Author: tirana

Një nga rusët e arrestuar në Gramsh ka pranuar se ishte porositur për të bërë foto në disa vende të Shqipërisë. Sipas burimeve të Top Channel, shtetasi rus ka rrëfyer se është kontaktuar nga agjentë rusë për të bërë foto të objekteve të rëndësisë të veçantë si uzina ushtarake, porte dhe ujësjellës në vendin tonë, por thotë se nuk ka më shumë informacione. Të mërkurën ose të enjten, tre të arrestuarit që u kapën të shtunën në Gramsh do të dalin para gjykatës. Ata po hetohen me akuzën spiunazhit dhe po mbahen në drejtorinë e policisë së Elbasanit ku janë…

Read More

Nje i burgosur 28-vjeçar ka ndërruar jetë teksa po transportohej me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës. Mësohet se i riu është ndjerë keq në ambientet e paraburgimit dhe më pas është dërguar në spital, por, fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës. Trupi i të ndjerit do të dërgohet në morg, ku edhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për përcaktimin e shkakut të vdekjes. 28-vjeçari ndodhej në paraburgim, pasi kishte thyer arrestin e shtëpisë.

Read More

Abdullah F. Al Basman nga Kuvajti, i njohur për postimet e fotografive të veturave sportive dhe stolive të ndryshme të arit, ka rënë pre e dy grabitësve, teksa po udhëtonte me automjetin e tij në pjesën qendrore të Londrës. Watch thieves out in London ( Mayfair) today two Thieves on mopeds one using hammer trying to take a man watch as is sit Bugatti chiron car.. Cc watch_crime_ldn pic.twitter.com/2r5LZd841h— London & UK Street News (@CrimeLdn) August 21, 2022 Në një video që qarkullon në rrjetet sociale dallohet momenti kur grabitësit thyejnë xhamin e makinës, ndërsa tentojnë t’i marrin milionerit orën…

Read More

Shumë turistë kërkojnë aventura seksuale dhe janë të gatshëm të paguajnë për to. Viktima të kësaj bëhen edhe minorenet. Shumë destinacione turistike i druhen konfrontimit me këtë temë. Kur bëhet natë, Playa de Palma zgjohet dhe jeta e natës në zonën më të rëndësishme të pushimeve të Majorkës gjallërohet. Gra, që vijnë kryesisht nga Nigeria ofrojnë shërbimet e tyre vetëm njëqind metra larg plazhit, larg syrit të publikut. Klientët e tyre janë vetëm pushuesit. “Turistët e rrisin shumë kërkesën për seks që shitet e blihet në Majorkë”, thotë Rocío López nga organizata humanitare Médicos del Mundo, e cila prej vitesh…

Read More

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka pritur këtë të hënë në një takim ambasadoren e re të Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann. “Takim i parë i mirë me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë mbi bashkëpunimin BE-Shqipëri në fushat kyçe të energjisë dhe zhvillimit të infrastrukturës. BE është e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në këto fusha kyçe për qytetarët e saj dhe integrimin në Be”, tha Hohmann në një postim në Twitter. Ambasadorja e re mori detyrën në fillim të gushtit dhe pason italianin Luigi Soreca në detyrën e përfaqësueses së unionit në vendin tonë. Ky…

Read More

Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar në pikën kufitare të Kakavijës, i cili kërkohej nga autoritetet franceze. Ai u kap në tentativë për të kaluar në shtetin fqinj. Shqiptari rezulton me urdhër arresti evropian nga autoritetet franceze, i dënuar me 6 vjet burg për “rast të veçantë të mbrojtjes së prostitucionit”, “pjesëmarrje në një komplot kriminal” dhe “trafikim i qenieve njerëzore i kryer kundër shumë individëve”.

Read More

NASA ka publikuar dy foto të reja të marra nga teleskopi hapësinor James Webb (JWST) që kapin aurorat mahnitëse që shkëlqejnë rreth poleve veriore dhe jugore të Jupiterit që shkaktohen nga luhatjet në fushën magnetike të planetit. Ndërsa Jupiteri rrotullohet, ai tërheq fushën e tij magnetike që bombardohet nga grimcat e erës diellore – ky është një proces i ngjashëm me mënyrën se si erërat diellore krijojnë aurorat e mrekullueshme në Tokë. Së bashku me polet e ndezura, imazhet tregojnë detaje të pabesueshme të atmosferës së turbullt, unaza rreth planetit dhe disa nga 79 hënat e Jupiterit mund të shihen…

Read More

Elina Xhengo, kampione e Europës në hedhje shtize, vajza 20-vjeçare e lindur nga prindër shqiptarë, nuk e ka shijuar tërësisht sukesesin e europianit të Mynihut. Edhe pse ajo përfaqësoi Greqinë dhe madje valëviti flamurin e vendit fqinjë në europian ku vendosi edhe rekord kontinental si vajza më e re që arrin të fitojë një titull në këtë disiplinë, mesazhet fyese me bazë raciste për shkak të origjinës së saj nuk kanë munguar. “Kam marrë mesazhe negative sepse jam me origjinë nga Shqipëria”, thekson Elina në një intervistë për televizionin kombëtar ANT1. “Telefonatën e parë ua bëra prindërve të mi sepse…

Read More

Supermarketet franceze dhe stacionet e benzinës kanë një përgjigje për rritjen e inflacionit, ngrirjen e disa çmimeve për muajt e ardhshëm. Të hënën, gjiganti francez i shitjes me pakicë Carrefour njoftoi se do të mbajë të pandryshuara çmimet për më shumë se 100 produkte thelbësore për 100 ditët e ardhshme. Lista e artikujve përfshin drithëra për mëngjes, kafe, perime të konservuara, detergjent dhe pelena. Carrefour i cili ka më shumë se 1,400 dyqane në të gjithë Francën, tha se ngrirja ishte pjesë e “sfidës së saj kundër inflacionit”, por shtoi se çmimet, në teori, mund të rriten përsëri nëse tarifat…

Read More

Vihet në pranga autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut, Horgito Peqini 18 vjeç. Në një informacion paraprak për mediat, policia e Elbasanit thotë se u shoqërua edhe një shtetas K.S, 33 vjeç që ishte bashkë me autorin e vrasjes. Po punohet për sqarimin e rrethanave duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Horgito Peqinin është nipi i Eduart Peqinit, i njohur ndryshe si “Mandela” i Elbasanit, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të krimeve që ka kryer në vitin 1997-të.

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë nëpërmjet një video të publikuar në “Facebook” shprehet se ora e llogaridhënies për qeverinë që ndodhet në pushtet po afron. Meta po ashtu paralajmëron nëpunësit e administratës publike që të jenë korrekt me punën e tyre dhe të mos firmosin në shkelje të ligjit. “U bëj thirrje të gjithë nëpunësve të administratës publike: Mos firmosni asgjë në shkelje të ligjit! Bëni gjithçka për të qenë korrekt me ligjet sepse ditët dhe javët e këtij regjimi janë të numëruara!”, shkruan Meta.

Read More

Nga Ylli Pata Siç dhe pritej, ngjarja me tre rusët në bazën ushtarake të Gramshit, do të pasurohej e mbulohej orë pas ore me nuanca misteri e thrilleri, ca me bazë e ca pjellë e fantazisë. Jemi në pikën kulmore të një histori alla Jessica Fletcher, personazhi tashmë mitik i novelave thriller të romancieres angleze me të njëjtin emër. Ndërsa reporterët e kronikës së zëzë po japin “të dhëna” nga SHISH-I, a thua se kemi të bëjmë me një zyrë që jep informacion, e jo grumbullon info të klasifikuara dhe i analizon për të zbuluar veprimtari problematike ndaj shtetit shqiptar.…

Read More