Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Problemi nuk është Noizy…

10:26 / August 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto 299240812 429808225774277 5190869767302841728 n1660571112 e1660638361805
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga: Edi Oga

Koncert madhështor i Noizy-t në Tiranë. U kënaqën fansat. U kënaqën pushtetarët që shtuan vota. U kënaq Noizy dhe organizatorët. Ata që e zbresin nivelin e diskutimit tek personazhi ‘Noizy’, e kanë gabim. Djaloshi është një biznesmen i cili ka aftësinë të mbushë një boshllëk, të plotësojë nevojat e fansave të tij për zbavitje dhe ‘role model’.

Noizy nuk përcakton me paramendim sisteme vlerash moralo-estetike, ai shet ofertën e tij artistike e cila absorbohet nga masat. E vetmja gjë që bën Noizy, është tejkalimi i vazhdueshëm i vetes dhe konkurrencës së tij. Konkurenca është gjithmonë e më vulgare, kështu që Noizy është i detyruar t’u përgjigjet me të njejtën gjuhë e madje përtej.

Suksesi është i garantuar dhe fansat shtohen, sepse injoranca është gjeneralizuar dhe njeriu ka një prirje të lindur për të përqafuar më shpejt e më fort banalitetet. Noizy nuk ka asnjë faj. Noizy ka evoluar. E ka detyruar biznesi. E kanë detyruar turmat.

Noizy – 2011 – “Shooting Star”
“A m’beson kur t’them,
t’kam si yll me fat,
dhe kur bëhet terr,
ti ndriçon në çast”!

Noizy – 2021 – “100 Kile”
Eci ron si 100 kile
Zbojm transport ner 100 kile
Puna paster nuk ka hile
E bardh a jeshile, e bardh a jeshile, e bardh a jeshile”.

Përsa kohë droga “ecën lum” nën kujdesin e shtetit të pushtetit, Noizy nuk ka asnjë faj për tekstet e tij. Përderisa nuk ka asnjë autoritet që të kontrollojë ato tekste, ai është në të drejtën e tij të recitojë ‘thagma’ të padëgjuara më parë. Problemi nuk është Noizy…!

Edi Oga noizy
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.