Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Po transportonte 31 emigrantë drejt kufirit! Prangoset 35-vjeçari, 900 euro për person

10:58 / August 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1661503580 Screenshot2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

900 euro është bileta për person, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Në pranga të Policisë ka rënë 35-vjeçari nga Kosova. “Operacioni erdhi si rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërmjet Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, Komisariatit të Policisë Mirditë dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë. Drejtuesi i fugonit kishte me vete edhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sattiva”.

Njoftimi i plotë

Operacioni, si rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërmjet Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, Komisariatit të Policisë Mirditë dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë. Drejtuesi i fugonit kishte me vete edhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sattiva.

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte në mënyrë të kundërligjshme emigrantë, me automjet, Njësia e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Lezhë, kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Rruga e gabuar”.

Si rezultat i këtij operacioni, në autostradën “Milot-Morinë”, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin furgon, me drejtues shtetasin S.O, 35-vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Pas kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 31 emigrantë nga vendet MENA, të cilët 35-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës 900 euro për person.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit S. O., shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular, si dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Rruga e gabuar” u arrestua Sokol Osmani.- njoftimi i policisë.

31 emigrantë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasja në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, reagon Kisha Ortodokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira konflikti

21:10 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Kamëz, një viktimë dhe një i plagosur, arrestohet autori

13:27 / October 19, 2026

Shpërthim me tritol, hidhet në erë makina e administratorit të njësisë administrative Shushicë

10:40 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.