i komunës së Vigonovës, Luca Martello tha: “Është një tragjedi e madhe. Shpresoj që komuniteti tani të dijë të mbrojë këtë familje, ta mbrojë atë dhe dhimbjen e madhe…

Read More

Në Mal të Zi çmimet e karburanteve priten të ulen edhe me 10 cent të tjera edhe pse shteti fqinj ka çmimet më të ulëta të naftës dhe të benzinës në rajon. Nga e marta çmimet e të gjitha llojeve të karburanteve në Mal të Zi pritet të ulen me 9 deri në 12 cent për litër, duke e bërë shtetin fqinj të parin për çmimin më të ulët të karburanteve. Nafta pritet të ulet me 9 cent duke kushtuar 1,39 euro ose 160 lekë për litër. Dy llojet e benzinës do të ulen me 10 deri në 11 cent…

Read More

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike. Sipas kësaj ministrie, falë bashkëpunimit në mes Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjetike të Shqipërisë është arritur evitimi i reduktimeve. “Duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivisht dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjetike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë thirrje punonjësve të shtetit të mos përdoren e të mos firmosin akte të paligjshme. Me anë të një postimi në Facebook, ai ka shtuar se në Shqipëri do të funksionojë Kushtetuta dhe ligji. “U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të jenë shumë të kujdesshëm, të mos përdoren si bedela për të firmosur shkresa dhe akte të paligjshme sepse do të marrin më qafë veten e tyre!Në Shqipëri do të funksionojë Kushtetuta dhe ligji!”, shkroi Meta.

Read More

Presidenti Bajram Begaj sot ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Begaj ka deklaruar se Kosova dhe institucionet e saj do të gjejnë tek Presidenti një mbështetës besnik dhe mik të palëkundur të interesave të tyre. Presidenti Begaj ka përshëndetur angazhimin e dy qeverive për zhvillimin e një Kuvendi Kombëtar më 28 nëntor 2022, moment që sipas tij, do të përcjellë për mbarë popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare mesazhe të unitetit të faktorit shqiptar dhe aspiratave tona për zhvillim, paqe dhe vlerat më të mira demokratike. Presidenti i Republikës ka përshëndetur maturinë e institucioneve të Kosovës…

Read More

Koncerti “Alpha Show” i Noizy-t mblodhi mbrëmjen e djeshme dhjetëra qytetarë të cilët shijuan performancat e artistëve të njohur shqiptar dhe jo vetëm. Padyshim një ndër momentet më pikante nga koncerti, ishte takimi i Noizy-t dhe Stresit, të cilët i dhanë duart njëri tjetrit dhe u përqafuan para publikut. Reperi ka postuar së fundmi një foto nga nata e koncertit në “Instagram”, duke shkruar: “Saga vazhdon”, ndërsa nuk ka dhënë më tepër detaje. Në skenë u ngjitën këngëtarët si: Loredana Zefi, Ledri Vula, Ylli Limani, Dhurata Dora, Elgit Doda, Ardian Bujupi, Xhensila Myrtezaj, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Finem dhe…

Read More

Ish deputetja Rudina Hajdari ka festuar mbrëmjen e djeshme 35 vjetorin e lindjes. Mes miqsh të ngushtë dhe familjarë, Hajdari ka ndarë në rrjetin social Instagram pamje nga festa. “Ky ishte 35 vjetori”, shkruan ish deputetja në një prej fotove të postuara në rrjetet sociale. Rudina Hajdari në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk arritit dot të zinte karrigen në Kuvend. Ajo kandidoi për deputete në qarkun e Elbasanit, nën logon e partisë Nisma Thurje. Pas kësaj, Hajdari iu bashkua lëvizjes së Sali Berishës, ku aktualisht është anëtare e Kryesisë së PD. Angazhimi i saj në politik vijon të jetë aktiv.

Read More