Author: tirana

Nesër starton Tirana Sunny Hill Festival. Emra të mëdhenj do të ngjiten në skenën e Sunny Hill Tirana përballë një panorame të mrekullueshme te Liqeni Artificial i Tiranës, ku skena dhe çdo detaj tjetër tashmë është gati të mirëpresë edicionin e parë të këtij eventi muzikor në Shqipëri. Po cilët janë artistët dhe kur do të ngjiten ata në festivalin e Dua Lipës, i cili do të zgjasë 3 mbrëmje radhazi?Ekipi i Tirana Sunny Hill Festival ka publikuar programin ditor të festivalit që do të shtrihet përgjatë fundjavës, duke nisur nga e premtja e shtuna dhe për tu përmbyllur të…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas nisjes së hetimeve nga ana e SPAK në lidhje me kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta në lidhje me padinë e ish-deputetit Halit Valteri. “PD nuk merr kurrë pushtet përveçse me votë. Protesta është pa asnjë diskutim institucioni demokratik për t’i dhënë mësim kësajqeverie. Gjithçka është në kuadrin e shnndërrimit të SPAK, SHISH, Autoritetit të Dosjeve në anekse të zyrës së Edi Ramës. Kemi një shtet monist. PD ligjin e lustracionit e ka votuar dy herë. E ka votuar në vitin 1996, dhe në 2008. Edi Rama e ka dërguar në GJK atë ligj.…

Read More

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 1285 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 375 qytetarë, në këto bashki: 121 në Tiranë, 29 në Lushnje, 16 në Durrës, 12 në Vlorë, nga 11 qytetarë në Pogradec, Devoll, nga 10 qytetarë në Krujë, Kamëz, nga 9 qytetarë në Fier, Sarandë, Elbasan, nga 8 qytetarë në Kavajë, Himarë, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Divjakë, Korçë, Maliq, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Lezhë, Vorë, Berat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, Selenicë, Kolonjë, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Shijak, Mat,…

Read More

I shte pasdite marsi 1997 kur kapiteni Fatmir Koka mbeti i rrethuar teksa vrojtonte kaltërsinë e detit në pozicionin luftarak mbi bedenat e kalasë së Ali Pashë Tepelenës, në Porto Palermo. Bënte disi ftohtë e herë pas here nga majat e Llogarasë varej një tis mjegulle. Në fillim, krismat kishin qenë të rralla e mandej ishin dendësuar. Këtë radhë piratët nuk vinin nga deti, por kishin vërshuar nga shpina. Ishte koha kur sa kishte filluar shembja e madhe e pranverës ‘97. Jo rastësisht, djaloshi me vështrim nga deti ndëshkohej ndër të parët. Dëshmitarët që përcollën ngjarjen, nuk donin ta besonin…

Read More

Dy persona në Selanik kanë hyrë në një pallat dhe kanë vjedhur një kasafortë, që sipas mediave greke ka pasur brenda 40 mijë euro, bizhuteri dhe para në valutë. Autorët pa maska janë filmuar nga kalimtarët dhe kamerat e sigurisë dhe shihen teksa ngarkojnë të pashqetësuar kasafortën në bagazhin e një makine së bashku me bashkëpunëtorin e tyre që i priste. Ata janë filmuar në momentin që po përpiqeshin ta ngarkonin kasafortën në bagazhin e automjetit të tyre, por ajo është rrëzuar në tokë, duke i ekspozuar. Por, grabitësit nuk janë dorëzuar edhe pas kësaj, pasi e kanë ringarkuar kasafortën…

Read More

Një vjedhje kasaforte nga një i ri shkaktoi tragjedi për një familje në Malësinë e Madhe. Në media, u raportua se 27-vjeçari Kristian Fusha, pasi kishte qenë për një vizitë me të fejuarën e tij Samanta Vitaj, në shtëpinë e motrës së kësaj të fundit, ishte rikthyer aty pas dy ditësh për të grabitur dy kasaforta me lekë. 27-vjeçari pasi u arrestua pranoi krimin që kishte bërë, ndërsa 17-vjeçarja në kushte depresioni u vetëvra duke pirë fotoksinë. Ky variant u mbështet edhe nga policia, duke dhënë edhe ata të njëjtën deklaratë. Por familjarët e Kristian Fushës kanë thyer heshtjen dhe…

Read More

Për kuriozët, dhe për ata që janë tepër xhelozë për partnerin e tyre, tashmë vjen një lajm i mirë. Ju mund të përgjoni bisedat private të të tjerëve në aplikacionin WhatsApp. Për të arritur që të futeni në brendësi të bisedave të personave të tjerë, duhet të përdorni metodën e MAC spoofing, e cila parashikon 8 hapa të nevojshëm. – Ç’instaloni WhatsApp nga aparati telefonik. – Kërkoni dhe gjeni smartfonin që doni të monitoroni, përgjoni. – Gjeni adresën MAC të smartfonit që do të përgjoni. Adresa Mac është një numër i cili identifikon në mënyrë të veçantë çdo pajisje. Ja…

Read More

Një video është publikuar në mediat e huaja, ku disa shqiptarë tentojnë të kalojnë me gomone në Angli, por policia u prish planet. Në përpjekje për të kaluar nga një plazh afër Dunkirk në video shihet se ata janë sulmuar me spraj nga efektivët për të mos lejuar largimin e tyre. Sipas Channel 4 News në grupin e emigrantëve ishin shqiptarë po ashtu edhe kurdë irakianë.

Read More

Një aksident i trefishtë është shënuar sot në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e njohur si Kthesa e Murrashit. Një fugon me targa zviceriane është përplasur me dy makina. Sipas informacioneve paraprake raportohet se nga ky aksident disa persona janë plagosur dhe po ashtu janë shënuar dëme të shumta materiale. Deri tani dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe parakalimi i gabuar.

Read More

SPAK ka marrë nën hetim zyrtarisht Ilir Metën për lobim me para të pista në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fillimisht SPAK regjistroi procedimin me numër 122 pas kallëzimit që ish deputeti Halit Valteri referoi në këtë strukturë në 7 qershor 2022. Meta dyshohet për veprat penale të korrupsionit pasiv dhe falsifikimit të formularëve. Në materialin e referuar në SPAK kallëzoheshin Ilir Meta, bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ish deputeti Vangjel Tavo dhe Iraklis T. Fidetzis, administrator i kompanisë Dorelita Limited me seli në Qipro, përfshirë në skemën e lobimit në vitin 2017, për llogari të Metës dhe LSI, me…

Read More

Qeveria shqiptare ka vendosur të shtyjë me 6 muaj të tjerë qëndrimin e afganëve në vendin tonë. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar ditën e sotme me propozimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. “Me përfundimin e afatit të përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, personave, që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë, u shtyhet qëndrimi dhe me 6 (gjashtë) muaj të tjerë.”. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria…

Read More

Monopatinat janë të kthyer në një rrezik për qytetarët dhe automjetet në Tiranë. Shqetësimi është ngritur nga vetë policia rrugore, e cila shprehet se përdorimi masiv i mjeteve elektrike, ku modelet e reja ecin me shpejtësi mbi 50 km/orë janë kthyer në burim serioz aksidentesh. Kodi Rrugor nuk e parashikon ndëshkimin e shkeljeve që vijnë nga këto mjete, e për pasojë për policinë rrugore nuk ka bazë ligjore për të vendosur sanksione administrative apo penale. Zgjidhja e propozuar nga blutë është që këto mjete të largohen nga qarkullimi, ashtu siç ka vepruar edhe Britania e Madhe, shembull i cili pritet…

Read More