Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Demokrati i ankohet Berishës për ligjin 7501, fermeri: Më fute në burg veç se shkela ligjin komunist, u gabua me rishpërndarjen e tokës

16:07 / August 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha shkoi në Kashar për të dëgjuar shqetësimet e fermerëve të zonës, por u përball me ankesën e një ish-pronari.

Por një prej pjesëmarrësve, i kujtoi Berishës përgjegjësinë e tij për ligjin e pronave 7501 që u përdor për të bërë rishpërndarjen e tokës së shtetëzuar nën regjimin komunist.

“Më ka dhënë shteti 23 mije metra tokë bujqësore. Po kjo tokë nuk më ka dhënë dokumentet, as qeverisja jonë e PD, dhe është e grabitur sot në mbivendosje. Ne duhet t’i dalim Zot Shqipërisë zoti Berisha. Me ty në krye jam dakord të jesh kryeministër i ardhshëm por jo kështu. Edhe ne kemi gabimet tona zoti Berisha“, tha ish-pronari.

Nga 23 mijë metër tokë që i takonte, sot gëzon vetëm 900 metra. Për të njëjtën tokë thotë se ka bërë dhe burg në kohën kur në pushtet ishin demokratët, por zgjidhjen e pret sërish nga ata që e dënuan.

“Në 94 zoti Berisha PD më ka dënuar me 6 muaj heqje lirie se ke shkel ligjin. Por, unë shkela ligjin komunist o burrë nuk shkela ligjin demokrat. Kërkoj nga ty zoti Berisha çfarë mund të bëj unë zoti Berisha se ua kanë dhënë komshive të mi ta shesin dhe ndajnë paratë bashkë. Por, unë kërkoj ligjin të më mbrojë ligji? Më jepni të drejtë çfarë mund të bëj? Është ligj famëkeq ai zoti Berisha por megjithatë gabimet edhe ndreqen”, tha ish-pronari.

“Po, shumë e vërtetë”, tha Sali Berisha.

As shqetësimit për pronat, vëmendja u zhvendos sërish tek fermerët të cilët u ankuan për mungesën e ndihmës nga shteti.

Sali Berisha fajësoi Edi Ramën për dështim në sektorin e bujqësisë duke kërkuar largimin e tij me protesta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit, thyejnë derën e hekurt dhe hyjnë brenda, policia shoqëron disa të rinj

14:16 / October 19, 2026

“Nuk do jeni vetëm”, Hita mesazh efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

14:08 / October 19, 2026

Parlamenti Europian reagon për protestat në Shqipëri: Dënojmë dhunën e përdorur

13:32 / October 19, 2026

Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Kamëz, një viktimë dhe një i plagosur, arrestohet autori

13:27 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.