Qeveria “Rama 3”, do të akordojë një fond shtesë për trajtimin e garantimin e të drejtave të të miturëve, në një kohë që kriminaliteti tek grupmosha e tyre po rritet. Sipas draft-strategjisë së re të hartuar nga Ministria e Drejtësisë janë 20 milionë dollarë që do të jepen, nga të cilat 16 miliardë për programet ekzistuese e 4 miliardë dollarë për ato të reja. Nga viti në vit numri i të miturve të proceduar penalisht ka pësuar rritje. Arsimi është “arma” për të frenuar këtë dukuri thonë sociologët. Shqipëria shpenzon 240 lekë në ditë për çdo nxënës që ndjek shkollën,…
Author: tirana
Një 19-vjeçare ka humbur kontaktet me familjen në Fier. Sipas burimeve, bëhet me dije se e reja është larguar nga shtëpia ditën e djeshme, 25 gusht dhe nuk është kthyer më. Ka qenë babai i vajzës ai që ka denoncuar zhdukjen e së bijës në Polici. Njoftimi i Policisë: Më datë 25.08.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi H. F., 52 vjeç, banues në Martinë, Fier, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja L. H., 19 vjeçe. Po punohet për gjetjen e 19-vjeçares. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të…
Për herë të parë, kryeministri Edi Rama ka folur më gjatë për ngjarjen në Gramsh, për arrestimin e rusëve që u kapën në uzinë dhe që sulmuan ushtarakët. Rama e zhvlerëson si ngjarje, kur thotë se “është për të qarë e për të qeshur, nuk janë as fabrika që prodhojnë armë”. Ai tha se është për të qeshur gjithë rëndësia që iu dha kësaj çështjeje dhe mënyra si u trajtua, pasi ajo uzinë nuk është një objekt i rëndësisë së veçantë, është thjeshtë një karakatinë e komunizmit, e cila është në atë gjendje sa i priten edhe dritat. Rama theksoi…
“Europa u përball me mundësinë e një katastrofe bërthamore të enjten”,-tha presidenti Volodymyr Zelensly, pak pasi centrali në Zaporizhia i pushtuar nga rusët, u shkëput nga rrjeti elektrik për herë të parë në histori. Zelensky tha se vetëm pas hyrjes në funksion të gjeneratorëve, Zaporizhzhia kishte rifilluar të operonte në mënyrë të sigurt. Luftime pranë kompleksit më të madh në Europë, kanë alarmuar botën për një katastrofë të mundshme bërthamore si ajo e Zaporizhzhia. “Nëse gjeneratorët me naftë nuk do të ishin ndezur dhe nëse stafi ynë në central nuk do të kishte reaguar pas “blackout”-it, atëherë Europa do të…
Kryeministri Edi Rama në konferncën për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel, tha se ai ka qenë mbështetja më e madhe e Shqipërisë dhe Maqedinisë së Veriut për çeljen e negociatave. Rama nënvizoi edhe se Bettel ka qenë avokati i Shqipërisë në institucionet ku ne nuk kemi pasur zë. “Një mik i çmuar jo sepse fjalët e bukur duhen thënë pasi i kërkon politesa e rastit, por sepse Luksemburgu dhe kryeministri personalisht kanë qenë ndër mbështetësit më të zëshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë për çeljen e negociatave. E fal përsëri dhe dua ta fal publikisht për faktin që në…
Një spiune rus ka arritur të infiltrohet mes personelit në bazën e NATO-s në Napoli dhe në Flotën VI të amerikanëve. Ky është konkluzioni i një investigimi realizuar nga Republica me faqen investigative Bellingcat e të përjavshmen gjermane Der Spiegel dhe The Insider. Protagonisti i atij që cilësohet si “operacioni më i bujshëm i inteligjencës” i kryer nga Moska në Itali, shkruajnë autorët e hetimit është tridhjetë vjeçari. Maria Adela Kuhfeldt Rivera ka lindur në Peru dhe është me baba gjerman. Por flitet se bëhet fjalë për një identitet të rremë ndërsa emri i vërtetë i gruas që prej 10…
Asnjë shenjë nuk ka për fatin final të shumkërkuarit Ervis Martinaj. Kur kanë kaluar 16 ditë nga denoncimi i familjarëve, zhvillime ka pasur vetëm ndaj shokëve. Gjykata e Kurbinit la dje në burg policin Jeton Lami që dyshohet se e ndihmoi, transportoi dhe përkrahu për t’u fshehur jo vetëm policisë, por edhe kundërshtarëve. Kallëzimi i xhaxhait të tij, Faik Martinaj u depozitua në polici më 10 gusht. Prej asaj dite policia ka administruar të dhëna kontradiktore, por nga ana tjetër ka krijuar një ide se ku strehohej dhe fshihej i shumëkërkuari nga SPAK dhe nga hasmi.
900 euro është bileta për person, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Në pranga të Policisë ka rënë 35-vjeçari nga Kosova. “Operacioni erdhi si rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërmjet Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, Komisariatit të Policisë Mirditë dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë. Drejtuesi i fugonit kishte me vete edhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sattiva”. Njoftimi i plotë Operacioni, si rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërmjet Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, Komisariatit të Policisë Mirditë dhe Seksionit për Hetimin e…
Zhvillimi njoftohet nga Universiteti i New York në Binghamton, i cili analizoi 56 tipet më të përdorura të bojës nga artistët e tatuazheve në SHBA. Studimi i tyre thoshte se afro gjysma e bojërave të përdorura për gjilpërat përmbanin kimikate që njihen se mund te shkaktojnë kancer. Studiuesit thanë se 23 prej tyre kishin mundësinë të përmbanin elementët e dëmshëm të njohur si azo-përbërës. Megjithse azo-përbërësit nuk janë diçka për t’u shqetësuar nëse janë të plotë nga ana kimike, bakteriet ose rrezet ultraviolet të diellit mund t’i degradojnë ato në përbërës të tjerë që janë karcenogjenë (shkaktues kanceri). Mediat amerikane…
Ballkani, skuadra nga nga Suhareka e Kosovës, mbrëmjen e së enjtes shkroi historinë, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që do të garojë në grupet e “Conference League” dhe njëkohësisht e vetmja që do të luajë në fazën e grupeve të një kompeticioni europian. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, ia doli të mposhtë Shkupin në të dy ndeshjet e Play Off-it dhe të bëjë një arritje madhështore, pasi që në pjesëmarrjen e parë në garat europiane, ia doli të shkojë në grupe. Krahas Ballkanit, në Conference League këtë sezon do të luajnë edhe skuadra të njohura si Villareal,…
Kurrë nuk është kuptuar “urrejtja” që kanë mediat prestigjoze në Londër ndaj shqiptarëve. Lajmet ku përmendet shqiptarë, lidhen vetëm me trafikantë, emigrantë, drogë, gjithçka të jashtëligjshme. “The Guardian” ka publikuar një analizë për rritjen e kërkesave për azil nga shqiptarët. Në artikullin me titull “Rritja e azilkërkuesve shqiptarë mund të jetë për shkak të bandave kriminale”, nënvizohet se shqiptarët kontrollojnë tregtinë e drogës në Mbretëri të Bashkuar. “Të dhënat zyrtare të publikuara të enjten kanë konfirmuar dyshimet se shqiptarët janë tashmë një grup kombëtar i spikatur mes azilkërkuesve që udhëtojnë përtej Kanalit Anglez. Aktiviteti i bandave shqiptare po ngre listën…
Personi që shihni në këmbë në portin e Durrësit, afër një autoveture të vogël, në pritje për t’u nisur për në Bari me tragetin “Adria”, është Roberto Fico, president i Parlamentit italian, posti i tretë më i rëndësishëm institucional i vendit fqinj. Roberto Fico mbërriti në Shqipëri 10 ditë më parë për të kaluar këtu një periudhë pushimesh me bashkëshorten dhe një mikeshë të familjes. Asnjë media nuk është informuar, asnjë gazetar nuk e ka ndjekur. Fico, përfaqësues i Lëvizjes 5 yjet (5 Stelle), mbërriti në Shqipëri pa eskortë dhe pa eskortë u kthye në Itali. Asnjë protokoll, asnjë kërkesë…