Mes mijëra turistëve që vizitojnë qytetin e Vlorës, janë të shumtë ata që kërkojnë të vizitojnë edhe bazën ushtarake të Pashaliamit. Perimetri i sigurisë është mjaft i gjerë dhe shërbimi i rojeve mjaft i rreptë. Në zonën e perimetrit të sigurisë së bazës ushtarake ndodhet edhe parku Arkeologjik i Orikut, i cili kërkohet të vizitohet nga shumë turistë. Në këtë zonë është e pamundur të kryhen filmime apo edhe foto.
Author: tirana
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutave në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan, pikërisht në fshatin Papër. Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar rëndë. Në aksident është përfshirë një makinë tip “Ford”, ku shoferi ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një bordurë në rrugë dhe më pas makina ka bërë disa rrotullime duke përfunduar në cep të saj. Gjithashtu raportohet se në makinë udhëtonin 3 persona gjatë momentit të aksidentit, ku dy prej tyre kanë shpëtuar mrekullisht. Paraprakisht dyshohet se shoferi humbi kontrollin për shkak të pagjumësisë.
Vodhën, në një banesë, 2 kasaforta me shuma parash, vihet në pranga 27-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kasaforta” u arrestua shtetasi Kristian Fusha. NJOFTIMI I POLICISËShërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Kasaforta”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi: – K. F.,…
Vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Dedës, Ada ka marrë jo rrallë vëmendjen e mediave për shkak të paraqitjes së saj. Por ajo ka vendosur që jetën e saj private ta mbajë sa më larg mediave. Gjatë një interviste të dhënë Ada ka thënë se nëse mohon lidhjen me personin që ke zgjedhur do të thotë të mohosh vetë atë. “Unë nuk jam single por kam vendosur të mos bëj publike asgjë në rrjetet sociale sepse është më mirë. Larg syrit të keq, nuk jam dakord me femrat e shoëbiz që po shkojnë 30-40 vjeç dhe thonë nuk jam në…
Gjykata e Posaçme ka shpallur moskompetencë dhe ka kthyer në Gjykatën e Apelit Durrës çështjen ndaj Bledar Zenelit, i arrestuar si i dyshuar për nxitje terrorizmi. Zeneli u arrestua në 2 gusht nga Antiterrori, pasi dyshohet se shpërndante thirrje terroriste dhe nxitje të urrejtjes nëpërmjet rrjeteve sociale, në mbështetje të ISIS, ndërsa ai akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve” 30-vjeçari me profesion murator dhe elektriçist u la në arrest me burg nga Gjykata e Posaçme më 4 gusht, mbasi SPAK e dyshon se…
Deputeti i Partisë Demokratike dhe zëvendëskryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Ferdinand Xhaferaj e cilëson tentativë të pastër spiunazhi incidentin e ndodhur dy ditë më parë në uzinën e armëve në Gramsh. Ai tha se rasti në fjalë vërtetoi se sa lehtësisht rusët mund të tentojnë të hyjnë në objektet e sigurisë në një vend anëtar i NATO-s.
Nga Genc Pollo Ndoshta ligjet e politikës kanë sigurinë e ligjeve të fizikës kur bëhet fjalë për king makerin e një mazhorance qeveritare. Abazoviç dhe partia e tij “URA” me katër deputetë në parlament u bë king maker në qeverinë e formuar pas zgjedhjeve të përgjithshme të gushtit 2020. Kështu u mundësua ndryshimi i pushtetit personal pas afro dy dekadash dhe të partisë në pushtet pas shtatë dekadash. Një arritje jo e vogël kjo! Sidoqoftë, koalicioni rezultoi një shportë karavidhesh ku anëtari më i madh ishte pro rus, pro serb (në fakt serb!), kundër NATO-s, kundër Kosovës së pavarur dhe…
Nga selia blu, Sali Berisha e ka konsideruar si një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare, incidentin në uzinën e armëve në Gramsh, të cilin e ka bërë Edi Rama. “Përdorimi i lëndëve djegëse dhe neuroparalizuese dhe toksike, kundër ushtarëve, komprometon thellësisht ‘misionin’ e tyre turistik. Unë sot jam këtu për të deklaruar, se kërcënimin më të madh në këto vite ndaj sigurisë kombëtare, me akte madhore e ka bërë personalisht, Edi Rama. Po ju rikujtoj këtu se 5 vite më parë në një mënyrë të pashembullt në historinë e një vendi, të lirë apo jo, mediat shqiptare publikuan të…
Në konferencën me gazetarët, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla foli edhe për sulmin në uzinën e armëve në Gramsh ku thotë se dyshimet janë për aktivitet spiunazhi. “Mendoj dhe vlerësoj se reagimi i gjithë zinxhirit të strukturave shtetërore, qoftë Ministrisë së Mbrojtjes, FA, të policisë dhe institucione të hetimit në Shqipëri ka qenë në nivelin më të lartë dhe më të mirë të mundshëm. Dyshohet për aktivitet spiunazhi që është asgjësuar sapo ka nisur. Meritojnë vlerësimin maksimal. Shqipëria mbetet vend anëtar i NATO. Do këshilloja këdo, edhe gjelat e politikës së opozitës që të presin hetimet. Të…
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka sqaruar këtë të hënë për gazetarët, propozimet për ndryshimet ligjore, që prekin çështjen e fundit me Autoritetin e Dosjeve. Balla tha se nismat janë depozituar me qëllim heqjen e pengesave për shqyrtimin e pastërtisë së figurës të personave të cilët kanë mbajtur deri tani poste shumë të larta, duke mos përmendur emra. “Në fund të korrikut është depozituar një nismë nga grupi i PS, për dy ndryshime në dy ligje, njëri për Autoritetin e Dosjes dhe një në lidhje me ligjin për zgjedhjet. Janë nisma që bazohen në propozimin e…
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe njëherë vendimin e qeverisë, se të gjithë ata që do të mbjellin grurë, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë. Po ashtu kreu i qeverisë shqiptare, sqaron se aplikimet do të bëhen online te e-Albania nga data 1 deri më datë 23 shtator. Postimi i plotë Të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë. Duke filluar nga data 1 deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe…
Kampionia e Europës në atletikë, Luzia Gega është përlotur gjatë ceremonisë së pritjes në aeroportin “Nënë Tereza”. Gega u shfaq e emocionuar, dhe u shpreh para mediave se ndihet më krenare se kurrë. Ajo nënvizoi se i tregoi Europës se edhe shqiptarët mund t’ja dalin edhe se vijnë nga një vend i vogël. Kurse ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kush u shpreh se “në këtë trup të vogël, janë këmbët më të shpejta të Europës”. Luiza Gega u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në eventin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Ajo…