Një 21-vjeçar shqiptar rrëmbyeu ish-të dashurën e tij 19 vjeçe në Osnabrück të Gjermanisë.
I riu e ka tërhequr zvarrë vajzën në mes të ditës dhe e ka futur me forcë në makinë, për t’u larguar më pas me shpejtësi.
Kanë qenë miqtë e 19-vjeçares që panë të gjithë skenën dhe telefonuan menjëherë policinë.
Më shumë se 20 forca policie u angazhuan dhe bënë gjithçka për gjetjen e 19-vjeçares.
Efektivët gjetën mjetin që po kërkonin dhe arritën të arrestonin 21-vjeçarin. Vajza ndodhej gjithashtu në makinë me të dhe sipas policisë ajo nuk kishte dëmtime fizike ose shenja dhune.
Ish-i dashuri i saj akuzohet për heqje lirie, shtrëngim, lëndim të lehtë trupor dhe dyshohet se ka drejtuar mjetin pa patentë. 21-vjeçari u la i lirë por mbetet në hetim dhe i është ndaluar nga policia që të kontaktojë sërish me ish-të dashurën.
