Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ilir Meta(j) bie në rrjetën e SPAK-ut

09:02 / August 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta 1 muaj pasi la Presidencën ku qëndroi 5 vite, është në procedim penal nga Prokuroria Anti Korrupsion, pas një kallëzimi të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri. SPAK i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një kopje të vetëdeklarimit si dhe Drejtorisë së Gjendjes Civile përsa i takon mbiemrit të tij.

Kërkesës së prokurorisë, Meta iu përgjigj duke nxjerrë një tjetër shkresë që SPAK i ka drejtuar drejtorisë së gjendjes civile ku kërkon informacion mbi gjeneralitetet e tij. Për të SPAK-u ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik, duke e cilësuar edhe një herë reformën në drejtësi si Ramaforma.

Debati për mbiemrin u rihap pas deklaratës së Autoritetit të Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit. Në media u aludua gjerësisht se personi me inicialet I.M, që kishte bashkëpunuar me ish-Sigurimin ishte ish-presidenti Ilir Meta(j).

Do jetë një skandal i përmasave të mëdha, nëse gjeneralitetet e ish-presidentit janë në të vërtetë Ilir Metaj, ndërkohë që të gjitha dokumentet zyrtare përfshi edhe dekretet janë firmosur me emrin Ilir Meta. Një kërkesë i është dërguar edhe KQZ-së për t’i mundësuar SPAK-ut formularin e vetëdeklarimit të Metës, që edhe në këtë rast, nëse do të rezultonte i vetëdeklaruar me emrin Ilir Meta, dhe në gjendjen civile si Ilir Metaj, do të konsiderohej si deklarim i rremë.

Ilir Meta ka dorëzuar forumlarin e dekriminalizimit në vitin 2013, kohë edhe kur ka kandiduar për deputet.

Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.