Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Lezhë.
Një automjet, me të cilin udhëtonin tre vajza ka humbur drejtimin duke dalë nga rruga, e duke përfunduar në një kanal kullues, që ishte i tejmbushur me ujë për shkak të reshjeve të shiut.
Fatmirësisht përpara se mjeti i përmbysur të përfundonte i zhytur totalisht, një banor i zonës ka ndërhyrë duke bërë të mundur shpëtimin e tre të rejave.
