Author: tirana

Policia pas shumë kërkimesh, gjen në lumin Shkumbin, armën e zjarrit pistoletë, me të cilën dyshohet se u vra 33-vjeçari Mardit Ulqianku. Pas 6 ditëve arrati, Horgito Peqini, autori 18-vjeçar i vrasjes së33-vjeçarit, u arrestua të hënën nga Policia e Shtetit. Së bashku me të është shoqëruar edhe 33-vjecari i identifikuar si K.S. Horgito është nipi i Eduart Peqinit, i njohur ndryshe si “Mandela” i Elbasanit, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të krimeve që ka kryer në vitin 1997-të. Njoftimi i Policisë së Shtetit Në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes,…

Read More

Pamja e Kylie Jenner vijon të nxisë komente. Krijuesja e Kylie Cosmetics postoi një video në TikTok të saj dhe shoqes Stassie Karanikolaou të dielën, në të cilën buzët e të dy bukurosheve dukeshin më të mëdha se zakonisht. 25-vjeçarja e ka pranuar hapur se ka përdorur filler të përkohëshëm në buzët e saj, në vitin 2015. Pasi Jenner postoi videon në TikTok, një pjesë e madhe e ndjekësve nisën me kritikat. “O zot, buzët”, tha një përdorues, pasuar nga një sërë emojish që tregonin pakënaqësinë e tyre. Jenner vendosi të mos qëndrojë e heshtur dhe iu kthye ndjekësit: “Është…

Read More

Tensionet në veri të Kosovës, dhe rikthimi i gjuhës së luftës nga ana e Serbisë sipas qeverisë së Kosovës, ka bërë që sot në Prishtinë të mbërrijë përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Gjatë ditës së sotme, Escobar do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. I dërguari amerikan në mbrëmje pritet të takohet edhe me përfaqësues të opozitës, të cilët i ka ftuar për darkë. Bëhet e ditur se në mbështetje të dialogut nesër vendin do ta vizitojë edhe special i BE-së, Miroslav Lajçak.

Read More

Nga: Aranit Muraçi Në garën e atletikës së Europianit për femra, në 3.000 metra me pengesa, në një sport ndoshta të vogël (jo aq popullor sa futbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi) ndodhi një ngjarje e madhe historike, nga një sportiste pak e madhe që i përket një realiteti sportiv të vogël, jashtë radarit të atletikës botërore: Shqipërisë. Ajo është Luiza Gega, 33 vjeçe (34 mbush në nëntor), e cila shkroi një faqe të madhe në historinë e sportit të atletikës dhe sportit shqiptar. Është në fakt medalja e parë e artë në historinë e atletikës së femrave shqiptare, dhe e dyta…

Read More

Mëngjesin e kësaj të marte, teksa u ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, kryeministri Edi Rama ka promovuar kantierin e veprës madhore për transformimin e sheshit të Çerçizit. “MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga kantieri i veprës madhore për transformimin e sheshit të Çerçizit, në një hapësirë këmbësore me një parkim publik nëntokësor prej 300 vendesh, që e kthen zemrën e qytetit muze në një zonë pa makina, e cila së bashku me bajpasin do të mundësojnë zero ndotje në rrugët ekskluzivisht pedonale të qendrës së Gjirokastrës, ju uroj një të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.

Read More

Edhe pse me vite ajo ka treguar se nuk ka pasur mbështetje qeveritare, por kurrë nuk u dorëzua. E arta Luiza Gega, Kampione e Europës në atletikë, sot do të nderohet me një ceremoni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kryeministri Edi Rama ftoi ditën e djeshme qytetarët që të duartrokasin kampionen e parë europiane të atletikës me fanellën kuqezi të Shqipërisë, sot në orën 11:00. Si asnjëherë më parë Shqipëria tashmë ka edhe një kampione europe në atletikë dhe ajo është e vetmja sportiste shqiptare në këtë sport elitar, Luiza Gega. Në finalen e garës së 3000 m/p atletja shqiptare…

Read More

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës. Viktima Agron Metushi dhe autori i dyshuar Alfons Palushani që u arrestua nga policia, ndodheshin në një lokal, por në tavolina të ndryshme. Gjatë qëndrimit në lokal viktima dhe autori kanë fyer njeri-tjetrin në distancë. Rreth orës 3 të mëngjesit, Alfons Palushani ka marrë një armë zjarri automatik kallashnikov dhe ka qëlluar në oborrin e lokalit shtetasin Agron Metushi i cili mbeti i vdekur në vend. Sipas burimeve dyshohet se personat e përfshire në këtë ngjarje të rëndë kanë qenë të…

Read More

Një tjetër ngjarje ku është përdorur arma është regjistruar këtë mëngjes në Laç. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur Besim Zeneli. Ende nuk duhet gjendja e tij shëndetësore, por është dërguar më urgjencë te spitali i Traumës. Bëhet me dije se policia ka shoqëruar disa persona. Besim Zeneli nga fshati Shullaz i Kurbinit ishte pranë dyqanit të tij që ndodhet në autostradë në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Read More

Vrasjet në vend nuk kanë të ndalur. Një 51 vjeçar është vrarë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte me armë zjarri në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës. Viktima Agron Metushi u qëllua disa herë me automatik kallashnikov nga Alfons Palushani 37 vjeç. Konflikti nisi në lokalin e fshatit dhe menjëherë Palushani ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që Metushi ka hipur në automjetin e tij për tu larguar, ai e ka qëlluar me armë zjarri. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e…

Read More

Dashi Hëna është disonante, jeni pak nervoz dhe po bëni ca biseda si me shaka, që mund të mërzitin njerëzit që ju rrethojnë. Në punë, gjërat jo fort mirë. Përpiquni të mos bëni polemika, duhet të gjeni pak qetësi! Demi Yjet janë në anën tuaj, por në dashuri duhet të sqaroni diçka me gjysmën tuaj. Në punë, periudha është premtuese. Dielli është i favorshëm dhe diçka ka filluar të lëvizë! Binjakët Favorizohen takime të reja. Mos i nënvlerësoni, por përfitoni prej tyre. Në punë, gjithçka varet nga ju dhe nga ajo që dëshironi. Nuk keni asnjë vështirësi dhe asnjë pengesë…

Read More

Kjo e martë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare me reshje shiu në mesditë në zonat qendrore dhe zonat malore. Temperaturat në mëngjes do te luhaten 14-18 gradë, vlerat maksimale do të jenë pa ndryshime të ndjeshme 24-28°C në veri deri në 28-31°C në zonën e ulët. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.

Read More

DJ PM, i cili u bë edhe më shumë i njohur për publiku me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Vip”, ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, ku pyetjet kryesisht lidheshin me blogeren Sarah Berisha dhe romancën mes tyre. Një ndjekës e pyet ish-banorin se përse nuk publikon foto me blogeren. “Përse nuk nxjerr foto me Sarën për t’i treguar botës sa e do”, shkroi ndjekësi, ndërsa Pajtimi nuk ka nguruar të japë një përgjigje. “E din ajo se unë e dua pa foto fare, kështu që nuk ka nevojë për të publikuar foto që…

Read More