Vëllezërit e 60-vjeçarit Besim Zeneli që u plagos pak pas mesnate në Laç, janë emra të njohur për policinë, pasi janë përfshirë disa vite më parë në një vrasje në lumin e Matit. Kjo është pista e parë e hetimeve ku është fokusuar Policia.
60 vjeçari është banues në fshatin Shullaz, Kurbin, dhe ka qenë në biznesin e tij (dyqan fruta-perimesh) që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën Laç-Lezhë, kur është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.
Si pasojë e të shtënave 60-vjeçari ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.
