Author: tirana

Një përplasje për motive banale i ndodhur në lagjen “Tasim Shehu” në kryeqytetit mbrëmjen e sotme ka degjeneruar deri në përdorimin e armës. Nga të shtënat mbeti i plagosur një 23-vjeçar. I riu u qëllua nga 49-vjeçari i identifikuar me emrin Albert Ostreni. Mësohet se Ostreni pas një konflikti të çastit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi fiqinjin e tij Renaldo Mejdanin. Ngjarja ka ndodhur për një konflikt të çastit, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim nga policia. I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Read More

Supermodelja Bella Hadid ka pohuar se ka humbur shumë oferta pune dhe është larguar nga miqtë për shkak të qëndrimit të saj antiizrael. Modelja 25-vjeçare është vajza e supermodeles nga Holanda, Yolanda Hadid, dhe biznesmenit palestinez të pasurive të paluajtshme Mohamed Hadid. Ajo e ka kritikuar Izraelin në të kaluarën për shkak të konfliktit me Palestinën. Në një interviste që ka dhënë së fundmi, modelja e famshme, e cila ka punuar për markat më të mëdha në botë, ka shpjeguar se si ajo humbi shumë oferta pune për shkak të qëndrimit të saj politik.“Ka pasur kaq shumë marka që kanë…

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ndërsa mësohet se një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tasim Shehu” në ambientet e një lokali. Mësohet se personi i plagosur është transportuar në spital, ndërsa autori i paidentifikuar është larguar menjëherë nga vendngjarja pas krimit.

Read More

Një reper i njohur nga Holanda është arrestuar në Majorka, pasi akuzohet për përdhunimin e një fanseje të tij. Mediat spanjolle raportojnë se artisti dhe e reja janë takuar të shtunën pasi vajza shkoi në klubin e natës me shoqen e saj për të parë reperin duke performuar. Në fund të spektaklit, dy vajzat thuhet se i janë afruar artistit dhe kanë shkrepur disa foto, ndërsa reperi i ka kërkuar njërës prej tyre që ta ndiqte në dhomën e hotelit të tij, ku më pas fansja pretendon se është abuzuar seksualisht.

Read More

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave që ka marrë për mbështetjen ndaj sportistëve të kalibrit europian. Në një reagim në “Twitter”, kreu i qeverisë shkruan se kur nuk duan t’ia dinë për faktet, duhet të bëjnë si Luiza Gega, të vrapojnë më shpejt. “Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë, jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian? Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza: Vrapo më shpejt!”, shkruan kryeministri në…

Read More

Partia Demokratike ka reaguar sërish lidhur me vendimin e Bordit të Transparencës për të rritur çmimin e naftës në vend me 12 lekë dhe të benzinës me 4 lekë, në një kohë që çmimi për fuçi në bursën ndërkombëtare është në rënie të vazhdueshme. Deputeti Dashnor Sula akuzon këtë organ dhe qeverinë se veprojnë me dy fytyra vetëm për të vjedhur shqiptarët. POSTIMI: Qeveria me dy fytyra që vjedh shqiptarët! Në dy javët e kaluara çmimi i karburantit në tregun ndërkombëtar, në bursë shënoi një rënie të theksuar duke shkuar në nivelet e para luftës në Ukrainë. Por bordi i…

Read More

Hetimet e Prokurorisë së Peruxhias kanë arritur të zbulojnë një rrjet trafiku të madh, i cili operonte nga Shqipëria në Itali. Pas operacionit të policisë Italiane ra në pranga një shtetas shqiptar, i cili akuzohet si pjesëmarrës në “shoqatën transnacionale që synon trafikun e paligjshëm të drogës”. Hetimet e kryera nga prokuroria italiane zbuluan se trafiku i drogës kryhej në formën e call-centerave, ku porositë bëheshin në Shqipëri, dhe shpërndarja më pas në Itali. Sipas hetuesve, tregtarët e drogës ishin të organizuar “sipas një rotacioni metodik në Itali, i karakterizuar nga periudha të shkurtra dhe intensive të shpërndarjes së drogës”,…

Read More

Shqipëria ditët e fundit është përfshirë nga disa zhvillime, në Gramsh dhe Poliçan, ku shtetas të huaj, rusë, ukrainas dhe çekë janë futur në uzinat e armëve. Por kjo sipas autoriteteve është e ndaluar. Ata akuzohen për spiunazh, edhe pse nuk ka ende prova. Por këta nuk janë të vetmit që kanë hyrë në këto uzina. Një vitë më parë, një tjetër rus, Sleva nga Shën Peterburgu në Rusi është futur në ish-aeroportin ushtarak të Gjadrit dhe në Poliçan. 31-vjeçari rus ka postuar në rrjetet sociale çfarë pa dhe gjeti në këto dy objekte. Në një intervistë për Top Channel…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, gjatë një takimi me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Petrushev, tha në Moskë se “është i gabuar dhe i kotë” tentimi për izolimin e Rusisë, pasi ky shtet për nga territori është më i madhi në botë, u tha në njoftimin e MPB-së serbe. Vulin tha se përjashtimi i Rusisë nga organizatat ndërkombëtare, veçanërisht nga organizatat sikurse Interpol-i “do të ishte i dëmshëm dhe se një akt i tillë do të linte hapësirë vetëm për forcimin dhe zhvillimin e mëtejmë të krimit”. Ministri i Punëve të Brendshme të…

Read More

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë publike një paketë shtesë ndihme ushtarake për Ukrainën prej rreth tre miliardë dollarësh. Associated Press citon zyrtarët amerikanë të kenë thënë se paketa e re do të bëhet e ditur të mërkurën, ditën kur lufta në Ukrainë arrin kufirin gjashtëmujor. Paketa e ndihmës me armë prej 3 miliardë dollarësh do të ishte paketa më e madhe e tillë e ndihmës që SHBA ka ofruar për Ukrainën që nga fillimi i luftës më 24 shkurt. Paratë do të përdoren për të trajnuar dhe pajisur forcat ukrainase për të luftuar për vitet në vijim, si dhe…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë. Një konflikti banal mes të rinjsh, 19-vjeçari Elton Kondaj ka përfunduar i plagosur dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë Vlorë:Më datë 23.08.2022, rreth orës 19:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi E. K, 19 vjeç, i cili është dërguar në…

Read More

Përfshihet nga flakët fshati Palasë i bashkisë Himarë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilët po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit.

Read More