Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta me të rinjtë në Jalë, ministrja Muzhaqi: Mbetje e pafytyrë politike me ato palo mitingje

11:19 / August 25, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
300624758 458463802995179 2380797016808364621 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria është në sulm ndaj Ilir Metës. Pasi ky i fundit tha sot përmes një videomesazhi se rinia në vend është fuqia më e madhe për ta shembur këtë diktaturë të kalbur dhe perverse, një replikë e ka bërë ministrja për Fëmijët dhe e Rinisë, Bora Muzhaqi, e cila e cilëson Metën si mbetje të pafytyrë të politikës. Kampin e të rinjëve të Partisë së Lirisë në Jalë, ministrja e quan palo miting.

“E turpshme t’i drejtohesh të rinjve në shpirt e në moshë me këtë gjuhë, e turpshme t’u përcjellësh atyre mbetjet e një mendësie komunisto-sovjetike. Fatmirësisht, Shqipëria dhe të rinjtë shqiptarë janë evropianë, në shpirt e mendësi, e shohin përtej politikanëve që e kanë humbur edhe atë pak vlerë që kishin kur fjalitë e tyre bënin sens”.

Por pse ky reagim kaq i ashpër? “U ndjeva e detyruar për këtë status, se më tmerrojnë dëshirat për t’i brumosur të rinjtë me vrer, e për t’u dhënë fëmijëve dhe të rinjve tanë një shembull dëshpërues dhe vajtues të një karikature politike të lënë jashtë rafti. Edukata mësohet po dhe çmësohet”,-shkruan më tej ministrja në facebook.

Shkrimi i plotë nga ministrja e Rinisë

Shqiponja me dy krerë

Një nga kokat ngre Shqipërinë lart në Evropë, në Botë, e lartëson emrin e kombit tonë, pavarësisht gjithë atyre që ndër vite kanë lexuar baltën e hedhur mbi ne. Tjetra kokë, shfryn vrer çdo ditë, mbi këdo që do apo nuk do të dëgjojë.

Kemi sportiste kampione si Luiza që shërbejnë si frymëzim për rininë dhe janë shembull i gjallë që tregojnë se Shqipëria mund të jetë vendi i ëndrrave të realizuara me punë e sakrificë. Por, kemi edhe mbetje të pafytyra të një politike të dalë boje që i kanë lëshuar ato pak pëllumba që iu kishin mbetur, e pretendojnë se flasin me rininë.

Luizës, Shqipëria i ka dhënë shumë pak, e ajo për Shqipërinë ka dhënë, e jep pafund. Ilirit, Shqipëria s’ka lënë gjë pa i dhënë nga floriri i zhdukur e i harruar, e deri te karriget më të rëndësishme të shtetit, po ende nuk është ngopur, e kërkon t’i zhvasë edhe rininë.

Rinia shqiptare është shumë përtej asaj fryme të shëmtuar që përpiqen të na e servirin si të mirëqenë në ato palo mitingje ku pjesa më e madhe e pjesëmarrësve i kanë kaluar të 30-tat bashkë me Ilirin, por mbase i paragjykoj më kot, në fund të fundit njeriu është aq i ri sa ndihet.

E turpshme t’i drejtohesh të rinjve në shpirt e në moshë me këtë gjuhë, e turpshme t’u përcjellësh atyre mbetjet e një mendësie komunisto-sovjetike. Por fatmirësisht, Shqipëria dhe të rinjtë shqiptarë janë evropianë, në shpirt e mendësi, e shohin përtej politikanëve që e kanë humbur edhe atë pak vlerë që kishin kur fjalitë e tyre bënin sens.

U ndjeva e detyruar për këtë status, se më tmerrojnë dëshirat për t’i brumosur të rinjtë me vrer, e për t’u dhënë fëmijëve dhe të rinjve tanë një shembull dëshpërues dhe vajtues të një karikature politike të lënë jashtë rafti. Edukata mësohet po dhe çmësohet!

Kur mësuesit janë personalitete publike, viktimat janë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që fatkeqësisht bien në kontakt me ta! Keqardhje për të rinjtë e sfondit të këtij çmësuesi kaq të dalluar për çmësimin e edukatës.

bora muzhaqi Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.