Laçi e ka nisur më së miri sezonin e ri, duke fituar në shtëpi 3-1 përballë Teutës. Tre gola për 3 pikë për kurbinasit, që sërish kanë pretendime në sezonin e ri. Në pjesën e parë bardhezinjtë kaluan në avantazh me anë të Velkovskit në 12’ dhe 1-0 u mbyll pjesa e parë. Në të dytën, vendasit shënojnë edhe dy gola të shpejtë njëri pas tjetrit, fillimisht me Adeleken në 52’ e më pas me Mazrekajn në 57’. Durrsakët zgjohen në minutën e 66-të dhe ngushtojnë me Jazxhi. Janë minuta të mira për miqtë që kërkuan të paktën të shmangnin…
Author: tirana
Një shef rajonal i shërbimeve të inteligjencës SBU të Ukrainës është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Ukrainën qendrore, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm. Oleksandr Nakonechny u gjet nga gruaja e tij me plagë me armë zjarri në një dhomë të banesës së tyre në qytetin Kropyvnytskyi të shtunën pasi ajo dëgjoi të shtëna armësh, tha zyra. Policia ka nisur një hetim për vdekjen, por nuk ka bërë komente mbi ngjarjen. Një politikan vendas, Andrii Lavrus, shkroi në Telegram se Nakonechny kishte qëlluar veten. Informacioni nuk është konfirmuar. Nakonechny ka drejtuar SBU-n në rajonin Kirovohrad që nga…
Ukraina ka mohuar përfshirjen në vdekjen e Darya Dugina-s, vajzës së aleatit të ngushtë të presidentit rus. Këshilltari më i lartë presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka mohuar përfshirjen e vendit të tij në vdekjen e Darya Dugina, vajzës së mbështetësit të Putinit, Alexander Dugin. “Unë konfirmoj se Ukraina, nuk kishte asnjë lidhje me këtë, sepse ne nuk jemi një shtet kriminal, si Federata Ruse, dhe definitivisht jo një shtet terrorist”, tha Podolyak për TV ukrainas. Darya Dugina, 29 vjeç, vdiq pas një shpërthimi me bombë në makinë, në një rrugë jashtë Moskës.
Pavarësisht nëse jeni një grua që pyet se çfarë po kalon në kokën e burrit tuaj ose një nënë që përpiqet të kuptojë se si djali juaj do të jetë në gjendje ta përballojë ndonjëherë jetën i vetëm, pyetja e vazhdueshme është e njëjta: kur piqen burrat? Rezulton se nuk jeni vetëm që po pyesni veten. Në fakt, një studim i 2013, zbuloi se burrat piqen deri në 11 vjet pas grave. Por, në cilën moshë meshkujt piqen emocionalisht? Ndërsa gratë piqen mesatarisht në moshën 32-vjeçare, burrat piqen emocionalisht në moshën 43-vjeçare. Në këtë studim, si burrat ashtu edhe gratë…
Ka disa njerëz që kanë një anë të errët më shumë se të tjerët dhe ne duhet të mësohemi me këtë. Errësira është në jetë po aq sa edhe drita. Ka edhe shenja të zodiakut që janë më të errëta se pjesa tjetër. Por sa e errët është ana juaj e errët? Personalitetet tona janë një kombinim i dritës dhe errësirës. Disa njerëz mund të priren më shumë nga drita, ndërsa të tjerë preferojnë errësirën e shpirtit të tyre. Ana e errët nuk duhet të jetë ekskluzivisht pesimiste Në fakt, ju mund të jeni një person shumë pozitiv dhe optimist…
Zonja e parë e SHBA-ve, Jill Biden rezultoi negative për COVID-19 pas izolimit për pesë ditë pas një testi pozitiv, tha Shtëpia e Bardhë të dielën. “Pas izolimit për pesë ditë dhe marrjes së rezultateve negative nga dy teste të njëpasnjëshme të COVID-19, Zonja e Parë do të niset nga Karolina e Jugut më vonë sot për në Delaware”, tha zëdhënësi i saj në një deklaratë. Shtëpia e Bardhë tha të martën se zonja e parë kishte rezultuar pozitive dhe po përjetonte simptoma të lehta. Vetë presidenti Joe Biden gjithashtu u shërua kohët e fundit nga virusi. Kur ajo rezultoi…
Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë bërë prindër për herë të parë. Moderatorja ka sjellë në jetë djalin ditën e djeshme por lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetëm pak minuta më parë. “Mirë se erdhe në botën tonë Nolan Sata! 20/08/2022 ”, ka shkruar moderatorja krahas videos. View this post on Instagram A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)
Pothuajse një dekadë pasi u fejua me kitaristin Matthew Rutler, Christina Aguilera thuhet se ende nuk po nxiton të lidhë kurorë me të dashurin e saj prej shumë kohësh, sipas Us Weekly.“Për momentin nuk ka plane për martesë. Christina dhe Matt janë të lumtur ashtu siç janë”, tha një burim. “Ata janë një nga ata çifte që nuk kanë nevojë për një dokument për të vërtetuar dashurinë e tyre për njëri-tjetrin,” shtoi burimi. Dihet që dyshja e njohur fillimisht u takuan në xhirimet e “Burlesque”, filmi i vitit 2010 në të cilin Aguilera, tani 41-vjeçare luajti një rol. Në atë…
Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për organizim të paligjshmë të lojërave të fatit. Mësohet se në pranga ka rënë Kejsi Brahja dhe Florenco Brahja. Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i lokalit shtetasi P. E., për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara”. Vijon puna për kapjen e tij. Informacion-Tiranë Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Goditet, nga Komisariati i Policisë Nr. 1, një tjetër rast i vënies së lokaleve në dispozicion për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Vinin baste sportive…
Një aksident është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Volkswagen” me drejtues respektivë shtetasit G. B. dhe shtetasin L. M. Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasi G. B. dhe djali i tij i mitur pasagjer në mjet, Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi, shtetasi G. B. dhe djali i tij i mitur pasagjer në mjet, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Pogradecit. Me drejtuesin tjetër po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Informacion- Pogradec/Informacion paraprak Më datë 21.08.2022, rreth orës 15:10, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit…
inistria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas autoriteteve shëndetësore nga 904 teste të kryera kanë rezultuar pozitivë 341 qytetarë. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë në 24 orët e fundit. Sakaq 331 qytetarë janë shëruar Njoftimi: Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon…
Xhihadistët mbajnë peng për gati 30 orë një hotel në Somali. Ekzekutuan 21 persona dhe plagosën mijëra të tjerë Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Somali, ku një hotel në kryeqytetin Mogadishu është marrë peng për disa orë me radhë nga xhihadistët, të cilët kanë vrarë më shumë se 20 persona dhe kanë mbajtur peng dhjetëra të tjerë, të cilët u shpëtuan falë ndërhyrjes së policisë. Forcat e armatosura elitare në vendin e Bririt të Afrikës luftuan me militantët e lidhur me Al Kaedën për 30 orë, pasi xhihadistët mësynë dhe qëlluan me armë në hotelin “Hayat” të premten…