Mëngjesin e kësaj të enjte, në urimin ndaj ndjekësve në facebook për një ditë të mbarë, edhe pse kohë me shi, kryeministri Edi Rama e bashkangjiti me punën që po bëhet në Mangalemin e bukur të Beratit.
Kreu i qeverisë ka përgëzuar punën e ustallarëve, por edhe promovon dhe vlerëson kryetarin e Bashkisë, Ervin Demon.
“MIRËMËNGJES, dhe me duart e arta të ustallarëve që po qendisin Mangalemin e Beratit, ku kryetari i Bashkisë në partneritet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, po sjellin ngado ndryshime të bukura, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.