Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pasi vodhi makinën zyrtare të ministrit shqiptar, hajduti kapet duke hyrë në Shqipëri nga Morina

16:45 / August 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dogana morine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrit të Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës, Liburn Aliut i është vjedhur mbrëmë makina zyrtare model Audi A3. Ministri është pyetur paraditen e kësaj të mërkure në Polici, po ashtu dhe shoferi i tij, i cili ka thënë se mjeti ka qenë i parkuar në ambientet e Ministrisë.

Zyrtarët policorë kanë insistuar që ai të jepte deklaratë për vjedhjen e makinës zyrtare, sepse fillimisht çështjen ia kishte deleguar shërbimeve që merren me sigurinë e tij.

Mediat në Kosovë shkruajnë se sot në mëngjes është paraqitur vetë në polici shoferi i ministrit Liburn Aliu, shtetasi me inicialet P. Th., i cili ka deklaruar se mbrëmë rreth orës 22:30-22:45, ministri Liburn Aliu kishte parkuar makinën e tij zyrtare Audi A3, ngjyrë e zezë me targa zyrtare 3Z-***, në parkingun e kësaj Ministrie.

Ndërkohë në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 04:30, mësohet se është telefonuar nga Policia e Kosovës përgjegjësi për makinat e kësaj Ministrie, shtetasi me inicialet B.C, sepse që në Pikën Kufitare “Qafë e Morinës” ishte ndalur makina zyrtare e ministrit Liburn Aliu nga ana e zyrtarëve policorë, pas dyshimeve mbi drejtuesin e veturës.

Sipas komunikatës zyrtare, e cila është dhe më poshtë, mjeti i Ministrisë së Infrastrukturës me të cilin lëvizte zoti Liburn Aliu dhe personi që e kishte vjedhur, ndodhen të ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës. Rasti është dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Liburn Aliut Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, me 25 nëntor në Bruksel

15:47 / October 23, 2026

“Ekstremistët e Antifa po djegin Francën”, Macron: Radikalët e majtë, pas dhunës në protesta

13:11 / October 23, 2026

Plani sekret i Moskës për Kievin/ 70 raketa balistike dhe 720 dronë për të lënë qytetet ukrainase pa ujë, energji dhe ngrohje

10:51 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.