Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Klopp kërkon tre pikët në tavolinë për sfidën ndaj United

10:38 / August 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kloppp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Manchester United ende nuk ka shijuar suksesin e parë për këtë sezon të Premier League me “Djajtë e Kuq” që për më tepër kanë pësuar dy disfata turpëruese ndaj Brighton në shtëpi dhe Brentford në transfertë. Trajneri Erik ten Hag është duke u përballur me një situatë kritike ndërsa nga ana tjetër, tifozët kanë paralajmëruar një protest në vigjilje të ndeshjes së hënës në Old Trafford ndaj rivalëve historikë të Liverpool. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp thekson se nëse atmosfera prishet nga tifozët atëherë skuadra e tij duhet të marrë tre pikët në tavolinë.

“Shpresoj që tifozët të mos shndërrohen në një faktor për të prishur ndeshjen, por nëse diçka e tillë ndodh atëherë ne duhet të marrim tre pikët në tavolinë. Tifozët e United mund të mos duan që ndeshja të zhvillohet, mirëpo ne nuk kemi të bëjmë aspak me një situatë të tillë. nuk mund të rrezikojmë që më pas ndeshjen ta riprogramojmë për t’u luajtur në një kalendar të ngjeshur. Ne shpresojmë që të luajmë të hënën dhe më pas të rikthehemi normalisht në shtëpi, nuk e kam idenë se çfarë mund të ndodhë, por nëse ndeshja shkatërrohet atëherë dua tre pikët në tavolinë. Ne kemi përgatitur ndeshjen dhe jemi gati për të luajtur”, u shpreh Klopp.

Edhe në sezonin e kaluar në ndeshjen mes United dhe Liverpool, tifozët e “Djajve të Kuq” u bënë faktor për të shtyë ndeshjen duke qenë se pushtuan fushën dhe penguan autobuzin e ekipit me sfidën që më pas u zhvendos në një tjetër datë. Të hënën, nëse ndeshja zhvillohet normalisht, Liverpool do të vihet në kërkim të fitores së parë sezonale pasi deri më tani të besuarit e trajnerit Klopp kanë grumbulluar vetëm dy barazime.

Manchester United
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026

Tre ditë para sfidës me Bjellorusinë, Kombëtarja stërvitet pa dy futbollistë

20:56 / September 23, 2026

Mjekja hedh poshtë pretendimet e Granit Xhakës: E kam vaksinuar vetë

22:40 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.