Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka udhëtuar si mijëra besimtarë në malin e Tomorrit në këto ditë pelegrinazhi. Teksa poston një foto me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi dhe tre fëmijët, Meta uron lutje të pranuara, shëndet të mrië dhe mbarësi për të gjithë besimtarët. POSTIMI I PLOTË“Abaz Aliu zu’ Tomorr,Erdhi afër nesh,Shqipëria s’mbet e gjorë”Se Zoti e desh”.Lutje të pranuara, shëndet të mirë dhe mbarësi për të gjithë besimtarët dhe pelegrinët në malin e shenjtë të Tomorrit.Abaz Aliu ju ndihmoftë ju dhe familjet tuaja! 🇦🇱
Author: tirana
Shqipëria do të presë në “Air Albania” Kombëtaren e Italisë në një ndeshje miqësore gjatë periudhës së Botërorit Katar 2022. Duke qënë se Lega A ka caktuar 10-12 ditë pushim për kampionatin italian, në këtë kohë Kombëtarja italiane do të vijë për të zhvilluar një ndeshje miqësore në Tiranë. Lajmin e ka dhënë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gravina gjatë një interviste. “Kemi një mbledhje me stafin teknik të Kombëtares këtë javë për dy miqësore gjatë kohës së Botërorit. Me shumë mundësi njëra prej tyre do të jetë ajo me Shqipërinë në Tiranë”, ka thënë Gravina për RadioRai.
Nga Fjori Sinoruka Fshati Panaja në jug të Shqipërisë njihet më së shumti për plazhet me rërë. Megjithatë më 18 gusht, ai u bë kryetitull për të shtënat me armë që shkaktuan dy viktima – një vrasje për hakmarrje siç u raportua në media. Një ditë më parë, një 33-vjeçar u vra në Elbasan dhe policia arrestoi një 18-vjeçar të dyshuar për krimin. Më 18 korrik ishte radha e Fushë-Krujës, rreth 18 kilometra në veri të Tiranës, ku tre njerëz vdiqën pasi u goditën me breshëri plumbash në makinën e tyre. Nuk kishte mbetur pothuajse asgjë kur policia mbërriti në…
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka reaguar lidhur me sigurinë kombëtare në vend.Në një status në Facebook, ai ka kthyer vëmendjen tek historia e Qerretit, për tu ndalur më pas tek sulmi i dy ushtarëve në Gramsh dhe Poliçan.Statusi-Përmenda dje si metaforë dhimbjet e kokës së Kremlinit, por pak kush e kuptoi. Kur ata i konsiderojnë asete ndërhyjnë menjëherë për ti liruar. Dhe në fakt me gjasa ajo po ndodh. Me dhjetra emaile po shkëmbehen dhe disa takime diplomatike po planifikohen, me synimin për të liruar Lanën. Por me një shtet të NATOS do e kenë pothuajse të pamundur. Gjithsesi,…
Kampionia Luiz Gega gjatë mbërritjes në aerport ku është pritur me një ceremoni zyrtare, ka theksuar se gjërat për sportin kanë ndryshuar vitet e fundit dhe ajo e ka ndjerë këtë. Gega i është referuar ligjit për shpërblimet dhe mbështetjes nga MAS, Bashkia Tiranë dhe MM, që kanë bërë të mundur arritjen e majës së Europës. “Këtë e kam ndjerë dhe e tregojnë rezultatet e mia, qoftë edhe ligji për sportin, shpërblimet më kanë dhënë një shtysë për të qenë edhe këtu sepse mbrapa ka edhe një shpërblim që merret, por qoftë edhe për gjithë mbështetjen nga Komitetit Olimpik apo…
Rreth 9,000 personel ushtarak ukrainas janë vrarë në luftën me Rusinë, sipas kreut të forcave të armatosura të Ukrainës. Gjenerali Valeriy Zaluzhnyi, Komandanti i Përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, tha në një konferencë të mbajtur për të nderuar veteranët ushtarakë dhe familjet e të vrarëve se fëmijët kishin nevojë për mbrojtje në disa pjesë të vendit, përfshirë kryeqytetin Kiev. “Ata me të vërtetë nuk kuptojnë asgjë që po ndodh dhe patjetër kanë nevojë për mbrojtje … sepse babai i tyre ka shkuar në front dhe ndoshta është në mesin e pothuajse 9,000 heronjve që janë vrarë,” tha ai.…
Këngëtarja e njohur botërore dhe shqiptare, Dua Lipa, sot mbush 27 vjeç. Një urim të veçantë ajo ka marrë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se Dua na bën shumë krenar. “Edhe Dua Lipa – ylli që shkëlqen më fort. Jemi shumë krenarë për ty”, shkruan kryebashkiaku Veliaj. Ndërkaq, në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës kanë nisur përgatitjet për vendosjen e skenës ku do performojnë yjet e muzikës të ftuar nga Dua Lipa në 3 ditët e Sunny Hill Festival Tirana 2022. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,…
Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se gjatë javës që lamë pas janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë gjithsej 24 drejtues mjetesh, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme. Gjithashtu, policisë janë goditur 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer. Janë ndëshkuar me masë administrative 700 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 336 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje…
Njerëzit janë të stresuar dhe të rraskapitur. Dy vitet e gjysmë që kaluan, plot kriza të shëndetit publik, recesion dhe inflacion, lufta, netët janë pa gjumë dhe ditët pa pushim, dhe ne kemi nevojë për një nxitje shtesë për të na mbajtur përpara. Kjo mund të ndihmojë për të shpjeguar pse investitorët janë të nxitur për karamele, pije me gaz dhe patatina. Aksionet e Hershey (HSY) janë rritur me 19% këtë vit. Coke (KO) është rritur gati 10%. Pepsi (PEP) është rritur me 4%. (Kujtim: tregu i përgjithshëm është ulur 10%). Inflacioni i ka peshuar pak edhe tek shitjet me…
“Big Brother VIP”, nxorri çifte, shokë, zemërthyer, por nëse të gjitha këto priteshin, ajo që surprizoi më shumë ishte krisja e miqësisë së Ilirit dhe Sabianit. E si për t’i shtuar një tjetër dramë kësaj historie, Sabiani mungon në dasmëne Ilir Shaqirit ose “100 mijë euroshit” të tij siç njihej ndryshe. Dy ish-banorët e kanë vazhduar këtë krisje duke hedhur e pritur ironi dhe thumba nëpër intervista të ndryshme e rrjete sociale. Por Sabiani ka surprizuar së fundmi me nëj postim në InstaStory, ku është bërë nostalgjik dhe ka ndarë një video nga “Big Brother” ku shfaqet me Ilirin dhe…
Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka zgjedhur ta urojë të bijën në ditëlindjen e 37-të me fjalët më të veçanta me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’. “Kush ka vajza, botën ka ! Edhe 100 bija jonë Alkida! Gëzuar ditëlindjen, me shëndet dhe bekime e zemrën plot! Sa do vite të kalojnë, mami dhe une do te themi te njëjtën fjali zemre- Të duam si çdo ditë, sa qielli e sa bota!”, shkruan ai krah fotos ku pozon e gjithë familja dhe duken shumë bukur.
Robert Lewandowski gjeti golat e parë me Barcelonën. Sulmuesi polak festoi dy herë në suksesin 1-4 ndaj Real Sociedad, teksa u shpreh shumë i lumtur në prononcimin e dhënë pas ndeshjes. “Goli i parë që shënoj me skuadër të re shkon gjithmonë për babanë tim, i cili më shikon dhe më ndjek nga qielli. Ishte e pabesueshme, jam shumë i lumtur dhe krenar për skuadrën. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë dhe ia dolëm të shënojmë katër gola në total”, deklaroi 34-vjeçari, kapiteni i kombëtares polake.