Investitorë të huaj të cilët mund të sjellin paratë e tyre në Shqipëri, do të përfitojnë shtetësinë shqiptare. Dy kompani të huaja do të ofrojnë 2 shërbime, atë të reklamimit të pasaportës shqiptare dhe kontrollit të figurës së personit që do të mund të kërkojë të marrë pasaportën shqiptare. Por këtë nismë të qeverisë, kryetarja e Komisionit të Integrimit, deputetja demokrate Jorida Tabaku nuk e mbështet.
Ajo thotë se standartet dhe vlerat e Bashkimit Europian nuk mund të jenë për shitje. Përmes një shkrimi të publikuar në facebook, Tabaku nënvizon edhe se do të kthehet në një problem të madh nëse futet në fuqi.
“Për sigurinë, por dhe për pastrimin e parave. Së bashku me amnistinë fiskale rrezikojnë të kthejnë Shqipërinë në një vend ky pastrimi i parave do të zyrtarizohet me ligj. Kjo së pari tregon dështimin e politikave ekonomike, manaxhimit buxhetor, por dhe varfërinë e stratrgjive për tërheqjen e imvestimve të huaja si dhe kapitalit vendas”.
Shkrimi i plotë
Standartet dhe vlerat e BE nuk mund të jenë për shitje! Shqipëria pas një përpjekje të gjatë 30 vjeçare nisi segmentin e fundit të procesit të integrimit përmes hapjes së dritares së negociatave. Normalisht kjo duhet të shënonte dhe fundin e procesit të integrimit. Një proces tejet delikat për nga natyra aq sa edhe kryeministri u detyrua të ndërronte drejtim dhe të risillte në jetë Ministrinë e Integrimit qoftë edhe si emër! Kjo duhet të kthehej në një prioritet kmbëtar, ku çdo ligj iniciativë dhe çdo përpjekje të ishte në funksion e shërbim të këtij procesi!
Por e gjitha gjithë rrezikon të kthehet në nul. Arsyeja është iniciativa e fundit, dhe jo vetëm, për shitjen e nënshtetësisë të ashtuquajturën pashaporta të florinjta! Kjo përveçse një pengesë e panevojshme do të kthehet njëkohësisht dhe në problem. Për sigurinë por dhe për pastrimin e parave. Së bashku me amnistinë fiskale rrezikojnë të kthejnë Shqipërinë në një vend ky pastrimi i parave do të zyrtarizohet me ligj. Kjo se pari tregoj deshtimin e politikave ekonomike, manaxhimit buxhetor por dhe varferin e stratrgjive per terheqjen e imvestimve tr huaja si dhe kapitalit vendas.
Në kohë krize, rritje çmimesh e inflacioni, rënie konsumi e rritje te varferisë politikst duhet te jene në shërbim te shumices. Sot e gjithë politika duhet të diskutojë për një strategji kombëtare per zhvillim e integrim, për politika për të doversifikuar energjinë, si mund të mbështesim turizmin e bujqesinë dhe jo si të tërheqim kapital e aseteve ta vendosura në manyrë kriminale e korruptive që cenojnë stabilitetin por dhe të ardhmen.
Kush dyshon mjafton të lexojë prononcimin e delegacionit të BE për Reporter. Më tej të shohë se si raportet e BE kanë kërcënuar qeverinë për këto hapa anormalë. Askush nga shqiptarët nuk do të tregtojë lirinë e tij për të udhëtuar pa viza në BE në këmbim të një ligji që pastron paratë e pista të atyre që nënshtetësinë tonë e kërkojnë sepse na mendojnë një lavatriçe e madhe apo një trampolinë për në BE. Vlerat dhe standartet e BE nuk mund të jenë për shitje!