Një nga tre të arrestuarit për sulmin ndaj ushtarakëve në uzinën e armëve në Gramsh, është dhe Mikhail Zorin, 23-vjeçar me pasaportë ruse. Ai ndodhet në dhomat e paraburgimit në Elbasan. Mësohet 23-vjeçari ka qenë i gjakosur, pasi në përpjekje për të humbur gjurmët, ai ka rënë në një zonë me shkurre çka i ka shkaktuar dëmtime të lehta në pjesë të ndryshme të trupit. Ai është shumë i prerë në bisedat e kryera me anëtarët e grupit hetimor. Ai cilësohet si shumë inteligjent dhe këmbëngul se është turist. Zorin është i arsimuar dhe ka ka kryer studimet e larta…
Author: tirana
Ikona e atletikës në Shqipëri, e arta Luiza Gega tashmë është edhe Kampione e Europës, në garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Mynih. Vetë Gega këtë të hënë është shprehur se ndihet më e emocionuar si kurrë më parë dhe që ndihet krenare që përfaqëson Shqëpërinë. “Faleminderit nga zemra për çdo urim, ma keni bërë këtë dite edhe më speciale. Nuk jam ndjerë kurrë më e emocionuar dhe më krenare për Shqipërinë që përfaqësoj”,-shkruan Gega në një postim në Instagram. Pak javë më parë, 33-vjeçarja u rendit e pesta në botë në të…
Prej ditës së shtunë, tema kryesore në media dhe në politikë është incidenti në uzinën e armëve në Gramsh, aty ku dy ushtarakë u sulmuan nga 2 rusë dhe një shtetas nga Ukraina. Policia tha se tre “turistët” janë arrestuar për spiunazh për “Dhënia e informatave sekrete”, si edhe “Sigurimi i informatave”. Incidenti është shënuar rreth orës 17:40 të së shtunës pasi roja ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim…
Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin vijon që të “pushojë” mediat rozë kudo në lidhjet me videot e fundit dhe për faktin se shfaqet e “shfrenuar”. Ylli i muzikës rock, i cili u filmua duke kërcyer në mënyrë intime me kryeministren ka këmbëngulur se nuk janë në një lidhje dashurie. Olavi Uusivirta thotë se ai dhe Sanna Marin janë thjesht miq dhe asgjë e papërshtatshme nuk kishte ndodhur mes tyre. Pamjet që u shfaqën të premten treguan dyshen duke kërcyer në orën 4 të mëngjesit në një klub nate të Helsinkit, vetëm pak larg ndërtesës së Parlamentit të vendit. Videoja shfaqte…
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan tashmë do të përballet me drejtësinë për akuzën e terrorizmit. Hetimi vjen pasi ai akuzoi policinë dhe drejtësinë për ndalimin dhe torturimin e ndihmësit të tij të ngushtë. Tensionet janë të larta në vend, me mbështetësit e ish-liderit të mbledhur jashtë shtëpisë së tij duke u zotuar se do të “marrë përsipër” nëse ai arrestohet. Që kur u rrëzua nga pushteti në prill, Khan ka qenë një kritik i zëshëm i qeverisë dhe ushtrisë së vendit. Policia njoftoi akuzat pasi politikani akuzoi autoritetet se kishin torturuar ndihmësin e tij të ngushtë, i cili është vetë…
Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se e nisi sulmin ndaj Ukrainës për arsye “krejtësisht absurde”. “NATO-ja nuk ka qenë kurrë kërcënim për Rusinë,” tha ai të dielën në Berlin gjatë një dialogu publik me rastin e ditës së dyerve të hapura të qeverisë federale. Për vite me radhë, Moska e ka akuzuar NATO-n për rritjen e zgjerimit të saj drejt lindjes në dëm të interesave të Rusisë. Sipas Scholzit, në bisedimet përpara se të niste lufta në shkurt, ai e siguroi Putinin se Ukraina nuk do të anëtarësohej në NATO “në 30 vitet e…
Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamjet nga projekti “Vala Park” në Durrës, për të cilën shkruan se do të jetë një park i madh urban për fëmijë dhe të rritur. “MIRËMËNGJES dhe me “Valën” e re të Durrësit që do të ngrihet në lagjen 18 si një park i madh urban për fëmijë e të rritur, pjese e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “DUA TË LUAJ”, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
Dashi Kalimi i Hënës përmes Binjakëve do të rrisë besimin tuaj. Jeni shumë optimistë me energjinë krijuese. Ju jeni në gjendje të zgjidhni të gjitha problemet tuaja. Një ditë e mrekullueshme për çiftin për të nisur gjithçka të re në lidhjen e tyre. Demi Besoni në instinktet tuaja që do t’ju tregojnë rrugën e duhur në jetë. Përdorni njohuritë tuaja për të zgjidhur sfidat. Mundohuni ta bëni jetën tuaj të thjeshtë për të pasur paqe. Do të josheni për shumë gjëra, por zgjidhni me kujdes. Binjakët Shërbimi juaj vetëmohues do të sjellë çmime për ju. Një kohë emocionuese pasi do…
Në këtë të hënë moti do të jetë pjesërisht i vranët, ku pritet të ketë reshje në disa zona të vendit, ku ekziston mundësia për shtrëngata gjatë pasdites. Madje, disa stuhi mund të jenë shumë të forta. Temperaturat do të jenë rreth 30°, ndërsa era WNW nga 10 deri në 15 km/o. Mundësi për shi 80%. Shirat do të zbuten gjatë natës, po ashtu edhe era. Gjatë natës do të ketë pjesërisht qiell me re. Temperaturat e ulëta 17ºC. Era do të jetë më e qëndrueshme.
Dy shtetasit rusë dhe një ukrainas që tentuan të hyjnë në uzinën ushtarake të Gramshit akuzohen për tri vepra penale. Në përfundim të hetimeve, ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi: Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të rrethimit të Uzinës Ushtarake Çekin në Gramsh, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ju bëjmë me dije se: Nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit,…
Prej muajsh tashmë, Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekici përfliten se janë në një romancë së bashku.Kjo pasi në rrjetet sociale dyshja publikuan para disa kohësh foto ku dukej se kishin fluturuar së bashku drejt ishujve të Afrikës Lindore. Në fotot e publikuara duket qartë që dyshja ndodheshin së bashku pasi ambienti dhe tavolina në imazhet e tyre ishin identike. Dhe pse nuk ka asnjë konfirmim nga ana e tyre, detaji i fundit i çiftit i ‘tradhtoi’ sërish ata dhe ndjekësit janë të bindur se mes tyre ka një marrëdhënie.Ishte ashensori që i nxorri sërish zbuluar Megin dhe Endrin. Megi…
Një aksident ka ndodhur në hyrje të Lushnjes, mbrëmjen e kësaj të diele. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 20:30, në fshatin Pirrë, shtetasi J. K., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, që drejtohej nga I. K., 27 vjeç.Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç. Të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Lushnjë/Informacion paraprak Sot, rreth…