Një nga ish-punonjësit e uzinës së armëve në Gramsh, tregon se uzina e vënë në punë në vitin ‘65 ishte shumë moderne për kohë.
”Kishte fuqi punëtore prej 1200 vetë, gjithë Gramshi punonte atje. Nisi me specialistë nga Durrësi, Korça të specializuar në Kinë. Ruhej me roje, por prodhimi i mbyll pas viteve ‘90 dhe ruajtja nuk ishte më në nivelin e dikurshëm”.
Ai thotë se punonin rreth 1200 vetë, por shumë prej tyre nuk kishin dijeni së çfarë prodhohej në reparte të caktuara. Po ashtu thekson se uzina ka qenë sekrete.
“Kam punuar nga viti ‘72-‘75 në repartin termik. Puna ishte shumë e rregullt, na çonin dhe na merrnin me autobus. Ishin shumë reparte me procese të ndryshme, ishte zinxhir puna. Më habit një fakt, pse turist dhe me sprajt me vete. Ata kanë vajtur me qëllime të caktuar, ajo ka qenë uzinë sekrete. Edhe këtu në Gramsh jo të gjithë e dinin se çfarë prodhohej në të”.