Monika Kryemadhi nuk kursehet aspak për veten, edhe pse flet për varfëri të shqiptarëve nga keqqeverisja dhe për vjedhje mafioze të qeverisë. Ajo është parë e veshur me një palë shapka plazhi të Valentino, të cilat kanë kushtuar plot 480 dollarë.
Author: tirana
Dhuna e emigrantëve shqiptarë është bërë sërish lajm në mediat greke. Sipas mediave greke, i arrestuari eshte 37-vjecari me iniciale A.T. Ai është arrestuar në zonën e Bashkisë Riga Feraou dhe më konkretisht në Rizomylos. Shqiptari ka rrahur një te moshuar 78-vjeçare si dhe vajzën e saj 31-vjeçe mbrëmjen e 15 gushtit. 37-vjecari akuzohet për lëndim trupor, kanosje, fyerje dhe dëmtim të pasurisë së huaj.
Një postim në Twitter ka trazuar botën e futbollit . Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, ka shkruar se dëshiron të blejë Manchester United. Kaq mjaftoi që tifozët e “Djajve të Kuq” të ëndërronin se kjo ishte një deklaratë serioze nga 51-vjeçari e aq më tepër pas startit negativ që skuadra ka bërë. “Do të blej Manchester United dhe jeni të mirëpritur”, shkroi Elon Musk në rrjetet sociale, duke e bërë botën e futbollit të çmendet për disa orë. Megjithatë nuk kaloi shumë dhe miliarderi bëri një tjetër postim duke theksuar se e gjithë kjo ishte një shaka…
Policia ka raportuar me qindra raste ku pjesë e shkeljes së ligjit janë të mitur. Për periudhën janar-korrik të këtij viti janë evidentuar 1008 të mitur si autorë të dyshuar të veprave penale. “Tipologjia që vëmë re ne si institucion është se të miturit autorë të veprave penale nën 14 vjeç zënë rreth 37 % të totalit të të miturve të përfshirë. Shumica e tyre në tërësi përfshihen më së shumti në krimet kundër pronës, në vjedhje por edhe në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtojnë automjete pa patentë”, thotë shefja e sektorit për të miturit dhe dhunën në…
Ministrja e Energjitikës, njëherësh edhe zëvendëskryeministre, Belinda Balluku, ka një thirrje për të gjithë qyetarët. Balluku këshillon për kursimin e energjisë elektrike në këtë kohë krize globale, dhe kërkon që të mos përdoret pa nevojë energjia dhe që të fiken dritat në rast se largohemi nga banesa. “Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që jeni në shtëpi”,-shkruan Balluku.
Pelegrinazhi në malin e Tomorit, një nga festat më të mëdha të komunitetit bektashian në Shqipëri, fillon ditën e nesërme deri më 25 gusht, dhe mijëra personat që do t’i drejtohen asaj zone kërkojnë një menaxhim të mirë nga ana e autoriteteve lokale dhe forcave të rendit. Nga data 18-25 gusht, do të mbahet pelegrinazhi në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut, ku kryhen ritet fetare të festës. Çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Policia e Beratit ka bërë me dije të gjitha masat e sigurisë që lidhen me këtë pelegrinazh.…
Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi është autor i grabitjes së 10 mijë euro-ve në një banesë në këtë qytet. “Në periudha të ndryshme kohore, dyshohet se ka vjedhur shuma parash, me vlerë totale 10 000 euro, në banesën e një shtetaseje”. Njoftimi i plotë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Elbasan, operacioni policor i koduar “Thousands”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhi në kohë të ndryshme, shumën prej 10 000 eurosh, në banesën e një shtetaseje, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe arrestojnë në flagrancë 18-vjeçarin. Në vijim të punës…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga puna në shkollën e re “Kiço Blushi”, ku thotë edhe se do të jetë një dritare e re për arsimimin e nxënësve në Njësinë nr. 8 dhe lagjen e re “5 Maji”. “Ja dhe shkolla e re “Kiço Blushi”, drejt përfundimit për të hapur dyert këtë shtator si një dritare e re për arsimimin e nxënësve në Njësinë nr. 8 dhe lagjen e re “5 Maji”. Është një ndër shkollat më të mëdha në Tiranë dhe në gjithë vendin, e cila përfshin të gjithë ciklin e sistemit parauniversitar, nga parashkollori, e deri në…
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kujtuar 73-vjetorin e masakrës së Qafës së Valmirit në Mirditë. Alibeaj shkruan se më 17 gusht të vitit 1949, kriminelët komunistë iu vërsulën Mirditës duke pushkatuar 10 burra dhe 4 duke i varur në litar, ndërsa 12 të tjerë u dënuan me burgime të gjata. Sipas Alibeajt, kjo do të shënonte vetëm fillimin e një persekutimi masiv të Mirditës nga regjimi komunist. “Për Mirditën, si vatër e katolicizmit dhe rezistencës aktive ndaj komunizmit, masakra e Qafës së Valmirit do të shënonte fillimin e një persekutimi masiv, pothuajse gjysmë-shekullor gjatë diktaturës. Ajo krahinë pësoi…
Gjatë vizitës dy ditore në Prishtinë, të parën si Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u prit edhe nga komandanti i KFOR, Gjeneral Major Ferenc Kajári. Ky i fundit e ka informuar Begajn mbi situatën e sigurisë në Kosovë e veçanërisht në veri të saj, ndërsa ka vlerësuar profesionalizmin e efektivëve të FA, në misionin e KFOR. Presidenti vlerësoi rolin e pazëvëndësueshëm të NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë rajonin. Në Pejë, kreu i shtetit u takua me efektivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pjesë e misionit paqeruajtës…
Mjeshtri i karikaturës, Bujar Kapexhiu ka botuar së fundmi një kariakturë ku tregon se të gjithë fusin duart te thesi (buxheti) i qeverisë, ndërkohë që kryeministri Edi Rama sipas Kapexhiut thotë se nuk di gjë dhe se “përgjegjësia është personale”.
A është kthyer nga Dubai, i shumëkërkuari Florenc Çapja? Pas informacione, nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Aksioni u zhvillua në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbulua një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, municione luftarake si dhe një kapele policie në një servis. Por as atë, e as babain e tij, policia nuk kapi dot, duke dalë duar bosh në këtë aksion. I konsideruar si një nga njerëzit më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, Çapja mësohet se është lënë i liri nga…