Policia malteze ka arrestuar një shqiptar të identifikuar si Ledjon Brakaj, i cili dyshohet se ka kryer një vrasje të dyfishtë në ishullin grek të Aeginës.
36-vjeçari dyshohet se ka vrarë pronaren e një dyqani suveniresh, Irini Marmarino dhe nipin e saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së Marmarinos, në vitin 2015. Po ashtu, ai iu grabiti atyre rreth 780,000 euro para të gatshme dhe sende me vlerë. Sipas medias greke Anikoluli.Gr, viktimat janë rrahur dhe djegur të gjallë.
Avokatët mbrojtës pretendojnë se policia ka arrestuar njeriun e gabuar, me argumentin se emri i klientit të tyre nuk përputhet me atë në urdhër-arrestin e lëshuar nga Greqia.
