Author: tirana

Në Ukrainë, 6 muaj pasi nisi lufta ruse, provuan të kthehen në normalitet, madje duke rinisur edhe kampionatin e futbollit. Por, ajo që ndodhi në Lviv, në ndeshjen ndërmjet Rukh dhe Metalist Kharkiv është e pabesueshme. Përballja u ndërpre tre herë nga sirenat e alarmeve, pas kalimit të avionëve luftarakë në qiej. Lojtarët u detyruan të largohen nga fusha, për të hyrë në bunkerët e ndërtuar në stadiume, ku u detyruan të qëndronin për afro dy orë e gjysmë të strehuar. Prej këtyre episodeve, sfida zgjati plot 4 orë e 27minuta, në vend të 90 minutave normale të një ndeshje…

Read More

Zv/kryeministrja, njëherësh edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, është pyetur nëse duhet shkrirë Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve dhe ngritja e një strukture tjetër. Ajo tha se bordi nuk ndikon në rritjen e çmimit të karburanteve, por vetëm bën transparencë për publikun. “Bordi i transparencës nuk ndikon në çmimin e naftës. Bordi është aty për të bërë transparencë publike. Ne si bord as nuk e rrisim dhe as nuk e ulim çmimin. Ka një abuzim në media nga politikanët. Flitet që çmimi i naftës ka…

Read More

Fatos Çoçoli “Thatësira aktuale është më e keqja e 500 viteve të fundit,” – deklaroi pardje Johannes Bahrke, zëdhënës i Komisionit Evropian (https://www.euronews.com/2022/08/23/europe-faces-its-worst-drought-in-five-centuries-says-report). Qeveria e Bashkimit Evropian është e shqetësuar nga vështirësitë ekonomike që prodhon thatësira rekord për të 27 vendet e saj anëtare. Ulet rendimenti i kulturave bujqësore të stinës, ndërsa qytete dhe fshatra të shumtë të BE-së po hasin probleme me furnizimin me ujë dhe po bazohen tek shpërndarja me autobot.Ndërkohë, niveli i ulët i liqeneve dhe lumenjve, për shkak të mungesës së rreshjeve, po shkakton probleme serioze me transportin ujor. Po ne? Ne na intereson shumë moti…

Read More

Kryetari i Bashkisë Gramsh, Klodian Taçe njoftoi se i kanë vjedhur faqen e faqen e tij në Facebook. Njoftimin, Taçe e bëri në një postim në llogarinë tjetër personale që ka në këtë rrjet social, ku u kërkon qytetarëve të shmangin çdo lloj mesazhi dhe komunikimi nga faqja zyrtare e hakeruar. “Përshëndetje të gjithëve! Prej ditës së sotme, Klodian Taçe-Faqja Zyrtare është vjedhur (hacked) nga persona anonim. Deri në momentin që do arrijmë të rimarrim kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili im personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh. Për të evituar çdo keqkuptim ju…

Read More

E kanë vrarë, rrëmbyer apo është një skenar? Ende nuk ka një përgjigje se ku është Ervis Martinaj, i shumëkërkuar nga Policia dhe i denoncuar i zhdukur nga familja. Indrit Dokle, numri një i fraksionit të ish-bandës së Durrësit, ka folur për herë të parë për zhdukjen e Martinajt. Gazetarja Klodiana Lala thotë se Dokle është marrë në pyetje nga grupi hetimor, dhe se është shprehur se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Dokle ka thënë se nuk ka asnjë dijeni mbi atë se çfarë mund të ketë ndodhur me biznesmenin e lojërave të fatit, duke u distancuar nga…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se gjatë mbledhjes së qeverisë këtë të është marrë vendimi për shtyrjen me tre muaj të paketës anti-krizë që është në fuqi për transportin publik. “Ashtu siç jeni në dijen ne me aktin 225 kemi përcaktuar një masë kompensimi për të gjitha kompanitë e transportit e cila ka qenë në fuqi deri në muajin gusht. Gjatë kësaj peridhe janë tërhequ 60 përqind e fondit, kjo dhe për shkak të procedurave dhe kushteve që duhen plotësuar. Me aktin e sotëm është marrë vendimi që kjo paketë të vijojë në muajin gusht shtator dhe…

Read More

Pas fitimit të titullit “Kampione e Europës, Luiza Gega është vlerësuar dhe nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës. Tirananews.al mëson se  ditën e sotme, me konsensus të plotë i është dhënë titulli  “Qytetare Nderi”, kampiones Luiza Gega. Atletja shqiptare Luiza Gega u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila ngjitet në majën e Europës. Gega kurorëzoi kështu me një medalje të artë një sezon të jashtëzakonshëm,…

Read More

Kurset valutorë po shohin dobësim të vazhdueshëm të monedhës euro. Mungesa e gazit dhe kriza energjetike kanë demoralizuar ekonomitë më të mëdha në Europë, ndërsa zhvlerësimi rekord i euros po shihet edhe në tregun shqiptar. Euro po qëndron nën dollarin në kursin e këmbimit valutor. Për herë të parë, vlera e saj është ulur në treg kundrejt monedhës amerikane dhe me kursin e Bankës së Shqipërisë 1 euro vlen 116.9 lekë. Ndërkohë, 1 dollar këmbehet me 117.5 lekë. Rënia e euros gjatë verës, në Shqipëri është e lidhur me prurjet që sjellin turistët europianë në vend. Por këtë vit, ajo…

Read More

Një i ri që bënte manovra të frikshme me makinë mes Tiranës, është identifikuar dhe gjobitur nga Policia Rrugore e Tiranës. Mësohet se i riu i xhironte garat që bënte dhe më pas i publikonte në rrjete sociale duke u lavdëruar te miqtë dhe të afërmit. Pas ndalimit policia e gjobiti atë me 40 000 lekë gjobë, ndërkohë që po punohet për kapjen edhe të shoferit tjetër që garonte me të riun e gjobitur.

Read More

Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën e rrethit të Kurbinit për agjentin e Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit, Jeton Lami, i cili u vu në pranga ditën e djeshme. 28-vjeçari është lënë në arrest me burg. Lami akuzohet për ‘shpërdorim detyre” sepse ka shoqëruar dhe përkrahur një person të shumëkërkuar, nuk ka marrë masa për kapjen e tij dhe nuk ka informuar vendndodhjen e tij.

Read More

Sot në Stamboll në orën 18:00 do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Champions League për sezonin 2022-2023. 32 skuadrat e kualifikuara në këtë fazë të turneut do të mësojnë emrat e kundërshtarëve që do të kenë përballë në grupe. Në vazon e parë janë disa nga emrat më të mëdhenj të kontinentit si Bayerni, Manchester City, Real Madrid, PSG, Ajax, Milan, Porto dhe Eintracht Frankfurt. Juventus, Chelsea, Barcelona dhe Liverpool janë në vazon e dytë, ndërsa Inter, Napoli dhe Dortmund në të tretën. Faza e grupeve nis në 6 shtator dhe përfundon në 2 nëntor për shkak…

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe është kundër rikthimit të basteve sportive. Ai merr shembullin e Luiza Gegës duke thënë se nuk u shpall kampione e Evropës prej parave të basteve, por prej mundit e sakrificës së derdhur përditë. Reagimi i Braçes vjen menjëherë pas propozimit të bërë nga Fidel Yllli, kreu i Komitetit Olimpik i cili menjëherë pas fitores së Luiza Gegës kërkoi rihapjen e basteve, të mbyllura që në 2018. Deputeti socialist i thotë se po bëhet banale që pas çdo suksesi apo dështimi sportiv, rriten tonet për të ligjëruar bastet. “Luiza Gegën nuk e bënë kampione të Evropës bastet,…

Read More