Një aksident ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, me drejtim kryeqytetin. Si pasojë e këtij aksidenti, qarkullimi i automjeteve është bllokuar totalisht për disa minuta duke shkaktuar radhë kilometrike të mjeteve. Ngjarja ndodhi në afërsi të Sukthit, rreth orës 13.00 të kësaj të shtune dhe janë përfshirë të paktën gjashtë mjete.
Author: tirana
Ditën e sotme ka ndërruar jetë ish-kryetari Legalist, Guri Durollari. Përmes një postimi në rrjete sociale, lajmin e ka bërë të ditur kryetari aktual Shpëtim Axhami. “Me dhimbje morēm lajmin se nē SHBA ka ndërruar jetë z.Guri Durollari ish kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit në vitet 1993-1998 dhe Deputet i Kuvendi të Shqipërisë për PLL përgjatë viteve 1997-2001.z.Durollari rridhte nga një familje atdhetare patriotike nga Pogradeci dhe si një i tillë ne egzil e më vonë edhe në Shqipëri gjithë jetën e vet e vuri në shërbim të interesit kombëtar duke punuar e kontribuar për kthimin e mbretërisë në…
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj komentoi në një intervistë për News 24 nga Kievi dhe deklaratat e bëra një ditë më parë nga Ilir Meta dhe Sali Berisha ku thanë se do të ketë një koalicion mes tyre.Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo nuk i tremb aspak pasi ata nuk kanë më se çfarë t’i japin Shqipërisë.“Është diçka që shumëzohet me zero. Ata nuk kanë se çfarë mudn t’I japin Shqipërisë. Jo se Edi Rama është kryetari im i partisë, por është kënaqësi që të jesh në Kiev, pavarësisht kontekstit shumë tragjik, dhe kur përmendet fjala “Shqipëri” dhe “Qeveria e Shqipërisë”,…
Rënia e qeverisë së drejtuar nga teknokrati Mario Dragi shënon fundin e legjislaturës aktuale parlamentare në Itali. Italianët do të shkojnë në kutitë e votimit më 25 shtator për të zgjedhur pushtetarët e tyre të rinj. Favoritja kryesore për t’u betuar si kryeministre është Xhorxhia Meloni, drejtuese e partisë së djathtë Fratelli D’Italia (Vëllezërit e Italisë). Nëse ndodh, Meloni, 45 vjeçe, do të ishte gruaja e parë që do të mbante këtë post, dhe e para grua kryeministre e krahut të djathtë në historinë e Republikës që lindi nga hiri i regjimit fashist në vitin 1945. Megjithëse e djathta italiane…
“Trupat e Putinit po luftojnë një ushtri të padukshme në çdo fshat që ata pushtojnë”, kështu shkruan Maxim Tucker. The Times i ka kushtuar një analizë të gjatë luftës në Ukrainë, duke u ndalur edhe ushtarët që kanë zgjedhur të luftojnë si nga ana e Rusisë po ashtu edhe të Ukrainës. “Ata dolën nga shtëpitë e tyre brenda natës me rroba civile, duke thyer orarin rus. Duke iu shmangur patrullave dhe duke lëvizur shpejt, por në heshtje, ata u mblodhën në vendin e një depoje armësh të fshehura dy vjet më parë. Të zgjedhur nga një rrjet i gjerë partizanësh…
LSI ndryshoi emrin pak javë më parë në Partia e Lirisë, por jo traditën dhe vendin për kampin veror. Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka postuar një foto në Facebook me deputetin Petrit Vasili, ku njofton nisjen për në Jalë. “Një e shtunë në paqe dhe gati për në Jalë” shkruan ai duke e shoqëruar postimin me emoji me dy gishtat lart dhe flamurin kuqezi. Partia që më parë drejtohej nga Monika Kryemadhi dhe tani ish-Presidenti, që e themeloi organizon çdo vit kamp veror me të rinjtë në jug.
Martesat mes shqiptareve dhe serbëve që jetojnë kryesisht në zona rurale dhe të pabanuara janë një trend i viteve të fundit, ku tashmë janë futur në veprim edhe agjenci, të cilat mundësojnë kontaktet përmes pagesave që bëhen nga të dyja palët ose kryesisht nga pala e dhëndrit. Shumë e kanë parë si problem këtë fenomen pasi vajzat shqiptare që shkojnë e martohen në Serbi apo Maqedoninë e Veriut marrin mbiemrin e burrit dhe sllavizohen, ndërkohë që të tjerë e kanë cilësuar si një zgjidhje të mirë për ata që kanë mbetur beqarë dhe duan të kenë një familje. Shqetësime ka…
Merkato nuk është mbyllur akoma dhe Cristiano Ronaldo vazhdon të kërkojë me ngulm një klub që luan në Champions League. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Manchester United, që po kalon një krizë rezultatesh. Shumë klube të njohura kanë refuzuar afrimin e CR7, ndërkohë që në skenë ka dalë Marseille. Klubi i vetëm francez që ka fituar Champions League, synon fitimin e titullit kampion, që në stadiumin “Velodrome” mungon prej vitit vitit 2010. Skuadra e Igor Tudor do të jetë pjesë e grupeve të Champions League dhe agjenti i Ronaldos, Jorge…
Pamje të frikshme janë regjistruar pasditen e djeshme në bregdetin e Guardia Piemontese në Kozenca të Italisë. Një tornado e cila erdhi nga deti “fluturoi” në ajër gjithçka çfarë i dilte para duke tmerruar pushuesit që ndodheshin pranë.
Shqiptarët janë të tretët në rajon të gatshëm për të luftuar për vendin. Studimi i Vlerave Evropiane dhe Anketa e Vlerave Botërore kanë publikuar rezultatet e pyetjeve të ndryshme 2017-2022, një proces i nisur në vitet tetëdhjetë. Të dhënat e tyre tregojnë se në pyetjen për qytetarët meshkuj “nëse shpërthen lufta, a jeni gati të mbroni atdheun tuaj”, të anketuarit nga Shqipëria i janë përgjigjur në masën 85,4%. Kjo e bën Shqipërinë vendin e tretë në rajon me këtë gatishmëri të shprehur pas Greqisë me 87, 9% dhe Sllovenisë me 87.5%, por vendi i parë mes vendeve jo anëtare në…
Aktorja e humorit Rudina Dembacaj është një nga personazhet më aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit mendime apo këshilla për tema të ndryshme. Ajo nuk i kursen as debatet apo kritikat për personat që i shkruajnë, të cilëve shpeshherë iu përgjigjet publikisht. Rudina ka publikuar sëfundmi një pyetje të një ndjekësi i cili shkruan: “Pse e more Markun vetëm për lekë?” Nuk ka munguar një përgjigje as nga ana e aktores së humorit e cila shkruan: “Po pse kaq zili o non, pse?! S’të ka dashur si Marku mua? Po hape mendjen se ndoshta gjen dhe ti dashuri.”
Dy të rinj nga Elbasani janë marrë peng dhe janë dhunuar në Angli nga një tjetër shqiptar, pasi i kanë grabitur drogën. Siç shihet në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, dy të rinjtë që janë dhunuar prezantohen me emrat Igli Fejza dhe Armand Çela, teksa nuk dihet emri i autorit. Fejza që shihet në fillim të videos është nxirë nga sytë për shkak të dhunës që i është ushtruar, teksa Çela shihet që i janë thyer dhëmbët po për shkak të dhunës që ka marrë pas grabitjes së fabrikës së lëndëve narkotike të shqiptarit. Ajo që kuptohet nga…