Author: tirana

Mëngjesin e kësaj të enjte, urimin për ndjekësit që të kenë një ditë të mbarë, kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar me një video nga bregdeti i Shëngjinit. Teksa e quan një model të konsoliduar pastërtie, Rama i thurr lavde kryetarit të Bashkisë së Lezhës, ish-deputetit të PS, Pjerin Ndreu. “MIRËMËNGJES dhe me bregdetin e Shëngjinit, një model i konsoliduar pastërtie falë përkushtimit e këmbënguljes së kryetarit të Bashkisë së Lezhës, ku këtë verë ka më shumë se kurrë më parë turistë shqiptarë e të huaj, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.

Read More

Dashi Ka shumë mundësi në këtë periudhë. Por jo, jo mundësi pune. Keni mundësi dashurie. Duhet të filloni të hapni sytë nëse vërtet dëshironi që të keni dikë pranë jush. Demi Po i merrni gjërat si të mirëqena, por në realitet ato nuk janë. Mundohuni të sqaroni dhe kthjellonu mendimet tuaja, mund të ketë gjëra të pazgjidhura ende. Binjakët Duhet të filloni të dëgjoni më shumë, pa gjykuar. Vetëm kështu do të shmangni të gjitha streset dhe gërricjet që keni me partnerin/en. Gaforrja Ka shumë gjëra që nuk i keni zgjidhur dhe kjo ndonjëherë ju çon paksa në krizë. Mendoni…

Read More

Në Bruksel do të mbahet takimi i nivelit të lartë i dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së. Takimi do të fokusohet në rrugën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit. Ai gjithashtu do të trajtojë çështjet aktuale dhe do të synojë zbutjen e tensionit aktual në terren, thuhet në njoftim. Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider. Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Borrell. Të mërkurën Albin Kurti zhvilloi takime me Miroslav Lajçak, dhe më të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, si…

Read More

Kjo ditë e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Temperaturat në mëngjes do të luhaten 14-22 gradë, vlerat maksimale do të jenë me rritje 33-34°C në veri deri në 34-37°C në zonën e ulët. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 -15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.

Read More

Rritja e temperaturave në Detin Mesdhe, thonë ekspertët, nuk është shenjë e mirë. Valët e të nxehtit janë bërë pothuajse të zakonshme në shumë vende të Mesdheut, duke shkaktuar zjarre, thatësira dhe temperatura jashtëzakonisht të larta. Deti Mesdhe, destinacion i preferuar për turistë nga mbarë bota, aktualisht po përjeton një seri valësh të nxehti, duke dëmtuar rëndë ekosistemet detare dhe duke shkaktuar ngordhjen masive të disa specieve. Shkencëtarët thonë se ujërat nga Barcelona në Tel Aviv dhe nga Riviera franceze deri në brigjet e Afrikës Veriore, po shënojnë rritje të jashtëzakonshme të temperaturës, që shkon nga 3 deri 5 gradë…

Read More

Duke folur për nivelin e korrupsionit masiv në Shqipëri, avokati Spartak Ngjela gjykon se të gjithë ata që janë përfshirë në skema të tilla do të ndëshkohen. “Korrupsioni në Shqipëri ka qenë një gjëmë dhe ka qenë masiv. Deti ishte bërë kos nga korrupsioni. Po të kenë futur lugën do ta paguajnë. Unë kam parë ligjet, ligjet janë të ashpra. Nëse ligjet do zbatohen nuk gënjen dot. Ama vilat janë, shpenzimet janë. Si do operojë SPAK?” “SPAK-u ka pasur probleme në lidhje me strukturën e tij dhe shenjat janë që e ka kaluar. E para është financimi. Financimi tani është…

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar të mërkurën se vaksina kundër lisë së majmuëve nuk është ilaç magjik, pasi ka raportime për infektime pas imunizimit. “Ne e kemi ditur nga fillimi se kjo vaksinë nuk është ilaç magjik, që nuk do të përmbushte të gjitha pritshmëritë që ekzistojnë”, ka thënë Rosamund Lewis, eksperte për linë e majmunëve në OBSH. Lewis ka theksuar se ende nuk janë publikuar dëshmitë e kontrolleve rastësore, mirëpo ka thënë se raportimet sugjerojnë që vaksina nuk është 100 për qind efektive, as pas ekspozimit ndaj virusit, as si masë parandaluese. Ajo ka thënë se personat…

Read More

Bie në pranga 24-vjeçari Xhanelo Tarja, i cili qëlloi për vdekje Klodian Bakiajn pas një sherri për vendin e parkimit në Sarandë. Bashkë me të riun nga Laçi është arrestuar edhe një person tjetër që e ka ndihmuar për t’u arratisur nga vendi i ngjarjes. Bakiaj u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’iu mbijetojë dot plagëve të shkaktuara nga Tarja, i cili punonte si kamarier.

Read More

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Madrit Ulqinaku. Sipas deklaratës së policisë, Madrit Ulqinaku u qëllua me armë zjarri nga një 20-vjeçar, pas një sherri për arsye banale që kanë pasur, ku janë përfshirë disa të rinj. Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Read More

Policia sqaron ngjarjen që tronditi këtë mbrëmje Elbasanin, ku një 25-vjeçar u qëllua për vdekje me arme zjarri në lagjen “Kongresi”. Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën Madrit Ulqinaku. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmje e kësaj të mërkure në qytetin e Elbasanit, pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’. Dyshohet se një person ka mbetur i vrarë. Ende nuk dihen shkaku dhe rrethanat e këtyre të shtënave,  Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Vijon…

Read More