Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sa banorë kanë mbetur në Shqipëri? INSTAT shtyn sërish censusin

19:48 / August 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Instituti i Statistikave (INSTAT), njofton shtyrjen e aktivitetit të grumbullimit të të dhënave në terren të Censit të Popullsisë dhe Banesave për vitin e ardhshëm.

Censusi nuk do të zhvillohet për shkak të mosprokurimit në kohë të një sasie pajisjesh elektronike tableta, të cilat duhej të përdoreshin nga Instituti i Statistikave për raportimin në kohë reale të të dhënave të grumbulluara nga intervistat derë më derë.

“Në kushtet e mossigurimit në kohë të mjeteve të nevojshme për grumbullimin e informacionit në terren, është i pamundur realizimi i këtij aktiviteti. Instituti i Statistikave mbetet i vendosur në objektivin e tij për të kryer Censin e Popullsisë dhe Banesave në përputhje me standardet dhe rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe Zyrës Statistikore të Bashkimit Evropian (Eurostat)”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kjo është hera e dytë që shtyhet zhvillimi i censusit, që INSTAT i referohet këtë herë me termin Censi. Herën e parë shtyrja u bë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Më pas, INSTAT vendosi që në 1 tetor të këtij viti do të niste zyrtarisht Censi i Popullsisë, për të cilin gjatë vitit 2021 u zhvilluan hallkat e nevojshme të parapërgatitjes.

Në raportin vjetor të INSTAT thuhej se ky censusi parashikohej të zgjaste 6 javë.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2022 do të finalizoheshin të gjithë materialet e nevojshme për realizimin e Censit në Tetor 2022, si dhe do të vijonte puna me reflektimin e përmirësimeve të mundshme të rezultuara nga gjetjet e Pilot Censit dhe më pas konsolidimi i të gjithë aplikacioneve, manualeve, materialeve të trajnimit dhe materialeve të tjera mbështetëse.

Sa banorë kanë mbetur në Shqipëri

Zyrtarisht sipas INSTAT, në janar të vitit 2022, popullsia banuese e Shqipërisë ishte rreth 2.8 milionë banorë, nga 2.9 milionë banorë që ishte në vitin 2011 kur u bë dhe Censusi i fundit i popullsisë.

Vitet e fundit shtesa natyrore e popullsisë ka shkuar drejt zeros për shkak të rritjes së vdekjeve dhe rënies së lindjeve. Duke i shtuar kësaj dhe ritmet e larta të emigracionit, cikli i të cilit është rigjallërua vitet e fundit, askush nuk e di se sa është numri real i banorëve që kanë mbetur aktualisht në Shqipëri.

Mesatarisht sipas INSTAT, emigracioni neto ka qenë rreth 30-50 mijë persona që largohen gjatë dekadës së fundit.

cencusi Instat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.