Një 66-vjeçar ka shkuar mëngjesin e sotëm me plagë në spital dhe sipas Policisë së Tiranës, aty ka humbur jetën. Sipas njoftimit për shtyp, 66-vjeçari ka qëlluar veten me armë gjahu.
“Një person është vetëvrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Misto Mame”, shtetasi K. Xh., 66 vjeç, fillimit dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu (çifte). 66-vjeçari ka ndërruar jetë më pas në spital. Grupi hetimor ndodhet po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.
