Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit, ka bërë me dije se dy qytetarë, 73 dhe 77 vjeç, të infektuar me Covid 19, nuk kanë mundur ta fitojnë betejën.
Sakaq, nga 1952 testime kanë rezultuar 712 qytetarë të infektuar, ndërsa 551 të tjerë janë shëruar. Ndërkohë, aktualisht në spital po marrin trajtim 21 pacientë.
“Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 712 qytetarë, në këto bashki:
237 në Tiranë, 38 në Vlorë, nga 33 qytetarë në Fier, Lushnje, 31 në Durrës, 25 në Shkodër, 24 në Elbasan, 18 në Sarandë, 17 në Lezhë, nga 15 qytetarë në Korçë, Devoll, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, nga 11 qytetarë në Krujë, Kavajë, nga 10 qytetarë në Himarë, Kuçovë, 9 në Kamëz, nga 8 qytetarë në Kurbin, Bulqizë, Divjakë, Maliq, Peqin, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Vorë, Mallakastër, Selenicë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Delvinë, Përmet, Dimal, Gramsh, nga 5 qytetarë në Mat, Skrapar, nga 4 qytetarë në Vau i Dejes, Mirditë, Patos, Librazhd, nga 3 qytetarë në Kukës, Tropojë, Dibër, Këlcyrë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, 2 në Pukë, nga 1 qytetar në Shijak, Klos.
Janë 3,490 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 73 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 77 vjeç”, thuhet në njoftimin e ministries.