Author: tirana

Policia ka publikuar një video me dron nga Tirana, ku shihen mjetet që nuk kanë respektuar përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha. Në njoftim bëhet e qartë se kushdo që nuk respekton këmbësorët do të gjobitet. Njoftimi i Policisë: Tiranë Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

Read More

Pak orë pas aksidentit të frikshëm në Gaziantep, ku 16 persona humbën jetën, një tjetër përplasje fatale ka ndodhur në Turqi. Një kamion është përplasur me turmën e njerëzve që po asistonin të lënduarit e një tjetër aksidenti në distriktin juglindor të Turqisë, Mardin. Për pasojë, dhjetë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar. Aksidenti, sipas asaj që raportojnë mediat, ishte i ngjashëm me masakrën në Gaziantep.

Read More

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku ndalet te largimi i mbi 5 mijë shqiptareve vetëm gjatë 8 muajve të vitit 2022 për në Britaninë e Madhe me gomone. Sula shprehet se vendi po rrudhet çdo ditë, dhe qeveria nuk shfaq asnjë shqetësim. Postimi i Dashnor Sulës: Nuk ka ditë që në mediat e huaja dhe ato shqiptare të mos ketë lajme lidhur me numrin e atyre që lënë vendin për një jetë më të mirë në Europë, por edhe përtej kontinentit. Shifrat e fundit, të frikshme natyrisht, vijnë nga Anglia ku ministria e…

Read More

Departamenti amerikan i Shtetit tha se vota për rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi, përbënte demokraci parlamentare në veprim, përmes së cilës populli i Malit të Zi mban qeverinë përgjegjëse nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur. Komenti ishte në përgjigje të një kërkese të Zërit të Amerikës për një koment lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Dritan Abazovic. “Shtetet e Bashkuara presin që Mali i Zi të ndjekë procedurat ligjore ose për formimin e shpejtë të një qeverie të re në shërbim të vendit, ose për thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, tha një zëdhënës i Departamentit të…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar së fundmi një foto duke pedaluar me biçikletë, ndërsa shkruan: “Pedalojmë drejt kohërave premtuese që kemi përpara!”. Ish-presidenti shihet duke i dhënë biçikletës në një shëtitore shumë pranë detit. Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, Meta njoftoi se do të rikthehet sërish kampi veror i Jalës.

Read More

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Lezhë. Një automjet, me të cilin udhëtonin tre vajza ka humbur drejtimin duke dalë nga rruga, e duke përfunduar në një kanal kullues, që ishte i tejmbushur me ujë për shkak të reshjeve të shiut. Fatmirësisht përpara se mjeti i përmbysur të përfundonte i zhytur totalisht, një banor i zonës ka ndërhyrë duke bërë të mundur shpëtimin e tre të rejave.

Read More

Një 21-vjeçar shqiptar rrëmbyeu ish-të dashurën e tij 19 vjeçe në Osnabrück të Gjermanisë. I riu e ka tërhequr zvarrë vajzën në mes të ditës dhe e ka futur me forcë në makinë, për t’u larguar më pas me shpejtësi. Kanë qenë miqtë e 19-vjeçares që panë të gjithë skenën dhe telefonuan menjëherë policinë. Më shumë se 20 forca policie u angazhuan dhe bënë gjithçka për gjetjen e 19-vjeçares. Efektivët gjetën mjetin që po kërkonin dhe arritën të arrestonin 21-vjeçarin. Vajza ndodhej gjithashtu në makinë me të dhe sipas policisë ajo nuk kishte dëmtime fizike ose shenja dhune. Ish-i dashuri…

Read More

Një 27-vjeçar me iniciale A.M. ka përplasur një fëmijë 8 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Orikum. Sipas policisë, fëmija dhe drejtuesi i mjetit tip Fiat ndodhen në spital, ku po marrin ndihën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Një bujtinë në fshatin turistik të Thethit është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune. Zjarri ka rënë në pjesën e papafingos të bujtinës 3 katëshe. Nuk raportohet për persona të lënduar, por ka dëme të konsiderueshme. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Read More

I apasionuar pas udhëtimeve, kësaj radhe gazetari Blendi Fevziu është “arratisur” në Bregun e Fildishtë që ndodhet në pjesën perëndimore të Afrikës. Ai nuk heziton të ndajë me ndjekësit e tij eksperiencat në vendet e veçanta që zgjedh për të vizituar. Së fundmi, gazetari ka publikuar në llogarinë e tij të “Facebook” një video, teksa shihet duke marrë pjesë në një ritual vendas “për të përzënë shpirtin e keq”. “Ne Fisin Bouli diku ne mes te Bregut te Fildishte. Ritual per te perzene shpirtin e keq”, shkruan Fevziu krahas videos. View this post on Instagram A post shared by VOX…

Read More

Farmacitë në Zvicër po nxjerrin në shitje kanabis si pjesë të hulumtimit të ri për rregullimin e drogës. Studimi i ashtuquajtur “Weed Care”, e që do të fillojë më 15 shtator, do t’iu lejojë 370 pjesëmarrësve të blejnë ligjërisht produkte nga nëntë dispanseri në Bazel. Ky studim do të trajtojë pyetjet politike në lidhje me rregullimin e mundshëm të kanabisit, i cili është i paligjshëm në Zvicër, me përjashtim të rasteve mjekësore. “Pyetja e parë kërkimore është nëse konsumi ndryshon nëse konsumohet më shumë, më pak apo e njëjta sasi. Ne po hetojmë gjithashtu nëse gjendja mendore apo shëndeti fizik…

Read More

Ish-prokurori i Meksikës, Jesus Murillo Karam është arrestuar nga autoritetet vendase, pasi akuzohet si i përfshirë në zhdukjen e 43 studentëve gjatë vitit 2014. Studentët u zhdukën teksa udhëtonin me autobus në qytetin Iguala për një protest në Mexico City. Zhdukja e tyre misterioze shkaktoi valë tronditëse në mabrë botën dhe shkaktoi protesta të gjera në Meksikë, kundër mosndëshkimit dhe bashkëpunimit shtetëror në krimin e organizuar. Karam është zyrtari më i lartë i qeverisë që është arrestuar në lidhje me zhdukjen e studentëve deri më tani.

Read More