Pas arrestimit të agjentit të Forcës së posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi shoqëronte Martinajn, me qëllim që ky i fundit t’i shpëtonte aksioneve të policisë, prokurorët kanë rënë në gjurmët e një vajze, e cila ndodhej në shoqërinë e të shumëkërkuarit para ditë përpara se familjarët të trokisnin në dyert e policisë dhe të kërkonin ndihmë. Vajza, është marrë në pyetje nga prokurorët dhe ka pranuar se kishte që nga muaji janar i këtij viti që shoqërohej me të shumëkërkuarin, me të cilin sikurse deklaron ishte njohur përmes rrjeteve sociale.…
Author: tirana
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1205 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 354 qytetarë, në këto bashki: 86 në Tiranë, nga 22 qytetarë në Durrës, Lushnje, 19 në Fier, 18 në Devoll, nga 16 qytetarë në Shkodër, Vlorë, 13 në Lezhë, 12 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Divjakë, Gjirokastër, 7 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Kavajë, Patos, Peqin, Gramsh, nga 5 qytetarë në Pukë, Dimal, Elbasan, nga 4 qytetarë në Kamëz, Dibër, Korçë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Vorë, Roskovec, Delvinë, Tepelenë, Pogradec,…
Nëse do të hysh në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, tani e në vazhdim duhet të paguash 1 euro. Komuniteti Mysliman Shqiptar ka vendosur që çmimi i biletës kushton 1€ për vizitorët e huaj dhe 1 Mijë Lekë të vjetra për qytetarët shqiptarë. Çmimi është i vlefshëm për vizitorët dhe jo për besimtarët që vijnë për t’u falur. Ky vendim i KMSH ka sjellë reagime te besimtarët myslimanë. Disa prej tyre janë pro dhe disa kundër. KMSH e justifikon çmimin për restaurim dhe mirmbajtje.
Dea Mishel Hoxha, e njohur fillimisht nga një serial televiziv si “ajo vajza e lezetshme si Barbie”, është bërë një blogere e madje ka filluar bën dhe humor në rrjetet sociale. Së fundmi, Dea Michel ka publikuar një video në rrjetin social Tik Tik, me një pyetje që duket se “e shqetëson” dhe ajo e thotë me humor, por në fakt është tepër prekëse dhe e rëndë për një kategori tjetër sociale që ndryshe nga “barbie”, nuk i kanë familjarët për shumë arsye. “Fëmijët jetim kur ju kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion?!”, pyet e…
Shqiptarët po sjellin gjithmonë e më pak fëmijë në jetë, duke ndikuar kështu në plakjen e shpejtë të popullsisë. Projeksionet e Kombeve të Bashkuara e rendisin vendin tonë të 10 në botë, por të fundit në rajon për nga rënia e popullsisë e cila deri në vitin 2050 pritet të bjerë me 14%. Bullgaria është në krye të listës për nga rënia e popullisë, e pasuar nga Ukraina, Letonia, Lituania, Serbia, Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina. Instituti i Statistikave në raportin e tij të fundit mbi lindshmërinë ka nxjerrë në pah rënien me 14.8% të lindjeve në 3-mujorin e dytë të 2022.…
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë më 1 Shtator në Serbi për Ballkanin e Hapur. Në Beograd do të zhvillohet një panair i parë për verën, ushqimin dhe kulturën mes vendeve që janë pjesë e kësaj nisme. Qëllimi i këtij panairi është promovimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si destinacion turistik, gjeografisë së tyre dhe llojeve të verërave. Në këtë panair pritet të marrin pjesë mbi 332 ekspozues nga 22 vende.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për shqipërinë me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ qeveria zviceriane ka çuar në parlament për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Miratimi i kësaj marrëveshje në parlamentet e dy vendeve sipas kryeministrit Rama, do të konkretizojë punën disa vjeçare të qeverisësë Republikës së Shqipërisë me institucionet kopetente zvizeriane.
Embrionë sintetikë të krijuar plotësisht në laborator. Këtë kanë arritur të bëjnë një grup shkencëtarësh britanikë dhe amerikanë, të cilët kanë zhvilluar disa embrione të ngjashme me ato të minjve pa ndihmën e spermatozoidëve dhe vezëve. Sipas revistës shkencore Nature, embrionët patën rrahje zemre si dhe baza për formimin e organeve të tjerë, si truri, gjithçka falë qelizave staminale, të cilat mund të zhvillohen për të krijuar të gjitha llojet e organeve. Megjithatë, embrionët nuk jetuan më shumë se 8 ditë, për shkak të problemeve të mëdha në formim. Megjithatë, grupi i shkencëtarëve nga Universiteti i Kembrixhit dhe Instituti i…
Është hapur ditën e sotme në mënyrë provizore segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi. Punimet u inspektuan nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku e cila tha se kjo rrugë do të shërbejë në javët e mbetura të sezonit veror. “Ndodhemi në aksin Palasë-Dhërmi. Kemi vendosur ta hapim në mënyrë provizore për javët që kanë mbetur në funksion të pushuesve. E kemi nisur një vit më parë. Kantieri ka ecur pa probleme. Kemi arritur në momentin për ta pasur të gjithë gjurmën të shtruar me konglomerat”, u shpreh Balluku. Ministrja shpjegoi se rruga do të jetë në përdorim nga pushuesit…
Gjatë ditës së sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se 1 drejtues mjeti lundrues skaf, që ishte duke lundruar në det, në plazhin Jalë, Dhërmi, e kishte të pamundur të kthehej në breg, pasi mjeti që ky shtetas drejtonte, kishte pësuar një defekt.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit lundrues, që rrezikonte mbytjen.Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të mjetit lundrues, si dhe të drejtuesit të tij që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Agjencia e Mbikqyrjes Policore po verifikon të gjithë oficerët e Operacionales dhe të Reneas. Agjencia po verifikon punësimet e dyfishta të efektivëve, po ashtu dhe kontaktet e tyre jashtë orarit të punës. Policia ka informacione se disa nga efektivët e këtyre njësive elitë jashtë orarit të punës punojnë si badygard të personave me ngarkesa penale çka I implikon ata në veprimtari të paligjshme. Disa prej vrasjeve mafioze të ndodhura kohët e fundit në vend nde të pa zbardhura dyshohet se ekzekutorët kanë qenë profesionistë në përdorimin e armëve të zjarrit çka hedh hije dyshimi edhe mbi njësitë elitë në Policinë…
Një tjetër dëshmi nga një tjetër mikeshë e Lana Sator (Svetlena Timofoeva), e cila akuzohet zyrtarisht nga prokuroria shqiptare si spiune në shërbime inteligjente të huaja. Maria Passer është mikesha e ruses së burgosur, e cila rrëfen se në 2018 ka qenë në Shqipëri me ish të dashurin e saj dhe Lana Sator, të cilët kanë qenë ne vende të braktisura në vendin tonë, nëpër bunkerë, në Tiranë, në Shkodër, Berat por edhe në një zonë të braktisur ushtarake në jug të Shqipërisë. Mikesha e saj tregon se Lana është e pasionuar pas vendeve ish komuniste, ndërkohë që tregon se…