Pastrimi i armës në Mirditë është kthyer në një tragjedi. Vitore Paçuku humbi jetën në spital dhe bashkëshorti, 61-vjeçari Paulin Paçuku ndodhet në komisariatin e Mirditës. “Nga verifikimet paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë, dyshohet se në fshatin Jezull, Mirditë, në banesë, shtetasi Paulin Paçuku, 61 vjeç, duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, tha Policia. Paçuku është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të…
Author: tirana
Sezoni i Sergio Ramos për momentin ndryshon rrënjësisht me atë të mëparshëm. Ai i ka harruar dëmtimet e vazhdueshme që e penguan të performonte rregullisht gjatë vitit të kaluar dhe ka bërë një hap përpara. Ramos është pozicionuar, si një nga tre mbrojtësit qendrorë të Galtier, duke fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në dhomat e zhveshjes. Pavarësisht lidershipit dhe hierarkisë së Ramosit te PSG, klubi francez është ende duke punuar për të nënshkruar me një mbrojtës, që mund të konkurrojë me andaluzianin. Sipas ‘L’Équipe’, këshilltari i ri sportiv i parizienëve, Luis Campos, e ka paralajmëruar spanjolin se ata po…
Është kthyer në një lajm europian, ngjarja në uzinën e armëve në Gramsh. Gazetari i njohur bullgar Christo Grozev thotë se një nga ruset e ndaluara, Svetlana Timofeeva, ka një histori interesante udhëtimi. Ai tregon se ajo ka udhëtuar disa herë në shoqërinë e ‘fotografëve’ dhe se madje njëri prej tyre është arrestuar në Egjipt dhe Ministria e Jashtme ruse ka ndërhyrë për ta liruar. “Një nga rusët e ndaluar në Shqipëri është Svetlana Timofeeva. Ajo ka një histori interesante udhëtimi: kalimet kufitare tregojnë se ajo udhëtoi shumë herë në shoqërinë e “fotografëve”, të paktën një prej të cilëve u…
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se me ngjarjen e djeshme në uzinën e armëve në Gramsh, tashmë siguria kombëtare është në pikëpyetje. Me përgjegjësi Duma bën kryeministrin Edi Rama, pasi për të qeveria nuk dëgjoi thirrjen nga Presidenti i Ukrainës, Zelensky për të mos pranuar turistë rusë. “Mbrojtja, shërbimet informative, siguria në parandalim. Muaj më parë, e thamë dhe theksuam, që kërkesës se Zelenskit drejtuar parlamentit shqiptar, që mos të pranoheshin turistë rusë, sepse rreziku që spiunazhi, apo kriminelë të luftës të hynin si turistë ishte i lartë, duhet ti përgjigjeshim menjeherë pozitivisht”. Postimi i plotë Kapitullim!! Dy…
Qazim Zani, është mjeku i spitalit të Gramshit, që u dha ndihmën e parë ushtarëve të sulmuar mbrëmjen e djeshme në uzinën e armëve. Ai tregon se simptomat e para që kishin vënë re tek dy ushtarakët ishin skuqje të gjoksit, fytyrës dhe syve. Po ashtu Zani tha se gjendja u trajtua si djegie e shkallës së parë, por për të përcaktuar pasojat që mund të kishte lënda e përdorur ndaj 2 ushtarakëve, duhej zbuluar substanca e përdorur ndaj tyre. “U trajtua si djegie e gradës së parë, iu bë lavazh i syve dhe kanë qenë në parametra të mira…
Sulmi i ushtarëve shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh, ka marrë vëmendje në mbarë shypin e Europës. Mes tyre është edhe media “The Moscow Times”. Lajmi në këtë media i referohet deklaratave të ministrisë së mbrojtjes shqiptare, dhe të kryeministrit Edi Rama, kur thotë se shtetasit rusë dhe ukrainas dyshohen për spiunazh në shëbimet sekrete ruse. Po ashtu nënvizohet se Shqipëria është pjesë e NATO-s që prej vitit 2009.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka mbajtur një qëndrim lidhur me ngjarjen e ndodhur në uzinën ushtarake të Gramshit. Kim u uron shërim të shpejtë ushtarëve, ndërsa bën thirrje që përgjegjësit e sulmit të mbajnë përgjegjësi. “Fola me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit, Gjeneral Kingji për t’i uruar shërim të shpejtë dy ushtarëve që u dëmtuan teksa mbronin një godinë ushtarake. Qëndrojmë krah aleatit tonë teksa autoritetet hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe për të gjetur përgjegjësit”, tha Kim në një postim në Twitter.
Sulmi ndaj dy ushtarëve shqiptarë në Uzinën e armëve në Gramsh ka mbushur faqet kryesore të mediave ndërkombëtare, duke filluar nga “The Guardian”, “Daily Mail”, Agjencia e lajmeve ‘Reuters’, ‘Sky News’ e deri tek ‘DW’. Me kryetitullin ‘Spiunët e Kremlinit arrestohen pasi sulmojnë me spaj kimik ushtarakët e Shqipërisë, një vendi anëtar të NATO-s’, ‘Daily Mail’ e ka paraqitur ngjarjen e kësaj të shtune në Shqipëri, si një tregues të qartë të tensionit në rritje mes NATO-s dhe Rusisë, fill pas vrasjes me tritol të Darya Dugina, vajza e aleatit të ngushtë të Vladimir Putin. “The Guardian” i ka kushtuar…
Nga Massimo Recalcati – La Repubblica Sanna Marin – kryeministrja e guximshme finlandeze – është në qendër të stuhisë sociale dhe mediatike sepse një video që është bërë publike e shfaq teksa kërcen dhe argëtohet në një festë me miqtë. Akuza nuk është thjesht moraliste – pse një figurë me përgjegjësi politike nuk do të kishte të drejtë të argëtohej? – por meriton të konsiderohet me kujdes. Në qendër është para së gjithash, edhe një herë, pasioni i pamëshirshëm i zilisë. Tommaso d’Aquino e përkufizonte si trishtimin e shkaktuar nga e mira e të tjerëve që pengon afirmimin e përsosmërisë…
Pas vizitës në spital, aty ku janë dy ushtarët që u sulmuan në Uzinën e armëve në Gramsh, nga 2 rusë dhe një ukrainas, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se ato ishin pikasur dhe mbajtur nën vëzhgim. Duke u ndalur tek situata gjeopolitikë në rajon dhe në botë, ministri i Mbrojtjes, tha për gazetarët se incidenti nuk mund të trajtohet si një rast i zakonshëm dhe se autoritet në Shqipëri po e trajtojnë me shumë vëmendjen, pasi ato kanë reaguar dhunshëm ndaj ushtarëve. “Kemi të drejtë të dyshojmë për spiunazh”, tha ministri Peleshi, pasi janë futur me dhunë në…
Vajza e një bashkëpunëtori të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin u vra pranë kryeqytetit Moskë. Darya Dugina humbi jetën pas shpërthimit të automjetit me të cilin po udhëtonte. Babai i saj, filozofi Alexander Dugina, i njohur si “truri” i Putinit, mund të ketë qenë shënjestra e sulmit. Dugina është një ideolog ultra-nacionalist, mjaft i afërt me numri një të Kremlinit. 60-vjeçari dha vajza e tij ishin ftuar në një festival që zhvillohej pranë Moskës, në një prej ndërtesave ku dikur kishte jetuar Aleksander Pushkin. Ata duhet të ktheheshin me të njëjtin automjet për në shtëpi, mbrëmjen e së shtunës,…
Manchester United ende nuk ka shijuar suksesin e parë për këtë sezon të Premier League me “Djajtë e Kuq” që për më tepër kanë pësuar dy disfata turpëruese ndaj Brighton në shtëpi dhe Brentford në transfertë. Trajneri Erik ten Hag është duke u përballur me një situatë kritike ndërsa nga ana tjetër, tifozët kanë paralajmëruar një protest në vigjilje të ndeshjes së hënës në Old Trafford ndaj rivalëve historikë të Liverpool. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp thekson se nëse atmosfera prishet nga tifozët atëherë skuadra e tij duhet të marrë tre pikët në tavolinë. “Shpresoj që tifozët të mos shndërrohen…