Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandali me kilometrat e makinave. Zbulohen 152 raste të manipulimit nga shitësit brenda një jave

16:11 / August 24, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina koalidim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Afro brenda një javë gjatë kontrollit teknik të automjeteve, janë konstatuar 152 raste me abuzimin e kilometrazhit.

Të dhënat zyrtare të siguruara nga Tv Klan u përkasin të gjitha pikave të kolaudimit në Shqipëri. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka bërë publike rastet kur automjeti gjatë kolaudimit në vitin 2020 ka patur afro 312 mijë km, ndërsa këtë vit rezulton me 202 mijë km, afro 110 mijë km më pak.

Si ky rast janë edhe shumë të tjera, ku tregtarët e automjeteve në përpjekje për t’i shitur ato më shtrenjtë kanë ulur numrin e kilometrave real që ka kryer makina.

Sipas Drejtorisë së Transportit të gjitha mjetet që rezultojnë me anomali në odometër pajisen me certifikatë kolaudimi vetëm pas rregullimit të statusit të kilometrave, si edhe u shënohet historiku real në certifikatë.

Gjurma historike e manovrave me kilometrazhin do t’i shërbejë blerësve eventual që të njihen me këtë fakt dhe të mos mashtrohen më nga tregtarë të ndryshëm, pasi krahas kilometrazhit që ka mjeti në momentin e kontrollit teknik, në certifikatën e kolaudimit tashmë regjistrohet edhe historiku i makinës me kilometrat përkatës. Kjo risi nuk ka kosto ekstra, por është e përfshirë brenda tarifës ekzistuese për kolaudimin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste

13:01 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.