Deputeti demokrat, Luan Baçi beson se opozita do të arrijë të bashkojë shqiptarët. Sipas tij, mazhoranca është e trembur nga kampi i ri opozitar, nën drejtimin e Sali Berishës.
“Do ta quajta të turpshme nëse ka deputetë që do të bashkonin votat me PS për një propozim të PS që bëhet për të goditur PD. Ramës i janë tundur themelet, nga shtatori e në vazhdim opozita do të jetë në mbrojtje të qytetarëve, do t’i bëjë opozitë qeverisë, gjë që nuk ka ndodhur deri tani”, tha Baçi.